Simbol i shenjtë i identitetit tonë të lashtë Jaho Brahaj: - TopicsExpress



          

Simbol i shenjtë i identitetit tonë të lashtë Jaho Brahaj: “Flamuri i kombit shqiptar”, “Arbëria”, Tiranë 2002 Simbol i shenjtë i identitetit tonë të lashtë Nga Prof. Hysni Hoxha Flamuri i kombit shqiptar” i autorit Jaho Brahaj është vepra e parë, që flet për historinë e simbolit tonë kombëtar nëpër shekuj e bazuar në një literaturë mjat të pasur dhe në të dhëna historike dhe figura artistike që nga koha e lashtë pellazgjike deri në kohën e sotme.Së pari autori flet për shqiponjën, e cila ,sipas mitologjisë,është zog hyjnor, zog diellor, simbol i dritës, krenarisë, trimërisë. Ajo është lajmëtare e veprave të mira dhe të dobishme. Sipas studiusve shqiptarë dhe të huaj, shqiponja, si emblemë kombëtare, ka origjinë të lashtë. Shqiponja më e lashtë konsiderohet ajo që rrinte majtas pranë këmbëve të kryezotit, Zeusit. Fillimin e shembëlltyrës së shqiponjës dykrerëshe Jaho Brahaj e vëren te Pellazgët te disa varëse të vogla prej bakri, qelibari dhe bronzi. me nga dy krerë shpendësh, të vendosura me kokë në të kundërtën anë të njëra tjetrës, të bashkangjitura, që shëmbëllejnë si një trup i vetëm me dy krerë. Në figurat e këtij libri bien në sy edhe varëset metalike të kohës së Mesjetës në të cilën vihet re shpendi me dy krerë. Siç theksohet në veprën e autorit Jaho Brahaj, shqiponjën në antikitet e shohim të paraqitur pothuaj gjithmonë me rrufenë ndër thonjë. Në pllakat e bronzit të shekullit VII, para erës së re, në pjesën e sipërme të saj, që e vërejmë në figurën e këtij libri, bie në sy shqiponja dykrerëshe me topthin e zjarrtë diellor në gojë. Shqiponja që mban topthin e zjarrtë diellor në gojë bie në sy edhe në kishat ortodokse ballkanike. Në periudhën e vonë të Mesjetës e kemi si hyjneshë vetëm me lëmshin diellor grafik. Ndërkaq shumë më vonë ndodh një transformimin interesant. Topthi apo lëmshi diellor, i cili më parë ka qenë simbol kulti, shndërrohet në një stoli në trajtën e sumbullës, e cila nuk ka më atë karakter hyjnor dhe magjik, që ka pasur më parë, por vetëm vlerën e një stolie. Me sumbulla stoliset krahërori në dy anët e jelekut. Jaho Brahaj praninë e shqiponjës,si objekt kulti, e paraqet prej kohëve të lashta deri në ditët e sotme.nëpër monumente fetare dhe historike,duke u bazuar.në të dhëna të argumentuara, në hulumtime dhe zbulime të shkencëtarëve tanë dhe të huaj. Në këto të dhëna të kësaj vepre është bazuar punimi ynë. Në kohët më të lashta të paraardhësve tanë, motivin e shqiponjës e vërejmë në Tempullin Pellazgjik të Dodonës, i cili konsiderohet tempulli `më i lashtë i Ballkanit. Në një figurë të monumentit ilir, para erës sonë, praqitet një luftëtar, që mban një mburoje me shqiponjë dykrerëshe. Në historinë e vazhdimësisë së këtij në sy Sfingsi i Antigonesë, shkrirë në bronz me krih të shqiponjës, me fytyrë dhe karakteristika tjera të femrës. Mahnitëse është gjallëria, që refflektohet nga fytyra e saj dhe nga shtati i saj krihhapur, gati për fluturim. Sipas të dhënave dhe figurave me të cilat ëshë ilustruar vepra “Flamuri i kombit shqiptar”, shqiponja bie në sy në kohën e Mesjetës në Kishën e Shënkollit në Ohër. Shqiponja është gdhendur disa herë në portën prej druri. Veç kësaj në Himarë, sipër portës së kishës, vihen re katër shqiponja të gdhendura në gur. Vitet e fundit janë publikuar fotogorafitë e shqiponjës dykrerëshe në Manastirin e Mbigurit, në Dibër, të cilin e kanë ndërtuar shqiptarët. Në fshatin Jashenica e Epërme, që ndodhet pesë orë larg Pejës, në një kodrinë, edhe sot ekziston Manastiri, i cili monument fetar është lënë pas dore edhe për publikun e gjerë, është harruar me kubje dhe kulm të dëmtuar. Siç është shënuar në veprën e Jaho Brahajt, mbi dritaren e altarit, në pjesën e jashtme, në gjysmë rrethi, është skalitur shumë bukur shqiponja dykrerëshe. Që heret, në fund të shekullit XIX, konsuli rus në Prishtinë ka folur për këtë shqiponjë dhe ka thenë se Manastri i Jashanicës është më i vjetër se Manastiri i Deçanit. Shqiponja, para dhe pas erës së re, bie në sy edhe në monedha. Duke theksuar origjinën e lashtë të paraqitjes së këtij shpendi në monedha, profesor Hasan Ceka thotë: ”Nuk është as e shekullit tonë, as nuk e kemi të fillimit e trashëgimt nga Mesjeta, por ka zbukururar shpinën e një sëre monedhash të Ilirisë, si p.sh Monedhat e Lidhjes Epirote, të Bylisit, Orikut, Apolonisë etj.” Një motiv i tillë i shqiponjës në monedha është huazuar nga romakët. Kasem Biçiku në studimin “Simbolet autentike të Shtetit të Skënderbeut” thekson: “Shqiponja dykrenore si simbol pushteti është përdorur për herë të pare në Evropë nga perandori romak me origjinë ilire-shqiptare, Konstandini i Madh (280-337), që ka qenë në krye të Perandorisë Romake 31 vjet.” (“Albanica”, nr.70, 2007). Sipas Jaho Brahajt dhe studiuesve të tjerë, në kohën e Mesjetës, shqiponjën dykrerëshe e kanë përdorur: Kastriotët, Muzakajt, Arianitët, Gropajt, Topiajt, Gjurashët (Cërnojeviqët). Siç thotë Kasem Biçiku, të parët e këtyre familjeve kanë qenë funksionarë të lartë të Perandorisë Bizantine Shqiponja çudibërëse e mirësisë Shqiponja, mbretëreshë e shpendëve, sipas mitologjisë, konsiderohet shpend hyjnor me veprimtari çudibëre. Shqiponja, sipas besimit pellazgjik, ia solli Zeusit rrufenë, armën e tmerrshme, të cilën e ka marrë nga dielli. ”Në Ballkan, në larminë e shumtë të simboleve diellore, shquhet karroja diellore e lidhur ngusht me kultin e diellit dhe të shpendëve…Dielli lëvizte nëpër kupën qiellore, sipas mendësisë së popullsisë së lashtë, i tërhequr nga zogjt, të cilët ishin të shenjtëruar. Pokëta zogj tërhiqnin diellin në botën tjetër dhe prapë e sillnin në botën tonë për të na ngrohur dhe me na ndriçuar ne”. Shqiponja, kjo mbretëreshë krenare e shpendëve, sjell lajme të mira. Në këtë kontekst autori përmend këngën e XIII të“Iliadës” së Homerit. Shqiponja është shpendi, që i kumton lajmin akejëve. Në një figurë, e cila paraqet pushtimin e Trojës, anija është me kokë shpendhyjnor, simbol i fatit, që sjell fitore dhe mirësi. Sipas studiuesit nga Ulqini, Dr.Bahri Brisku, banorët e fshatrave rreth Ulqinit, shqiponjat i quajnë Engjujt e Zotit e të malit të Tomorrit. Kjo çudibërese e mirësisë i dikton shenjtorit të shkruaj Ungjillin. Jaho Brahaj me plot të drejtë e konsideron shqiponjën simbol kombëtar. Lidhur me këtë ai thotë: “Në shumë vende dhe popuj të botës haset shqiponja si element religjioz e dekorativ, por vetëm te shqiptarët ajo simbolizon banorët e saj.” Identifikimi i qenies sonë me shqiponjën është mjaft i lashtë. Historiani i njohur i kohës antike, Plutarku ka thenë se Pirron për fitoret ushtarët e quanin Shqiponjë, ndërsa Pirroja atyre u përgjigjej: “Ju jeni krihët e mi.” Historanja Edit Durham përkitazi me këtë dukuri që heret ka thënë: “ Shqiptarët jo vetëm që besojnë në kultin e shpendit diellor, por një pjesë e madhe e tyre identifikohen vetëm me zogjt.” Identifikimi i qenies sonë me zogjt vihet re edhe në këngët dhe vallet e folklorit tonë rinor, po ashtu edhe në letërsinë tonë të shkruar. Kënga popullore “Bashkohu shokë, me ne në çetë” është kënduar me plot entuziazëm gjatë Luftës Nacional-çlirimtare dhe pas fitores mbi pushtuesit nazistë. Në këtë këngë trimat partizanë janë identifikuar me shqiponjën. Në vallen e shqiponjave me lojë inventive të valltarëve, nëpërmjet lëvizjeve të krihëve dhe të gjymtyrave të tjera, sikurse shqiponja, evokohet gjallëria, guximi, trimëria e valltarëve, e “Bijve të Shqipes”. Shqiponja, simbol i guximit dhe i trimërisë, ka frymëzuar shumë krijues të poezisë sonë. Vjersha e Asdrenit “Zëri i flamurit“ në të cilën trimat tanë identifikohen me shqiponjën, është thirrje për luftë çlirimtare kundër pushtuesve, që kishin robëruar Shqipërinë: Pra përpara djem, se s’do Perëndia T ’ vdesë Shqipëria! Se shqiponja, sa her’ hidhet me zemrim Kudo fiton lavdim! Historia e flamurit të kombit shqiptar … Jaho Brahaj në librin “Flamuri i kombit shqiptar” bazohet në burimet e para,që dëshmojnë ekzistencën e lashtë të flamurit tonë kombëtar. Sipas këtij studiuesi libri i parë që flet për flamurin tonë kombëtar duhet të jetë ”Historia e Skënderbeut”, botuar latiisht në Venedik më 1480. Si të tillë këtë vepër nuk e njohim drejpërdrejt, por nëpërmjet përshkrimit të historianit italian, Biemi, i cili thotë: “ Flamuri i Skënderbeut ishte një shqiponjë e zezë me dy krerë dhe e hapur në shesh të kuq”. Burimi i tretë dhe i rëndësishëm me të dhëna faktografike për jetën dhe gjenezën e flamurit tonë kombëtar është një biografi e shkurtër për Skënderbeun, shkruar viteve të para të shekullit XVI. Autorii i kësaj biografie është Dhimitër Frengu, arkëtar i Skënderbeut, i cili me trimin tonë legjendar ka qenë në udhëtimin e fundit për Romë, më l464. Në këtë biografi, ndër të tjera, lexojmë: “Si erdhi pastaj Skënderbeu ynë në qytetin e Krujës urdhroi që të hiqnin flamurin e Turkut dhe të vinin të tijin, me shqiponjën e zezë me dy krerë në fushë të kuqe.” Siç vërehet tri burimet e përmendura, dëshmojnë të vërtetën faktografike se Skënderbeun në luftë ka pasur flamurin me shqiponjën dykrerëshe dhe me fushën ngjyrë të kuqe. Dallimi është vetëm në përshkrimin e ndryshëm të flamurit që kanë bërë autorët, që përmendëm. Është i njohur fatkeqësisht fakti se flamuri ynë kombëtar nuk ekziston si trajtë vizuele. Studiuesi dhe piktori Mr. Shyqri Nimani më 1980 gjatë një qëndrimi në SHBa-të bëri një zbulim interesant të flamurit, të cilin Jaho Brahaj e quajti zbulim senzacional. Në Ekspozitën e madhe ART CARTOGRAPHY, në Çikago, organizuar nga “The Art Institute of Chikago dhe biblioteka The Newberry, janë ekspozuar harta manuskripte dhe të shtypura nga gjithë bota. Në Hartën Portollane të Mesdheut të vitit 1456, në mesin e 41 flamujve të pasqyruar me ngjyra, profesori Shyqri Nimani vërejti flamurin tonë kombëtar, i ngulitur për ta identifikuar mbretërinë e Kastriotëve. Flamuri ka tri ngjyra: të artën, të kuqen dhe të zezën. Ka vetëm një figurë, (simbol) shqiponjën dykrerëshe. (Albanica, nr. 63, 2006). Jaho Brahaj thotë se kemi dëshmi se që në kohët e lashta nga pasardhësit tanë është përdorur flamuri. Si shembull merr trimin tonë legjendar, Pirron. Historiani i njohur i kohës antike, Plutarku thotë se para fitores ushtarake eprorët e quanin Pirron Shqiponjë. Studiuesi ynë i flamurit tonë kombëtar, Bejtullah Destani në studumin”Histori e flamurit tonë kombëtanë r” (Albanica,nr.73 2007) është i mendimit se shqiponja njëkrerëshe, që mbante në kthetrat e saj shkreptimat e rrufesë, ka qenë shenjë dalluese e fisit Haon dhe e krahinës Haonia, Labëria e sotme. Një pjesë e ushtarëve të Pirros ka qenë nga Haonia. Në vazhdim të punimit Bejtullah Desta shton: “Pra, është shumë e mundur që këtë shenjë dalluese,shqiponjën, (nënv.H:H) ta kenë qëndisur mbi një cohë të kuqe dhe ta kenë përdorur si flamur. Ne për të kënaqur ndoshta krenarinë tonë kombëtare mund ta konsiderojmë këtë si burim të flamurit shqiptar.” Jaho Brahaj flet për synimet dhe idealet e larta kombëtare, heroizmin e paskaj, që kanë treguar atdhetarët tanë kundër pushtuesve të huaj. Një heroizëm të tillë tregoi Hodo Sokoli, gjyshi i etnomuzikologut tonë, Ramadan Sokoli, i cili më 1880, në Mitingiun e organizuar në Shkodër, që ishte revoltë e fuqishme kundër pushtuesve për të mbrojtur trojet etnike, mbajti një fjalim frymëzues, që me ndjenjat e flakëta atdhetare, pushtoi masën e gjerë. Hodo Sokoli, udhëheqës ushtarak i Lidhjes së Vilajetit të Skodrës, pas aneksimit tëUlqinit, Plavës, dhe Gusisë, me vendimin e Kongresit të Berlinit, duke mos u pajtuar me regjimin Perandorisë Osmane, hodhi gradat ushtarake zhveshi uniformën ushtarake, veshi rrobat kombëtare dhe u gjend në krye të kryengritësve shqiptarë për mbrojtjen e trojeve tona etnike. Jaho Brahaj, i bazuar në të dhënat e studiuesit Bardhosh Gaçe thotë se pas qëndrimit heroik të Hodo Sokolit, doli menjëherë në ballkonin e e ndërtesës Ismail Murku i Hotit, i cili me një të qëlluar të jataganit, e theu shtizën ku ishte varur flamuri i gjysmës hënës. Pastaj bajraktari i Hotit, Çun Mala, gjatë brohoritjeve të papërmbajtura, valviti flamurin kuq e zi. Siç vërehet Jaho Brahaj ndryshe e përshkruan këtë ngjarje heroike në krahasim me përshkrimin e Ramadan Sokolit,për të cilin do të flasim më vonë. Një ngjarje tjetër e rëndësishme historike e flamurit është lufta heroike e Kryengritjes së Malësisë, kryesuar nga trimi i madh i Malësisë, Dedë Gjo’ Luli. Pas luftës së përgjakshme kundër forcave të armatosura të Perandorisë Osmane, Dedë Gjo’ Luli, me çetën e tij të Lekëve, çliroi Deçiqin, dhe në fshatin Bratilë të Deçiqit , më 6 prill l911, ngriti flamurin kuq e zi. Ngjarja më e rendësishme historike që flet për flamurin tonë kombëtar në trojet tona etnike, ësht Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878, e cila përveç kërkesës themelore për shtet të pavarur në të gjitha trojet shqiptare, ka qenë, ndër të tjera, edhe kërkesa për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Gjatë viteve kur syt grabitqarë të fqinjëve shqiptarë ishin drejtuar kah viset tona, ndjenjat atdhetare dhe idetë përparimtare të kombit tonë u perhapën edhe në qendra të tjera të atdheut. Në këto rrethan shoqërore politike ideja për çlirimin e atdheut dhe ngrtija e flalmurit tonë kombëtar, u shfaqën edhe në mbledhjen e krerëve të Lidhjes së Prizrenit për Jugun e Shqipërisë,organizuar në Janinë më 24 korrik l878. Mirëpo, jo një herë janë ndërprerë aksionet çlirimtare të atdhetarëve tanë. Sipas letrës së Thimi Mitkos, dërguar Jeronin de Radës më 14 qershor l880, gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbeti pa u realizuar synimi i atdhetarëve dhe trimave tanë korçarë për ngritjen e flamurit. Kjo ndodhi për shkak se armiqtë tanë e vranë atdhetarin Thanas Thameli, organizatori i një aksioni në të cilin 1000 atdhetarë kanë qenë të gatshëm për një akt të tillë atdhetar, ngritjjjen e flamurit tonë kombëtar. Jaho Brahaj flet edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të pasardhësit të dinastisë Kastrioti, Gjin (Gjovani) d’Aladro Kastrioti, spanjoll, i cili rridhte nga bija kastriotase, e martuar në familjen Aladro të Spanjës, por i vendosur në Paris. Në familjen Aladro, ka trashëguar ndjenjën atdhetare dhe heroike të gjakut të stërgjyshëve për ta çliruar Shqipërinë nga sundimi i Perandorisë Osmane. Ka vepruar në mënyrë të vetmohueshme për bashkimin kombëtar, pa dallim feje. Për këtë personalitet, siç thotë autori i kësaj vepre, fillluan të interesoheshin edhe kancellaritë e diplomacies evropiane. Aladro Kastrioti, ky atdhetar i devotshëm, ka pasur lidhje me Visarion Dodonin, Dervish Himën,Gaspër Jakovën, Ndoc Nikajn, Eqrem Vlorën, Ismail Qemalin, Lef Nosin. Më 2 gusht 1902, në mbledhjen, që organizoi Dom Aladro në Paris, ku “u krijua komiteti i të gjithë kryetarëve të komiteteve shqiptare, që gjendeshin brenda vilajeteve shqiptare, një ndër vendimet kyesore të kësaj mbledhje ishte përhapja e shumë flamujve kombëtarë në Shqipëri. Në një letër dërguar në Vlorë Aladro Kastrioti shkruante “Vetëm pavarësia mund ta shpëtojë Shqipërinë nga mashtrimi i skllavërisë së përjetshme.” Po ç’ndodhi më vonë me fatin e flamurit tonë kombëtar? Atë nuk mundën ta zhduknin as regjimet më të egra të sunduesve të huaj të trojeve tona. Aladro Kastrioti e ka adhurur flamurin e kombit tonë si gjënë më të shenjtë të jetës. Sipas studimit të Bejtullah Destanit “Historia e flamurit tonë kombëtar”, flamuri i Aladros që ndodhej në shtëpinë e Eqrem Bej Vlorës, u ngrit me krenari në ditën e madhe historike të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Fati flamurit tonë kombëtar identik me fatin e kombit tonë Pas vdekjes së Skënderbeut, kur Shqipëria ra nën sundimin e Perandorisë Osmane, duke marrë parasysh gjendjen shoqërore politike, Jaho Brahaj shkruan: “Në shekullin 16-17 pothuajse të gjitha repartet ushtarake më speciale të ushtrive evropiane udhëhiqeshin e komandoheshin nga shqiptarët.” Si të tillë ata kishin fituar besimin tek autoritetet, që “të mbanin në garnizonet e repartet e tyre simbolin e lirisë, flamurin e kombit të tyre.” Të tillë kanë qenë në atë kohë kapedanët, që shërbenin në Venedik. Nga shembujt që merr autori po përmendin guvernatorin Pal Gjinin, i cili ka gëzuar respekt të jashtëzakonshëm nga bashkëkombësit e tij, sepse ai ka qenë njeri fisnik, i drejtë. Autori i bazuar në të dhëna dokumentare për këtë guvernator shqiptar thotë: “Qeverisë të gjithë barabar dhe është i pari pas flamurit, që këta shqiptarë e vendosin përpara kur marshojnë.” I bazuar në veprën e profesor Selami Pulaka: “Qëndresa e popullit shqiptar gjatë shekujve XVI-XVII. (Tiranë,1978) Jaho Brahaj shkruan: “Fshatarët e fshatrave Ishkas, Bas, Germen, gjatë rebelimeve, kryengritjeve mbanin në duer, flamurin. Mandej autori shton: “Edhe Mirdita fqinje, e ka ruajtur flamurin.gjatë gjithë shekujve të robërisë.” Flamuri i kombit shqiptar, në periudha historike, shekuj me radhë, ka përjetuar ditë tronditëse dhe tragjike .Lirisht mund të thuhet se asnjë simbol i ndonjë kombi tjetër në Evropë nuk ka pasur fat të tillë të përgjakur me gjakun e popullit të vet nga dhuna dhe barbaria e pushtuesve të trojeve tona. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, forcat e errta të ushtrisë serbe, më 28 nëntor l928, shkelën trojet tona: Shkodrën, Krujën, Durrësin dhe qendra dhe vise të tjera të Shqipërisë. Në Krujë ndodhi një ngjarje që tërheq vëmendjen. Aty u zhvillua një dialog ndërmjet krutanëve dhe ushtarëve serbë. Gjashtëmbëdhjetë kalorës së ushtrisë serbe, për të cilët ishte infromuar Ismail Qemali, u thanë krutanëve të dorëzohen pa luftë. Delegacioni shqiptar me flamurin shqiptar iu dretjuan serbëve me këto fjalë: “Zotërinj luftoni me Turqinë, por edhe ne kemi luftuar dhe po luftojmë kundër Turqisë. Ky flamur që kemi ngritur është i Shqipërisë. Ata, pararoja serbe, i uruan krutanët dhe ju lutën, që t’u japin bukë. Të nesermen, kur erdhën forcat ushtarake serbe, nuk e njohën flamurin e Shqipërisë dhe bënë masakra. Në këtë rast bie në sy tradhëtia e ushtarëve shovinistë serbë në luftë. Ndërsa në anën tjetër, te pala shqiptare, vërehet qëndrimi civilizues , paqësor dhe i urtë i krutanëve, që ishin për marrëveshje. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, shteti i Mbretërisë jugosllave në fshatin Keçekollë dhe në fshatra të tjera të Prishtinës, ushtroi dhunë dhe bëri masakra për shkak të ngritjes së flamurit të kombit tonë dhe për shkak se fshatarët e rrethinave të Prishtinës, nuk u pajtuan me regjimin diskriminues të pushtetit të atëhershëm. Autori përmend edhe masakrën mbi popullatën e Junikut. Të përmendin se në atë kohë, me vendimin e ambasadorëve të fuqive ndërkombëtare Juniku, ishte shpallur si zonë neutrale. Flamuri në këtë fshat valoi për një kohë të shkurtër. Por më vonë, siç thuhet në këtë vepër, me urdhërin e Konferencës së këtyre ambasadorëve, Serbia okupoi të gjitha fshatrat e kësaj zone. Sipas të dhënave, marrë nga shtypi i asaj kohe ( “Qytetnia serbe” , “Shtypi”, ”Populli”), “një numër i kufizuar ushtarësh serbë, të shoqëruar me mbi 2000 vullnetarë malazias, burra dhe gra,…me një dorë vazhdonin masakrat më barbare, e me dorën tjetër mblidhnin dhe ngarkonin ç’ të gjenin nëpër fshatra. Topat e mitrolezat hapnin pa ndërprerë zjarr, por masakrat kryeshin kryesisht me bajoneta e me thikë.” Fati i flamurit tonë është identik me fatin e popullit tonë. Të rralla janë ditët e bardha fatlume që ka përjetuar ky simbol. Më tepër ka përjetuar dekada dhe shekuj të errët. Në Pejë pavarësia e Shqipërisë u festua me valëvitjen e flamurit në fillim të vitit 1913. Mirëpo, një kohë të gjatë ka qenë i ndaluar nga regjimi barbar sllav. Shumë më vonë, pas largimit të ushtrisë serbe, më l941, nën regjimit e fashizmit, kur u vendos administrata në gjuhën shqipe, kur u çelën shkollat shqipe, që më parë kanë qenë të ndaluara, në të gjitha trevat shqiptare që më parë nuk gëzonin liri,- u ngrit flamuri ynë kombëtar. Ndërkaq, në Pejë, entuziazmi i papërshkruar, brohoritjet për simbolin e heroizmit, për simbolin e flijimit për shpëtim, liri dhe pavarësi, u shuan barbarisht nga krismat e armëve të kriminelëve serbë dhe malazias. Sipas shënimeve të gazetarit Zenel Hekalit (“Kosova”, 27 shtator, l941), për shkak të ngritjes së flamurit tonë kombëtar, ranë dymbëdhjetë dëshmorë. Rezistenca flijuese dhe kryengritjet të prira me flamur Rezistenca dhe kryengritjet e popullit shqiptar kundër pushtuesve janë bërë me valëvitjen e flamurit kuq ezi në duart e trimave tanë. Në vitin 1912, siç thotë Jaho Brahaj, flamuri shqiptar ishte flamuri i çetave kryengritëse. E tillë ka qenë në Kosovë Çeta e Kryengritësve të Xhemal Berishës, i cili kishte në ballë të saj këtë simbol të shenjtë. I tillë ka qenë edhe sulmi i malësorëve të Bregut të Matës më l912 kundër forcave turke në Lezhë. Në ballë të demonstratave dhe luftimeve kundër pushtuesve, flamuri kombëtar është valavitur gjithmonë me krenari. Kështu ka ndodhur gjatë demonstratave dhe luftimeve kundër pushtuesve fashistë në viitin 1939 në Durrrës, Vlorë dhe Shengjinj. Pranë flamurit, simbolit të shenjtëruar, simbolit frymëzues në luftëra heroike, janë betuar atdhetarët tanë të devotshëm për të luftuar pa kursyer çdogjë, që është e vlefshme, pa kursyer madje edhe jetën për të çliruar atdheun nga pushtuesit barbarë. Të tillë kanë qenë themeluesit, udhëheqësit dhe anëtarët e Organizatës Nacional Demokratrike Shqiptare, themeluar më l945. Pranimi i anëtarëve të kësaj organizate bëhej me betim pranë flamurit kuq e zi dhe pranë një revoleje. Kjo organizatë kishte themeluar revistën e saj “Drita e Lirisë.” Për shkak të ilustrimit të kësaj reviste me flamurin tonë kombëtar, piktori Engjëll Berisha u burgos në atë kohë. Për shkak të veprimtarisë atdhetare, si adherues të flamurit tonë kombëtar dhe luftëtarë flijues për atdhe, në Prizren, më l946 u pushkatuan për një ditë: atdhetarja e devotshme, trimëresha Marije Shllaku, At Bernardin Llupi, Kolë Parubi, dhe Gjergj Martini. Nën ndikimin e ideologjisë të sistemit socialist , mbi shqiponjën e simbolit tonë kombëtar u vu një yll, simbol idologjik i internacionalizmit socialist të Bashkimit Sovjetik. Balli Kombëtar nuk pranoi simbolin e imponuar nga Bashkimi Sovjetik. Atdhetarët e Ballit Kombëtar, në Luftën e Dytë botërore, për çlirimin e trojeve tona etnike, me flamurin tonë kombëtar, kanë luftuar heroikisht kundër pushtuesve. Edhe në periudha .të mëvonshme, kur janë shfaqur dhe zhvillur ngjarje të rëndësishme historike, flamuri ynë kombëtar ka valuar në duart e trimave tanë për të realizuar idealet tona kombëtare. Kjo ndodhi në demonstratat e vitit l968, mandej në demonstratat në Gostivar, më 9 korrik l997. Për shkak të ngritjes së flamuri tonë kombëtar, policia maqedonase, e ndihmuar nga forcat kriminele të Sërbisë, në këto demonstrata ushtroi dhunë të egër; vrau tre qytetarë shqiptarë; plagosi rëndë 20; plagosi lehtë edhe 200 qytetarë të kombit tonë. adm Shqipe
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 19:50:50 +0000

Trending Topics




Pengumuman Nomor : Peng. 595/PEN-PPP/X/2013 Diberitahukan
Safavieh Cambridge Liam Hand Tufted Wool Runner Rug Deal
So tonight we finished the blade, all that needs doing now is
So, weve got the PO Box all sorted, now its time for submissions!

Recently Viewed Topics




© 2015