Skandali/ Po rekrutohen serbë dhe kroatë në doganat shqiptare - TopicsExpress



          

Skandali/ Po rekrutohen serbë dhe kroatë në doganat shqiptare nga “Crown Agents” Kompania e përzgjedhur nga Rama për menazhimin e doganave, “Crown Agents” ka nisur rekrutimin e doganierëve nga vende të tjera të rajonit për t’u punësuar në Shqipëri. Menaxheri i kësaj kompanie për rajonin Deivid Smith, ka nisur të pranojë aplikime të punonjësve të vendeve të tjera, ku nuk përjashtohen serbët, por edhe kroatë dhe sllovenë do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e punës në sistemin doganor shqiptar. Hapat e hedhur nga kompania Crown Agents e bëjnë tashmë fakt të kryer marrëveshjen me shtetin shqiptar, megjithëse deri më tani nuk ka pasur asnjë pranim zyrtar nga qeveria dhe Rama se kësaj firme do t’u lihet në dorë menaxhimi i doganave. Ministria e Financave këmbëngul se nuk ka asnjë kontakt me “Crown Agency” për dhënien me koncesion të doganave shqiptare, por vetë kompania angleze ka vendosur Shqipërinë në hartën e shtrirjes së saj. Prej ditësh, qeveria është munduar të fshehë skandalin e marrëveshjes në kundërshtim me të gjitha ligjet shqiptare, duke shmangur konkurrimin për koncesionin, vetë kompania nxjerr zbuluar Ramën. Kompania në faqen e saj zyrtare crownagents/ jep hartën e vendeve ku ushtron punën e saj dhe në vendet e Europës, Shqipëria renditet e para në rendin alfabetik të vendeve. Dhënia e doganave për menaxhim sipas dëshirës së Ramës dhe atij kujt i intereson Ramës do të jetë një ndër skandalet më të rënda në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Nuk mund të ketë një histori të ngjashme edhe në vendet e tjera të Europës. Ndërsa mund të gjenden paralele të ngjashme veç me vendet koloniale. Rama ka vendosur t’i japë vetes atributet e një pronari të shtetit dhe liderit absolut, i cili mund të bëjë çfarë të dojë dhe pa dhënë llogari tek askush. Ai ka injoruar të gjitha ligjet dhe standardet në këtë përzgjedhje të kësaj kompanie. Rama ka anashkaluar garën për dhënien me koncesion të doganave dhe ende pa shpallur idenë e tij se do t’ia kalojë doganat për menaxhim një kompanie të huaj, kjo e fundit ka nisur punën dhe po rekruton njerëz në vende të tjera të rajonit. Janë anashkaluar të gjitha institucionet, janë anashkaluar të gjitha ligjet vetëm e vetëm për të respektuar një pazar të Ramës me Toni Blerin. Nuk kemi të bëjmë vetëm me shkelje të ligjeve, por edhe me një racizëm të pastër të Ramës ndaj shqiptarëve. Doktrina e tij është e ngjashme me atë të çubriloviçëve sipas të cilit shqiptarët nuk mund të bëjnë vetë shtet dhe se duhet ta importojnë atë nga vende të tjera. Rama po i shfaq sot shqiptarët në sytë e botës si një rracë inferiore dhe e korruptuar. Ndaj, ai ka zgjedhur një kompani që po rekruton njerëz nga vende të tjera të rajonit për t’u punësuar në Shqipëri. Shqiptarëve do i duhet të pagaujnë para nga xhepi i tyre për të punësuar serbë, kroatë, maqedonas dhe sllovenë, në kompanitë e tyre publike vetëm se Kryeministri i vendit të tyre është një racist i pandreqshëm. Dhe këto pagesa do të jenë aq të kripura sa bullgarëve ende u djeg historia me këtë firmë. Mjafton të kujtohet se, kjo firmë paguante në Bullgari vetëm paga për punonjësit e vet në një vit shuma që arrinin deri në 10 milionë euro. Po në Shqëipëri? Askush nuk di të thotë se sa do të paguhet dhe si do të paguhet kjo firmë. Ajo që dihet është se, kemi vetëm një marrëveshje për të paguar Toni Blerin dhe ajo që dimë tjetër është një orë e Toni Blerit kushton deri në 500 mijë euro. Në marrëveshjen e bërë në Bullgari, kjo firmë e konsideronte atë sekrete dhe detajet e saj janë zbuluar para publikut vetëm pas disa vitesh dhe protestave të qytetarëve. Po kështu po veprohet edhe në Shqipëri. Asnjë detaj nuk jepet dhe gjithçka po mbahet sekret nga Rama, i cili nuk ka kurajon të përballet me opinionin për lojërat e pista të tij dhe vjedhjen e milionave eurove nga paratë e taksaguesve për të paguar lobistin e tij personal.
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 20:26:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015