Skenari i Stalinit për vrasjen e Eseninit PrintE-mail Written by - TopicsExpress



          

Skenari i Stalinit për vrasjen e Eseninit PrintE-mail Written by Blerina Toslluku Tuesday, 06 August 2013 17:48 создать сайт Sergej Esenin është padyshim më i pazakonti, më ekstravaganti rus mes gjithë poetëve të tjerë të revolucionit. I përjashtuar shpeshherë nga rrethi i elitës poetike, atë e cilësonin si një poet fshatar e të rëndomtë. Esenin ishte në fakt një poet shumë i talentuar, intelektual dhe gëzonte popullaritet. Ai ishte poeti i popullit dhe jo vetëm në ditët e para të revolucionit, por edhe pas vdekjes së tij në moshën 30-vjeçare. Poezia e tij mbijetoi gjatë periudhës staliniste megjithëse veprat e tij asaj kohe ishin të ndaluara. Fletë librash me poezi të tij u gjendën në duart e punëtorëve emigrantëve dhe anëtarëve të Ushtrisë së Kuqe gjithashtu. Shumë prej poezive të tij u mësuan përmendësh nëpër shkolla. Vargjet e tij janë vendosur në muzikën dhe këngët popullore të Rusisë moderne. Poezia, e thjeshtë në strukturë, është e freskët, e sinqertë, melankolike dhe e zjarrtë. Ai ishte tërheqës, me flokë biond të errët e sy blu të thellë dhe një zë të fortë e tingëllues. I mësuar të vishte gjithnjë një bluzë të thjeshtë me një kordon të mëndafshtë ari, Esenin tërhoqi audiencat e mëdha kudo që ai udhëtoi nëpër Rusi. Ai ishte gjuha e thjeshtë e popullit, që fliste për kuajt, për retë, revolucionet, dashurinë dhe melankolinë. Me pasionin dhe mjeshtërinë e tij ai hipnotizoi zemrën e rusëve të thjeshtë. Jeta e Esenin ishte një tymnajë. Ai e parashikonte veten si një “kërriç” të marrosur që tërhiqej zvarrë nga frymëmarrja e lokomotivës së industrializimit. I lindur më 3 tetor 1896 në Kostaninovo në provincën Rjazan në Rusinë Qendrore, prindërit e tij shumë shpejt u tranferuan në qytet duke e lënë atë nën kujdesin e gjyshërve, besimtarë të vjetër kristianë. Nisi të shkruajë poezi në moshën 9-vjeçare. Në moshën 17-vjeçare, kur nisi të konsiderohej nga të afërmit e vet si një mrekulli e letërsisë, lëvizi drejt Moskës ku u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Moskës si student me korrespondencë. Studimet i braktisi pas një viti e gjysmë. Poezia e tij e hershme frymëzohej nga folklori rus. Në vitin 1915 shkoi në Shën Petërburg ku zuri shoqëri me poetë si Aleksandër Blok, Sergei Gorodetskij, Nikolai Klujev dhe Andrej Beli, duke u bërë i mirënjohur në qarqet letrare të këtij metropoli rus. Ndihmë të jashtëzakonshme në promovimin e karrierës së tij letrare i dha Blok. Esenin thoshte se nga Beli mësoi formën poetike, kurse nga Blok dhe Klujev lirizmin. Në vitin 1915, Esenin botoi librin e tij të parë poetik “Radunica” dhe një vit më vonë “Rituali i vdekjes”. Përmes poezisë së tij të mprehtë rreth dashurisë dhe jetës së thjeshtë, shumë shpejt Esenin u bë poeti i ditës. Përgatiti: Blerina Toslluku (Të plotë mund ta lexoni në gazetën "RD")
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 17:57:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015