Simoni Broz rreth shkrimit "Ëndrra osmane dhe mbetjet e saje" nga - TopicsExpress



          

Simoni Broz rreth shkrimit "Ëndrra osmane dhe mbetjet e saje" nga Gjon Gjon Keka Simoni Broz · Universiteti Luigj Gurakuqi Historiane kompetent si autori i ketij shkrimi, z.Gjon Keka duhet qe me shkrimet e tyne te nxjerrin ne drite te gjitha percapjet e neootomaneve qe duen me e paraqitë pushtimin mbi 500-vjeçar osman si “bashkeqeverisje” ose ” bashkejetese ” e jo pushtim. Po, dihet se kane bashkeqeverise me shqiptare renegate qe u bane edhe Kryeministra ne qeverine turke dhe jo pak, ishin njerez qe per karriere s’pyesnin, nderronin fe e idé si puna e tradhetareit Esat Pashë Toptani qe pas shpalljes se Pavaresise nga Plaku i Vlones, I. Qemali deklaronte: ” C’ pune kam me qeverine e Vlores, unë jam turk”.Po sa kane kene si puna e Tij, me qindra e mijera, qe kane lane fosile mbrapa. Filoturqit edhe pas Kongresit te Manastirit, te organizuem e ndihmuem nga Perandoria Austro-Hungareze, pas vendosjes se dyalfabeteve atij me germa latine e arabe, prapseprap ishin te paknaqun. Jo vetem intelektulet, por edhe njerezit e thjeshte, myslimanet e Shqipnise kishin pak kuptim per perpjekjet kulturore te vellezerve te tyre te emancipuar. Ata nuk arrinin te kuptonin se perse duhet te pranonim nje shkrim tjeter nga ai i “Kuranit”. Te quash pushtimin turk qe s’ la kurrgja mbi token arbnore, “bashkeqeverisje” asht nji gabim i madh trashanik, ashtu si u veprue ne vitet e demokracise tuj i quejt gjithe shqiptaret “bashkevuejtes” ne nji kohe qe vuejtesit e vertete kishin ba me dhjetera vite burg, te afermit ishin internue, femijet e tyre ishin menjanue e u mungonte buka e gojes. Ne nji artikull te shkruem nga prof. Fahri Xharra kemi: 1- Perandoria Kriminale Osmane ka qene perandori pushtuese. 2- Gjate 500 viteve pushtim ka vrare mbi 1 milion shqiptare dhe ka debuar nga trojet e tyre etnike mbi 1.5 milion shqiptare. 3- Perandoria kriminale Osmane ka dhuruar Grekeve dhe Serbve mbi 2/3 e Teritorit shqiptar. 4- Perandoria Kriminale Osmane ka ushtruar Genocid dhe Krime kunder Shqiptarve gjate 500 vjeteve pushtim. 5- Qendrimi yne per Turqine nuk ndryshon, ne e konsiderojme kete shtet, shtet armik, persa kohe nuk ka kerkuar falje per krimet 500 vjecare, dhe nuk ka paguar demet e luftes. 6- Feja Islame nuk ka lidhje fare me Turqine. Kjo Fe ka lindur ne Palestine, vendet e shenjta jane ne Palestine, Arabi Saudite, Siria, Iraku, dhe ne Libani. 7- Turqia i ka pushtuar dhe i ka mbajtur nen sundim per 400 shtetet muslimane, i ka vrare, i ka shkaterruar. 8- Turqia vete eshte armike e Fese Islame. 9- Turqia t’ iu njohe te Drejtat Elementare 7 milion shqiptarve qe jetojne aktualisht atje, si e drejta e gjuhes, e drejta e shkollimit ne gjuhen amtare, e drejta e perfajqesimit politik dhe institucional, e drejta e punesimit ne administraten publike shteterore, Liri Biznesi, etj. Asht mire qe, si prof. Xharra te shkruejne edhe te tjere e jo te kercenojne pa sjelle nje argument pozitiv ne ” te mirat ” e pushtimit turk e islamizimi me force, me taksa, me masa shternguese ndaj popullsise qe kishte besim tjeter. “Dihet se Lidhja e Ballkanit e mundi Turqine dhe me 17 dhjetor 1912 u thirr ne Londer Konfernca e Ambasadoreve” , shkruen Teodor Ipen ( 1831- 1935)Konsull Austriak ne Shkoder dhe vazhdon: “… Ipeku, Prizreni dhe Ohri veshtire se do t’i mbeteshin Shqiperise…, por ne asnje rast Shqiperia s’ duhej te mbetej provincë turke”. E tash, pas kaq vitesh, disa trushkulun duan te nderrojne disa terma. ” Eshte jona Shqiperia,/ Ketu s’ ka pune Turqia…”, shkruante nji Rilindas. kosova.albemigrant/?p=24837
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 19:54:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015