Sic e keni vene re une jam i interesuar per natyren tone te - TopicsExpress



          

Sic e keni vene re une jam i interesuar per natyren tone te brendeshme e te padukshme. Ajo ka nje shkak te ekzistences sikurse dhe trupi yne i dukshem fizik qe e materializon ate. Zoti, Prindi yne Qiellor, ekziston edhe Ai ne te njejten lloj ekzistence, i padukshem por rreal. I kudondodhur, i plotfuqishem, pertej kohes dhe hapsires, shkenca vete. Ky realitet qe ne e quajme Zot, eshte shkaku fillestar pse ne erdhem ne jete. Ne nuk vime ne jete se deshen prinderit tane por sepse deshi Ai. Ai na krijoi per nje qellim te caktuar; per te shprehur dashurine qe kishte brenda Tij. Eshte e qarte qe Ai ekzistonte me te tera keto cilesi por dicka i mungonte. Dhe kur kuptoi cfare i duhej, konceptoi gjithcka dhe me nje gezim e stimulim te madh filloi punen e Krijimit te tij. Ishte i lumtur diten e pare, te dyte, te trete e deri ne te gjashten. Kur erdhi ne jete njeriu krijesa e Tij me e cmuar Zoti ishte i ngazellyer. Me ne fund kishte krijesen e Tij me te dashur qe e kish projektuar qe perpara se elementet e tjere te krijimit. Te gjitha sa beri para njeriut ishin bere ne perputhje me karakteristikat duale te njeriut (plusi, minusi dhe mendje trup). Pra te gjitha gjerat e krijimit i ngjajne simbolikisht Zotit, pasi ne thelb ato u bene mbi bazen e karakteristikave te njerit te cilin ato do ta kishin qendren e tyre. Njeriu si qender dhe maje e hierarkise se krijimit do te mund ti njihte e klasifikonte nepermjete shkences te gjitha krijesat por edhe mund ti dominonte ato me dashuri, ne kete menyre natyra e krijimit do te ishte nje liber i madh nepermjet te cilit njeriu mund te kuptonte edhe me mire veten e tij. Por parimisht sikurse te gjitha gjerat rriten e zhvillohen duke kaluar nepermjet tre fazave te Formimit, Rritjes e Kompletimit edhe njeriu duhej te persosej duke kaluar neper te njejtat periudha rritjeje. Gjate kesaj kohe rritjeje e persosje te dy njerezve te pare te njerezimit ata duhej te mbanin nje pergjegjesi te brendeshme e cila do ti lejonte te kualifikoheshin ne momentin e duhur per tu bere qenie te perkryera sikurse Ati i tyre Zoti. Vetem ne kete moment Zoti do te nderhynte tek ata, do ti dominonte me dashuri, do te krijonte nje marrdhenie te persosur jep-merr me ta dhe me se fundi do ti martonte nepermjet bekimit te Tij. Pas kesaj ata do te trashegonin aftesine riprodhuese per te ndejere te njejten zemer qe pati Zoti ne momentin e krijimit te tyre. Kur Kjo familje e shumuar do te stabilizonte nje tradite te se mires absolute persosja e Idealit te Krijimit do te kishte ndodhur. Vetem ne kete moment i gjithe universi do te gezonte e festonte se bashku me Zotin e njeriun. per rrjedhoje njerezit do te shihnin e komunikonin me Zotin, engjejt dhe boten shpirterore. Feja nuk do te ishte e nevojshme pasi njerezit natyrshem do te dinin e shihnin gjithcka. Por mekati topiti shqisat shpirterore per te hyre me pas ne nje injorance te thelle e te gjithanshme mbi boten shpirterore e ate fizike. Nga kjo situate feja u be e domosdoshme sikurse shkenca nga ana tjeter. Kur e verteta e re te triumfoje e te pranohet zyrtarisht sikurse Krishterimi dikur dhe njerezit do te kuptojne per boten shpirterore e do te arrine te celin shqisat e tyre shpirterore Zoti do te jete tek dera, pikpyetjet do te zhduken dhe paqa nuk do te ishte problem. Po te donte Zoti, me force duke larguar ajrin qe thithim vetem per disa minuta do te na kishte bere ta ndiqnim e te besonim, por Ai eshte nje Zot i dashurise se vertete dhe nje Zot i respektimit absolut te Ligjeve Hyjnore te cilat parashikojne qe njeriu me deshire dhe vullnet mund te restaurohet duke kaluar nga ana e Zotit e duke lene mekatin qe e lidh me Satanin.
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 11:47:27 +0000

Trending Topics



v class="stbody" style="min-height:30px;">
So sad to hear that former Express-News Publisher Charles O.
I just want to give an update on Andy and Bella after their
Gospel Matthew 7:6, 12-14 Jesus said to his disciples: “Do not

Recently Viewed Topics




© 2015