Skuadra e Kukesit , deri tani 540 mijë euro - TopicsExpress



          

Skuadra e Kukesit , deri tani 540 mijë euro përfitime Minimalisht 540 mijë euro. Kjo është shifra që ka përfituar deri tani Kukësi nga pjesëmarrja në Kupat e Europës vetëm nga UEFA. Pra, bëhet fjalë për të ardhurat që vijnë nga qeveria e futbollit europian, në bazë të formatit të ndarjes së parave për edicionin 2013-2014. Skuadra ka përfituar shumë, duke qenë se është ende në garë dhe tashmë luan në “play-off”. Deri tani skuadra veriore ka përfituar 120 mijë euro nga turi i 1-rë, 130 mijë euro nga i dyti, 140 mijë euro nga i treti dhe do të marrë edhe 150 mijë euro nga “play-off”-i, edhe sikur t’i humbë të dy takimet. Përveç këtyre, lojtarët kanë përfituar edhe premio të shumta nga presidenti Gjici pas çdo turi që ata kanë kaluar. Gjithashtu, edhe FSHF i ka akorduar klubit 100 mijë euro premio.
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 16:13:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015