Sot eshte Dita Boterore e Zemres. Çdo vit Organizata Botërore e - TopicsExpress



          

Sot eshte Dita Boterore e Zemres. Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës. Kjo Dite mbahet në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë Botën. Në fakt, në Botë SKV shkaktojnë çdo vit 17.3 milion vdekje dhe shifrat janë në rritje. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milion njerëz në Botë do humbin jeten si pasoje e SKV. Per te diskutuar me shume rreth kesaj semundje sot e ftuar ne Radion Albania News me gazteren Oljana Maloku, ishte mjekja kardiologe Znj.Engjellushe Hasani. Ju ftojme ta ndiqni intervisten! youtube/watch?v=TZjzL7k8FbY&feature=youtu.be
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 13:22:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015