Shënime për Imam Muslimin Imami Muslimi është njëri nga - TopicsExpress



          

Shënime për Imam Muslimin Imami Muslimi është njëri nga personalitetet më të njohura në historinë islame, posaçërisht në lëmin e hadithit. Ai ishte pas imam Buhariut një mur fortesë e pa kalueshme për hadithet e dobëta apokrife dhe infiltrimin në shkencën e hadithit dhe traditën muslimane. Koleksioni i tij i haditheve autentike është kryevepër në fjalën e shkruar islame. Kështu që së bashku me Sahihul el Buhari, siç pajtohen të gjithë shkencëtarët, janë veprat më autentike pas Kuranit Famëlartë. Emri Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejri en-Nejsaburi. Imami Muslimi ka lindur në vitin 204h, kurse ka vdekur në vitin 261h, në vendlindjen e tij Nejsabur. Imami Muslimi shumë heret ka treguar dashuri ndaj shkencës, sidomos ndaj shkencës së hadithit. Në vendlindje rregullisht merrte pjesë në tubime – seksione të hadithit, të cilat i organizonin dijetarët e njohur. Deri në moshën katërmbëdhjetë vjeçare ligjeratat i ka dëgjuar nga dijetarët e vendlindjes së tij. Dashuria për dituri, e shtyri atë që të udhëtojë nëpër tërë botën islame. Në kërkim për shkencën e hadithit, ai vizitoi Hixhazin, Egjiptin, Shamin, Irakun, Haremejnin dhe vende të tjera. Në këto udhëtime në vendlindje Horasan është takuar dhe ka dëgjuar ekspertë të njohur të hadithit si Is-hak ibn Ruvejha dhe Jahja ibn Jahja et-Tejmi. Në Rejj ka dëgjuar Muhamed ibn Mehramin dhe Ebu Gassanin. Në Hixhax Se-id b.Mensurin dhe Ebu Mus’abin. Në Irak Ahmed ibn Hanbelin dhe Abdullah ibn Meslemin. Në Egjipt Amr ibn Sevvadin dhe Harmel ibn Jahjan. Në Meke EI-Kanebijun. Në Kufe, Ahmed ibn Junusin dhe shumë të tjerë. Disa herë ka qëndruar në Bagdat duke kërkuar dituri në lëmin e hadithit, kurse për herë të fundit ka qëndruar në Bagdat siç vërteton Hatib el-Bagdadi në vitin 259 hixhri. Është e nevojshme që të konstatohet si imami Muslimi kohën më të gjatë e ka kaluar me imam Buhariun prej të cilit më së shumti ka mësuar nga disiplina të ndryshme të hadithit, dhe të cilin e ka çmuar shumë. Kështu që imam Muslimi ka dëgjuar hadithe nga një numër i madh dijetarësh. Vetëm me veprën e tij më të njohur ai shënon, siç e përmend Edh -Dhe- hebiu, se imami Muslimi i kishte dëgjuar nga më shumë se 200 mësues (dijetarë). Pasi që i ka vizituar qendrat kryesore islame dhe është takuar me një numër autoritativë të shkencës së hadithit absorboi (thithi) dituri të lakmueshme nga shkenca e hadithit. Është kthyer në vendlindje dhe ka filluar të mbajë ligjërata nga hadithi. Një numër i madh i dashamirëve të kësaj shkence merrnin pjesë në ligjeratat e tija. Sidomos ishte i afërm me rininë, kështu që nën krahët e tij u rrit një plejadë e muhadithëve. Literatura islame si ajo klasike dhe ajo bashkëkohore, është përplot lëvdata në llogari të këtij kolosi (dijetari të madh). Iu kanë dhënë epitete të ndryshme, siç u jepen vetëm shkencëtarëve më të mëdhenj siç janë: Imam, Hafidh, Huxhxhe, Hakim dhe Shejhu islam në hadith. Nuk ekziston kurrnjë disiplinë e hadithit, të cilën imami Muslimi nuk e ka njohur në detaje. Në disa elemente e ka tejkaluar edhe mësuesin e tij, imam Buhariun. Hafidhet dhe ekspertët e hadithit, Ebu Hatimi dhe Ebu Zura er-Razi e kanë vendosur para të gjithë ekspertëve të kohës së tij. Husejn ibn Mensuri shënon se me një rast imami Muslimi është përmendur pran mësuesit të Buhariut Is-hak ibn Rahevejnit, ku ai ka folur fjalë miradije për të (imami Muslimin). Se vetëm ai është kapacitet. Kritiku i njohur në shkencën e hadithit, Abdurrahman ibn ebi Hatim thotë: Muslimi është hafidh i besueshëm në hadith në Rejj. Ebu Amr ibn Hamdan thotë: E kam pyetur Ibn Ukdeten, hafidh në hadith për Buhariun dhe Muslimin. Cili prej tyre është më i ditur? Ai u përgjigj: Buhariu është imam, por edhe Muslimi është imam në hadith. Hafidh Ibn Kurejshi shënon se e ka dëgjuar Muhamed ibn Besharin që me një rast ka deklaruar se vetëm katër hafidh të vërtetë të hadithit janë në këtë botë (dynja).E këta janë: Ebu Zur’a er-Razi në Rej, Muslimi në Nejsabur, Abdullah ed- Darimiu në Semerkand dhe Buhariu në Buhara.Hafidh Is-hak ibn Mensuri me një rast, drejtuar imam Muslimit ka thënë: E mira nuk do të zhduket (humbas) derisa Allahu t’i japë jetë (imam Muslimit) në mes të besimtarëve.Hafidh el-Ahremi gjithashtu ka thënë: Tre muhadith të vërtetë janë lajmër- uar në Nejsabur, e ata janë: Muhamed ibn Jahja, Muslim ibn el-Haxhaxh dhe Ibrahim ibn ebi Talib.Ibn ebi Hatimi thotë: Imami Muslimi ka qenë njëri nga hafidhët e besue- shëm në hadith, dija e të cilit në këtë lëmi ka qenë më të vërtetë e madhe dhe e drejtë (vërtet).Museleme ibn Kasimi ka thënë: Ai ishte hafidh i besueshëm në hadith më aftësitë të jashtzakonshme. Imami en-Neveviu thotë: Të gjithë Ulematë (dijetarët) janë pajtuar në pikëpamje të diturise së tij, besueshmërisë, për gradën e lartë dhe aftësitë të jasht- ëzakonshme në disiplinat e hadithit. Pas këtyre lavdatave të përmendura të dijeta- rëve të mëdhenj islamë, komentimi lidhur me këtë gjeni nga shekulli i tretë hixhri. Ai pa dyshim ka qenë njëri nga shtyllat e renesancës të hadithit të asaj periudhe. Njeriu i cili së bashku me imami Buhariun ka vendosur bazat e dijes (shkencës) së hadithit dhe ka vendosur kriteret në bazë të të cilave do të trasojnë rrugën e qarta në të gjitha disiplinat e hadithit. Imami Muslimi, duke folur për hadithet e tij thotë: Nuk i kam rradhit të gjitha hadithet e besueshme të cilat i kam ditur në Sahihun. I kam shënuar në të vetëm ato, të cilat i kanë plotësuar kriteret autentike sipas të gjithë dijetarëve të hadithit. Pas kryerjes së Sahihut, imam Muslimi ia ka dhënë që të shikojë bashkëkohaniku i tij, eksperti për hadith dhë kritiku i njohur i hadithit, Ebu Zur’a er-Raziu që te shikojë veprën dhe ta jap vlersimin e tij, të gjitha hadithet që Ebu Zur’a, kishte vërejtje imami Muslimi i ka hjekur nga sahihu, kurse i ka lënë vetëm ato hadithe, në të cilët nuk kishte kurrëfar vërejtje. M/SH
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 21:43:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015