Skuadra e Arsenalit hedh një tjetër hap të rëndësishëm për - TopicsExpress



          

Skuadra e Arsenalit hedh një tjetër hap të rëndësishëm për të siguruar shërbimet e Gonzalo Higuain. Sipas “Daily Mail”, “Topcinjtë” kanë përgatitur ofertën 26 milionë Euro për të bindur Realin, që kërkon të paktën 30 milionë. Oferta e Venger për futbollistin mendohet të jetë arma e fortë e trajnerit francez për arritjen e një marrëveshjeve, sepse argjentinasi, nëse do të transferohet në Londër, do të përfitojë 7 milionë Euro në sezon, duke u shndërruar futbollisti më i paguar i Arsenalit. Dëshira e lojtarit për t’u vënë nën udhrat e Venger mund ta bindë presidentin e Realit Florentino Perez që të pranojë ofertën 26 milionë Euro të klubit londinez. Higuain është kërkuar me ngulm nga Venger edhe në vitin 2006, por në atë kohë argjentinasi preferoi Realin e Madridit. Por tashmë që divorci me Los Blankos duket I pashmangshëm, 25-vjecari shpreson t’i bashkohet skuadrës me të cilën ka arritur një marrëveshje private.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 16:33:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015