Sindroma e Stockholmit ! ” Kurrë nuk e kuptova nënën time - TopicsExpress



          

Sindroma e Stockholmit ! ” Kurrë nuk e kuptova nënën time pse kthehej vazhdimisht tek babai sa herë largohej nga ai për pak kohë prej dhunës. …Po, sot Ata janë akoma bashk dhe unë nuk kam dëshirë të shkoj ti takoj fare as edhe për një kafe. Asgjë nuk ka ndryshuar. Babai vetëm është bërë më i zymtë dhe mbyllur në vetvete ndërsa në sytë e nënës shikoj zemërimin e lodhur me gjithë botën. Janë pikërisht këto shenja negative që më rikthejnë në atë ambient kujtimesh gjithë ankthe, gjithë frikë, e pasiguri… A kishte nëna ime mundësi të zgjidhte ndryshe? Patjetër që po. Sesi e ndërtojmë jetën ka të bëjë direkt me zgjedhjet tona. Ajo mund të kishte zgjedhur lirinë, sigurinë për vete dhe për fëmijët në vënd të duronte erën e alkoholit dhe rrahjet brutale të babait, vetëm për një mbështetje ekonomike. Më kujtohet c`do pëllëmbë e tij sa herë e qëllonte nënën më dukej sikur më qëllonte edhe mua dhe ato goditje i ndjej edhe sot. Ajo zymtësi ambienti gjithë frikë u bë pjesë e jetës sime. Në një farë mënyre kjo është arsyeja e vërtet pse marrëdhëniet e mia u prishën pikërisht me nënën dhe jo babain… sepse ato pak ditë që largoheshim nga babai përjetoja disa caste lirie, sigurie ndërsa pastaj na kthente përsëri në atë burg torture. Nuk them se nuk më ka dashur nëna, por jo aq sa të më vinte mua përpara ndjenjave të saj. Tani habitet pse nuk dua kontakt me të? Sikur… të kishte pasur pak më shumë kurajo… Ah, sikur të më donte pakëz më shumë. Joooo, thuaj që mua më humbi pikërisht atëherë kur bëri zgjedhjen e saj të jetojë si viktimë në atë burg dhune dhe më bëri viktimë edhe mua! ”. Lotët e djaloshit rrodhën të ngrohtë në zërin e dridhur nga dhimbja e kujtimeve dhe Ajo vuri re sytë e nënës së tij të lotonin po ashtu por me një vështrim të përhumbur. E kishte rregjistruar bisedën me djalin e saj në pamundësi të krijonte një takim ballëpërballë,ndërmjet të dyve sepse djali nuk kishte pranuar. Por ndoshta më mirë që kishte krijuar këtë lloj dialogu mbas skene ndërmjet të dyve, kështu kishin mundësi të shpreheshin më lehtë dhe të dëgjonin cdo fjalë më me vëmendje. Dikur më parë e kishte pyetur atë grua të lodhur nga jeta dhe të trishtuar ” Përse nuk ike prej tij ?” por Ajo e kishte vështruar thellë në sy dhe përgjigjur me një dhimbje të pashpjeguar e me atë zërin që i dridhej ” sepse e doja”. Nuk ishte hera e parë që takonte nëna të tilla të pranonin jetën më të dhunshme dhe biles ta mbronin ”xhelatin” e tyre duke e fshehur dhunën në të cilën jetonin edhe fëmijët. Sipas shpjegimeve profesionale këto viktima përvetësojnë ”sindromën e Stokholmit” që sipas kësaj teorie viktima që vuan nga ndjenja e izolimit dhe abuzimit emocional dhe fizik kthehet në përkrahës së dhunuesit për të mbijetuar. Këtë djali i gruas sigurisht nuk arrinte ta kuptonte. Ishte ditë vjeshte. Gjethet e pemëve edhe pse me voesë kishin filluar të binin nga degët e pemëve gjigante që i kishin ushqyer për sezone të tërë ashtu si nëna fëmijën. ”Ahhh,- mendoi. Do të jetë një proces i gjatë derisa t`i bënte të dy ta falnin njëri tjetrin dhe të kuptojnë arsyen e zgjedhjeve të tyre në jetë”- dhe ashtu ngadalë duke i hequr sytë nga dritarja u afrua drejt tavolinës prej ku mori një shami dhe ia zgjati gruas që lotonte. Silvana.B.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 08:26:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015