Si thyhet një zemër? E merr pak pakujdesi dhe e përzien me - TopicsExpress



          

Si thyhet një zemër? E merr pak pakujdesi dhe e përzien me doza harrese. Pret pak, që këto dyja të shkrihen me njëra tjetrën dhe më pas, në vend të tharmit, i shton pak arrogancë. Aty këtu, ia hedh sipër ndonjë fjalë të pamenduar, ndonjë flirt apo shikim përtej bregut. Dhe të gjithën e vulos me bërtitmë, të përzgjedhur me kujdes nga arsenali Sulmi është mbrojtja më e mirë. Kështu thyhet një zemër. Nuk duhet asgjë më shumë. Gjëra të imta, në dukje të parëndësishme, por të vrazhda dhe therëse, sepse një zemër e dashuruar është e brishtë, si një gotë elegante e qelqit. E bukur dhe e brishtë. Nuk mund të jetë ndryshe, sepse vetëm një e tillë mund të dashurojë çmendurisht dhe pa hile.
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 21:39:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015