Shteti imagjinar Dëgjova sot në radio nacionale gjermane DLF - TopicsExpress



          

Shteti imagjinar Dëgjova sot në radio nacionale gjermane DLF këtë bisedë: një zonjë ankohej pse BASHKIA E Hamburgut, më qartë Zyra për Mbrojtjen e Natyrës, ka kërkuar nga ajo të mbjellë një pemë apo të paguajë mbjelljen e një tjetre, ku do ta mbëltonte Zyra. Në Hamburg qenka rregulluar me ligj se prerja e pemës në oborr, duhet lejuar nga Zyra për Mbrojtjen e Natyrës, kur pema ka trungullin më të trashë se 25 cm, lejohet. Kërkesa për të prerë një pemë bëhet me shkrim, arsyetohet dhe bashkangjitet foto. Shqyrtimi i kërkesës kushton nga 50 deri 100 euro. Nëpunësit vizitojnë oborrin apo kopshtin dhe ata mund të marrin vendim se a lejohet prerja, a është pema e sëmurë dhe a mund aty të mbillet një tjetër; çfarë mund të mbillet, e jo një që mund të rritet deri në 30 metra për shembull. Prerja e një druri në oborr apo kopsht kushtueka, tok me kërkesën, diku 400 euro. Edhe mbjellja në një vend tjetër ka koston e vet. Ai që bën kërkesë për të prerë një pemë, obligohet të mbjellë një tjetër, ose ta paguaje Zyrën për ta mbjellur ku mendon ajo...Kështu funksionin shteti. Se kemi ne shtet, e shohim në tv (Shtet VIZIV, pamor)kur shfaqet Thaçi, po asnjë insitucion zyrtar, nuk meriton të quhet administratë shtetërore, por fisnore, private dhe imagjinare..
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 16:53:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015