Shugurimi i familjes Zemrës se Zojës O Zojë, Nëna e Zotit e - TopicsExpress



          

Shugurimi i familjes Zemrës se Zojës O Zojë, Nëna e Zotit e Nëna jonë, familja që është këtu e bashkuar, po të shugurohet sot ty me lulëzim, që të mbretërosh në këtë shtëpi tonë me prani të figurës shenjtë të Zemtës sate të Papërlyer këtu ndër ne. Bën të mbretërojnë në këtë shtëpi, si në shtëpin e Nazaretit: dëgjesa, pastërtia, derjtësia, kryerja besnike e detyrave tona, dashuria me njërin-tjetrin, përshpirtëria e krishterë, duke plotësuar së bashku veprat fetare e duke i mbajtur urdhërimet e Kishës. Me shugurimin tonë Zemrës sate të Papërlyer, po të premtojmë se kjo familje ka për t’i ndenjur gjithmonë besnike Jezu Krishtit, Birit tënd të hyjnueshëm. Denjohu të marrësh për vete këtë familje, që dëshiron të jetë mbretëri e vogël e Zemrës sate dhe e Zemrës së Jezu Krishtit. Amen
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 23:13:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015