Skeda e filmit Gjinia: Komedi Aktorë: Ermal Mamaqi, Salsano - TopicsExpress



          

Skeda e filmit Gjinia: Komedi Aktorë: Ermal Mamaqi, Salsano Rapi, Zamira Kita, Olta Daku, , Eriona Kakeli, Enxhi Cuku, Robert Aliaj, Andia Xhunga, Besmir Bitraku, Besart Kallaku, Marko Bitraku etj. Regjia: Rudina Vojvoda Skenari: Koloreto Cukali Prodhoi: Adam Pray, Koloreto Cukali Femrat është historia e një avokati 30 vjeçar divorcesh, Riku (interpretuar nga Ermal Mamaqi) Gjithë njerëzit rrotull Rikut duket se i kanë vënë vetes një qëllim: ta martojnë! Filmi tregon përpjekjet e Rikut që t’u “shpëtojë” një morie femrash, nga ato më seksit e inteligjentet, deri tek ato më të zakonshmet që po vdesin për t’u martuar një burrë si ai. Por, në fund, edhe Riku, si shumë të tjerë, nuk i shpëton dot dashurisë… dhe e gjen atje ku e gjen shumica jonë: në jetën e përditshme, tek personi që ka më pak “frikë”. Në film takojmë shumë njerëz që në jetën e përditëshme nuk u vëmë shumë rëndësi, por që në fakt, na kanë bërë ne të jemi këta që jemi, si: taksixhinjë nevrikë, gazetashitës cinikë, komshije të ngjitura, gra të mërzitura me burrat, gra që i duan aq shumë burrat e tyre sa ua nxijnë jetën, vajza që nuk pyesin për meshkuj, vajza që do bënin gjithcka për ti pëlqyer një mashkulli, burra e gra që divorcohen për arsye nga më të çuditshmet.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 15:38:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015