Sipas njoftimeve të portaleve në gjuhën maqedonase, - TopicsExpress



          

Sipas njoftimeve të portaleve në gjuhën maqedonase, kryebashkiaku i Pgradecit, Artan Shkëmbi, ka porositur se “do të dëshironte që ta shëf gjuhën maqedonase në shkollat e Pogradecit, edhe pse sipas pohimeve Shqipëria nuk i plotëson preferencat e Këshillit të Europës rreth arsimit në gjuhën amtare të pakicave- transmeton “Makfaks”. ”Ne si pushtet vendor jemi më të hapur për kërkesat e pakicave dhe nëse unë dëgjoj që ndonjë pakicë kërkon mësim në gjuhën amtare dhe Ministria luhatet dhe heziton ta lejojë ose ta pengojë këtë process, ne jemi shumë më të hapur sepse dëshirojmë që kjo të ndodhë në qytetin tonë”-ka deklaruar Artan Shkëmbi, në një tryezë të rrumbullakët me rastin e Konventës kornizë për pakicat në Voskopojë. Përfaqsuesi i pakicës maqedonase në Shqipëri, Vasil Sterjovski ka theksuar se Shqipëria duhet të punojë në zbatimin e preferencave të këshillit të Europës. “Nuk është problemi që këto preference i drejtohen Shqipërisë për përmirësimin e të drejtave të pakicave, por problemi është në zbatimin e tyre. Konkretisht për arsimin, ne si pakicë maqedonase e ndjekim gjithë procedurën ligjore. Konkretisht në rajonon e Gollo Bërdos, në një shkollë janë mbledhur 45 nënshkrime të prindërve, që kërkojnë dy herë në javë të mësohet gjuha maqedonase në procesin arsimor” ka theksuar Sterjovski.
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 11:22:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015