Si tu mbijetosh dramave të zakonshme në shkollë Vera mbaroi dhe - TopicsExpress



          

Si tu mbijetosh dramave të zakonshme në shkollë Vera mbaroi dhe tani na prêt përpara një vit i gjatë shkollor. A jeni të emocionuar për këtë? Nervozë, ndoshta? Të dyja bashkë? Mos e vrisni mendjen, sepse ne dhe yjet tuaj të preferuar jemi këtu për ti gjetur zgjidhje çdo situate të mundshme. Lexojeni me vëmendje këtë guidë dhe ju sigurojmë se do të kaloni një vit të mrekullueshëm në shkollë. Oh, jo! Nuk e ke dëgjuar alarmin në mëngjes dhe tani ke vetëm 5 minuta për tu bërë gati. Të jesh me vonesë është një ndër gjërat më të këqija që mund të të ndodhë. Ariana Grande ka këshillat më të mira për të të ndihmuar të dukesh përrallore edhe pse ke vetëm pak minuta për tu bërë gati. “Gjëja më e lehtë që mund të bësh, është të vendosësh pak buzëkuq. Mua më pëlqen që buzët e mia të kenë ngjyrë, pasi duket diçka e bukur dhe natyrale. Dhe për më tepër secila mund të zgjedhë ngjyrën që preferon. Gjithashtu mund të vendosësh një krem hidratues. Dhe së fundmi kapi flokët bisht.” Dhe më e rëndësishmja të dashur miq, mos harroni të buzëqeshni. Nuk di në çfarë banke të ulesh! Kjo mund të jetë diçka vërtetë konfuzuese. Nuk dëshiron që të ulesh në bankë të parë, para mësues, por as në bankë të fundit, ku nuk mund të shikosh asgjë, nuk dëshiron të ulesh. Apo nuk është kështu? Për këtë arsye Jake T. Austin thotë: “Zgjidh një bankë diku nga mesi. Jo shumë afër me fillimin, sepse kjo mund të jetë e sikletshme, por as shumë afër me fundin, jo.” Mjafton të zgjedhësh një vend ku të ndihesh rehat. Nuk di se si të bësh miq të rinj. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Sigurisht që kjo është diçka e vështirë në fillim, por na besoni kur ju themi se shumica e shokëve të tu të klasës ndihen në të njëjtën mënyrë. Jepini pak kohë vetes dhe do ta shikoni se në mënyrë natyrale do të filloni të krijoni plot miqësi të reja. “Në shkollë, nuk kam pasur shumë shokë, vetëm nja dy.”- rrëfen Austin Mahone. “Më pas jam mahnitur me mënyrën se si shkuan gjërat më vonë.” Nuk je e sigurtë se sa make-up duhet të vësh në shkollë. Nëse po mendon që të vendosësh make up në shkollë, atëherë sa më pak është më mirë. Bukuroshja Selena Gomez e ka mësuar diçka të tillë, në mënyrën më të keqe. “Një herë, vendosa shumë ton sysh ngjyrë blu, tek gishti dhe më pas e përhapa të gjithin në sy. Vazhdoja ta vendosja, pa e kuptuar që po bëhesha si një palaço. Si përfundim, toni ishte përhapur në gjithë fytyrën time. Një djalë mu afrua dhe më tha: “Çfarë i ke bërë ashtu fytyrës?” Ishte një ndjesi shumë e keqe.” Në shkollë, tento gjithmonë që të kesh një make up minimal, në mënyrë që të dukesh e freskët dhe natyrale. Nuk ke mjaftueshëm para për të blerë rroba të reja për në shkollë. Jo gjithmonë duhet të shpenzosh shumë para, për të pasur rroba dhe veshje të bukura në dollapin tënd. “Mund të gjeni gjëra të përdorura.”- thotë Katy Perry. “Babai im zakonisht më zgjonte herët në mëngjes dhe shkonim bashkë për të blerë rroba të përdorura e të vjetra. Më pëlqejnë shumë gjërat që mund të gjesh atje. Mendoj se nga aty rrjedh dashuria ime për rrobat vintage.” Ndiqni këshillën e Katy Perry dhe mund të jeni të sigurtë se do të keni një look unik dhe për më tepër do të keni kursyer disa para që mund ti përdorni për gjëra të tjera. OMG! Dikush ka përhapur një thashethem të shëmtuar për ty. Mbaje kokën lart dhe bëhu e fortë! E rëndësishme është që ti e di se ato fjalë nuk janë të vërteta. “Nëse thashethemi është diçka qesharake e absurde, atëherë thjesht nuk mund të jetë e vërtetë. Mos lejo që të të shqetësojë.”- thotë Victoria Justice. “Injoroje totalisht dhe trego se ti je më e matur. Por nëse bëhet fjalë për diçka serioze dhe dikush po përpiqet të të lëndojë apo tallet me ty në ndonjë mënyrë, atëherë është e rëndësishme që të flasësh me personin që i ka përhapur fjalët dhe ti thuash se si ndihesh për atë që ka bërë. Nëse as kjo gjë nuk ndikon, atëherë është koha që të flasësh me një të rritur.” Ndihesh në siklet sepse në klasën tënde ka më shumë djem Olivia Holt ka këshillën më të mirë për ty. “E dini, shumë njerëz mendojnë se është shumë e vështirë të qëndrosh në një grup vetëm me djem, por mua në fakt më pëlqen shumë. Djemtë e kastit të “Kickin’ it” janë si vëllezër për mua. Ata janë vërtetë të mrekullueshëm. Sigurisht që duhet ti dëgjoj të flasin gjatë gjithë kohës për gjëra djemsh, por ama vdesim të ngacmohemi me njëri tjetrin.” Mos e vrit mendjen duke menduar se çfarë mendojnë ata për ty, por argëtohu me situatën që ke përpara. Je sërish nervoze që ti flasësh djalit që të pëlqente edhe vitin e kaluar. Çdo gjë është në rregull! Merr frymë thellë! Ndoshta ndjenjat e tua mund të jenë bërë edhe më të forta gjatë verës dhe ke shumë dëshirë të flasësh me djalin që të pëlqen, por je nervoze për këtë. Mos harro se edhe ai mund të ndihet në të njëjtën mënyrë. “Duhet thjesht të jesh vetëvetja. Nëse dëshiron të flasësh me dikë, atëherë duhet thjesht ti afrohesh dhe ta përshëndesësh. Kjo është gjëja më e vështirë për tu bërë në fakt; përshëndetja e parë, pastaj biseda do të rrjedhë në mënyrë natyrale.”- këshillon Josh Hutcherson. Paçi fat! Nuk ke me kë të rrish në pushim të madh Bie zilja e orës së tretë dhe është koha për pushimin e madh. Të gjithë shërndahen andej këndej, por ti nuk di se çfarë të bësh. Është një ndjesi e temrrshme në fakt, por James Maslow na jep disa këshilla interesante. “Unë zakonisht afrohesha tek një grup dhe i pyesja nëse e kishin problem që të ulesha me ta. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë miq të rinj. Ose mund të provosh që të bësh diçka shumë interesante në tavolinën tënde, dhe të tjerët do të bëhen kuriozë e do të afrohen tek tavolina jote. “ Shpresojmë t’iu kemi ndihmuar sadopak, miq të dashur. Suksese në shkollë!
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 19:16:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015