Sindroma Dupuytren Konsiston në një retraksion (shkurtim) të - TopicsExpress



          

Sindroma Dupuytren Konsiston në një retraksion (shkurtim) të aponeurozës palmare dhe prek në mënyrë preferenciale meshkujt. është një sëmundje degjenerative që përfshin qelizat e specializuara të indit lidhor (fibroblastet dhe miofibroblastet), të cilat, në sajë të një dëmtimi primar vaskular, proliferojnë gjatë linjave të stresit mekanik, duke formuar struktura kordoniforme mjaft të forta indi lidhor në fashën palmare. Shfaqet zakonisht pas të 40-ave dhe shpesh prek të dy duart sidomos në dy gishtat e fundit. Mikrotraumat dhe punët e rënda me duart janë faktorë predispozues. Evolucioni është shumë i ngadaltë dhe mund të zgjasë me muaj dhe vite të tëra. pulsi dora pulsi dora Simptomat: Fillimisht noduse të vogla elastike formohen në formë ngritjesh nën lëkurë në drejtim të tendinit fleksor të gishtit të katërt. Më pas këto noduse tentojnë të bashkohen duke formuar kordonë që pengojnë shtrirjen e dy gishtave të fundit dhe më vonë të pëllëmbës së dorës. Shpesh dhimbja mungon krejtësisht. Diagnoza: Vendoset nëpërmjet egzaminimit klinik. Rezonanca magnetike apo ekografia mund të konfirmojnë interesimin e indeve të buta. Terapia: Trajtimi konservativ përfshin zgjatjet manuale të ndihmuara nga injeksione lokale me kolagenazë (enzima që shkrijnë këto formacione). Kur kontraktura thellohet dhe shkakton humbje të funksionit të dorës duhet bërë ndërhyrja kirurgjikale që konsiston në lirimin e kontrakturave (fasciotomi apo fasciektomi), pasuar nga një fizioterapi e gjatë, impenjative dhe shumë metikuloze për të parandaluar recidivat. ortopediaitaliane/sd.htm
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 18:56:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015