Sigal Prishtina viziton Ligën Ballkanike Krerët e Sigal - TopicsExpress



          

Sigal Prishtina viziton Ligën Ballkanike Krerët e Sigal Prishtinës sot kanë udhëtuar drejt Sofjes, ku do të takohen me drejtuesit e Ligës Ballkanike (BIBL). Klubi më i suksesshëm në vendin tonë nga sezoni i ri do të jetë pjesë e BIBL-së. “Bardh e kaltrit” më ftesë të drejtueseve kanë udhëtuar drejt Sofjes. Arsyeja e këtij udhëtimi është nënshkrimi zyrtar i pranimit të Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike dhe bashkërendimi i aktiviteteve ndërmjet klubit dhe ligës. “Gjatë këtij takimi dy ditor, ndër të tjera do të diskutohet edhe për infrastrukturën dhe procedurat e tjera teknike, që KB Sigal Prishtina është e detyruar t’i zbatojë. Gjithashtu, drejtuesit e klubit tonë do t’i prezantojnë angazhimet intensive që janë duke i bërë gjatë këtyre ditëve për plotësimin e kushteve për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike”, është thënë në njoftimin i Sigal Prishtinës. Per me shume ne Faqen Zyrtare te Ballkan Liges : balkanleague.net/en/news.php?id=16655
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 19:44:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015