Shënim për gjuhën… Me keqardhje vë re se shkruhet me shumë - TopicsExpress



          

Shënim për gjuhën… Me keqardhje vë re se shkruhet me shumë gabime gjuhësore, kudo: në fb e në portale; është (pothuaj) një gjëmë e vërtetë. Rëndom, përdoren pa vend ose nuk përdoren fare shenjat e pikësimit, sidomos presja. Nuk shkruhet me shkronjë të parë të madhe ose shkruhet ajo atje ku të munden përdoruesit. Ka njëlloj pengimi për të mos njohur si duhet rolin e apostrofit, sidomos te trajtat e bashkuara; (t’i/ m’i/ t’ua dhe pa apostrof në trajtat ta/ma). Ngatërrohen mbaresat e foljeve sipas kohës; bie fjala, lipset lexoj (e tashme) dhe lexoi/ ai lexoi (e kryer e thjeshtë). Dialogu merret nëpër këmbë si mos më keq. (Kini pak mëshirë...) Një histori më vete, është të shkruajturit me shkurtime. Por nuk e kam gati shënimin (vetëm 10 reshta) për këtë... Gëzoni fundjavën, gjithsesi.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 18:15:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015