Sokol Balla: Dua t’u bëj edhe disa pyetje për mënyrën se si - TopicsExpress



          

Sokol Balla: Dua t’u bëj edhe disa pyetje për mënyrën se si do të funksiononi në Shqipëri dhe natyrisht për hir të transparencës ka patur këtu një debat, kryesisht politik nga opozita pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që Tony Blair do të punojë falas për qeverinë shqiptare. Por për hir të transparencës zoti Blair, mund t’ju pyes se kush paguan ‘charterin’? Kush paguan hotelin? Kush paguan shpenzimet tuaja, të themi gjatë punës tuaj në Shqipëri? Tony Blair: Ne do të mbulojmë një sërë shpenzimesh, por projekti në fakt do të duhet të mbulohet nga bashkësia ndërkombëtare, nga donatorë, nga miq të këtij vendi. Kështu veprojmë në vende të ndryshme të botë. Unë jam në gjendje të financoj infrastrukturën time, por sigurisht që nëse do të marr një person tjetër që do të punojë për vendin, sigurisht që do të kujdesemi që të sigurojmë fondet e duhura nga bashkësia e donatorëve. Këtë e bëjmë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Këtu në Shqipëri nuk dua që të përdor fondet e qeverisë sepse është një vend që ka nevojë deri në qindarkën e fundit kjo qevereri, dhe në rastin e Shqipërisë do të shfrytëzojmë fondet e donatorëve të ndryshëm. Punojmë mbi të njëjtën bazë sic veprojnë edhe të tjerë që bëjnë këtë punë, nuk jemi vetëm ne që bëjmë këtë aktivitet. Mendoj që dallimi mes organizatës time dhe konsulencave tradicionale është se unë besoj që duhet të jetojë një ekip në këtë vend, që të jetojë këtu, pra ekipi që unë do të sjell këtu, do të jetojë dhe punojë krahas shqiptarëve. Së dyti, ajo që unë kam vënë re që shumë këshilla që u jepen qeverive nga ana teorike janë të mira, por nga ana politike janë jorealiste. Kështu që unë mendoj që duke patur parasysh që e di se cfarë do të thotë të ulesh në atë karrige, mendoj që duhet të marrësh këshilla të realizueshme, realiste dhe që fokusohen tek prioritetet e qeverisë. Kështu funksionon.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 22:29:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015