Sinjale alarmi, bankat japin “zero” kredi Në raport me majin - TopicsExpress



          

Sinjale alarmi, bankat japin “zero” kredi Në raport me majin 2012, huaja u rrit 0.9%, nivel i papërfillshëm Viti 2013 ka shënuar ritmet më të ulëta të rritjes së kredisë, që prej fillimit të viteve 2000, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, duke shënuar tendencën më negative të dekadës së fundit. Stoku i huasë për ekonominë ishte 554.7 miliardë lekë në fund të muajit maj, në të njëjtin nivel si në fund të 2012-s, duke dëshmuar se biznesi apo dhe individët e kanë pasur shumë të vështirë që të marrin hua në banka gjatë pjesës së parë të këtij viti. Në krahasim me majin e një viti më parë, kredia për ekonominë është rritur me vetëm 1.4 miliardë lekë, apo 0.3 për qind. Një vit më parë, ndryshimet përkatëse ishin 47 miliardë lekë dhe 9 për qind. Ngadalësimi i ritmeve të rritjes së ekonomisë, shtimi i kredive me probleme që e kanë kaluar nivelin e 24 për qind në prill 2013, problemet e likuiditetit të biznesit, frenimi i investimeve nga sipërmarrjet janë disa nga arsyet kryesore të kësaj tendence tepër negative të kreditimit të ekonomisë në vend. Situata duket më e përkeqësuar edhe në krahasim me vitin 208, kur vendi sapo filloi të ndiente pasojat e krizës ekonomike globale. Në prill 2013, Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi morën disa masa për të nxitur kredidhënien si lehtësimin e rregullave të likuiditetit për bankat dhe procedurat e ekzekutimit të kolateralit, por këto masa ende nuk po japin efekt në huadhënie. Në daljen e fundit publike, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pohoi se “sfida jonë kryesore në të ardhmen është rritja e kreditimit”. Stoku i huasë për ekonominë ishte 554.7 miliardë lekë, i njëjti nivel si në fund të 2012-s
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 14:09:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015