Sot (e diel) fshati Caravik i Komunës së Klinës është bërë - TopicsExpress



          

Sot (e diel) fshati Caravik i Komunës së Klinës është bërë me ujë të pijshëm (i pastër kimikisht dhe biologjikisht) falë një investimi të Komunës së Klinës në instalimin e ujësjellësit në këtë fshat. Ky ujësjellës, i gjatë 15 kilometra, i cili ka kushtuar rreth 255 000 euro (hapja e pusit, rrjeti-kanali, baseni i vëllimit 500 000 litra, instalimi i dy pompave, stacioni i pompave, trafoja e shtyllat elektrike etj.), do t’i furnizojë 170 shtëpi. Gjithë këtë basen e furnizon një pus i ngushtë f 150, por i thellë 102 metra, nga i cili pompat nxjerrin mbi 400 litra ujë në minutë. Dje (e shtunë) është bërë testimi i tij dhe i pompave e uji nuk është ndërprerë asnjëherë, pasi është burim i fortë. Ndërkaq sot, (e hënë), po në fshatin Caravik do të bëhet përurimi i tij. Pasi jam nga ky fshat, u dëshiroj shëndet bashkëvendësve të mi, të cilët deri tash kanë pasur nevojë për këtë ujësjellës e këta ujë më shumë se për çdo investim tjetër. Faleminderit kryetar! Faleminderit komunë!
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 18:13:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015