Skandal në Butrint,ndërhyet me eskavator për të sheshuar - TopicsExpress



          

Skandal në Butrint,ndërhyet me eskavator për të sheshuar gropat Një ekskavator është parë dy ditë rresht pranë Forumit Romak në Butrint. Siç mund të shihet edhe nga fotografitë, ai e ka shëtitur mirë parkun arkeologjik për t’iu qasur në fund, zonës ku prej vitesh një grup arkeologësh gërmojnë. Deputeti i PS-së, Auron Tare sqaron se “fotot janë realizuar tek zona e Forumit Romak të Butrintit, ku ekskavatori ka dy ditë që punon deri në orët e vona të natës për të mbuluar urgjentisht monumentet e lëna në mëshirë të fatit për katër vjet”. Sipas tij, monumentet në fjalë kanë dalë nga gërmimet e një ekipi të vogël të Universitetit të Notre Dame dhe kolegut të tyre shqiptar, Dhimitër Çondi. “Këto monumente të cilat duhen konservuar dhe më vonë restauruar sipas një plani të përcaktuar mirë kanë vite që rrinë ashtu të ekspozuara. Ky ekspozim përveçse dëmton zonën e gërmuar, përbën rrezik për këdo që afrohet pranë tyre“, shton Tare. Me statusin e ish-drejtorit të këtij parku arkeologjik, Tare shprehet se me sa duket, zotërinjtë në fjalë janë trembur nga ekspozimi i këtyre gërmimeve pa standard profesional dhe vendosën ta zgjidhin në mënyrë shqiptarçe me ekskavator. Pak ditë më parë, ai postoi në rrjetin social “Facebook” disa foto të Butrintit nën ujë, çka sipas tij vinte për faj të disa arkeologëve të huaj. “Një ekip i vogël arkeologësh që kanë gërmuar prej disa vjetësh në Forumin e Butrintit, mbarojnë gërmimet dhe ikin duke mos marrë asnjë masë konservuese apo parandaluese jo vetëm në mbrojtje të monumenteve të sapogërmuara, por edhe të vizitorëve”, shkruante Tare. Ai deklaronte se vendgërmimet janë kthyer në gropa të thella me ujë, ku fëmijët e vegjël mund të bien brenda dhe të rrezikojnë jetën. “Edhe pse dimrin e kaluar kjo praktikë u kritikua ashpër nga ekipi që përgatit planin e konservimit të Butrintit, përsëri drejtuesi i projektit, arkeologu David Hernandez, nuk respekton asnjë rregullore gërmimesh. Në vendin e tij, zotërisë do i kishin hequr licencën e gërmimeve, ndërsa këtu te ne askush nuk flet”, sqaronte ai, duke shtuar se ka ardhur koha që të huajt që janë mysafir në këtë vend të respektojnë rregullat. Pas publikimit në media të fotografive të forumit të Butrintit nën ujë, “fajbërësit” janë përpjekur ta minimizojnë dëmin, por duke bërë një dëm edhe më të madh, duke iu shkuar gërmimeve pranë me ekskavator
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 17:58:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015