Sot eshte Dita Nderkombetare e te Zhdukurve Ne kete kuader nje - TopicsExpress



          

Sot eshte Dita Nderkombetare e te Zhdukurve Ne kete kuader nje fragment nga neoromani "Lodrimi i madh i Vdekjes" , i cili ka justifikuar vetveten, duke u bere prone e lexuesve intelektuale... dhe shpresohet per nje ribotim te tij. * Shpresimi i rilindjes së Diellit 25. 4. 2001 Skicim Një pjesë e plasur e buzës dhe një pjesë e zemrës së plaguar, papritmas, i erdhi shkëlqimi “Gjakova ndryshon pamjen e saj. Edhe qielli është pastërtisht i hapur, i kaltër. Një ditë e bukur prilli. Gjakovës po i kthehet një pjesë e buzëqeshjes së humbur. Sot është një ditë, ku do të flas në emër të nënave të shumëvuajtura. Natyrisht, do të gjej një forcë të dal dhe të përshëndes bijtë e ardhur të qytetit tim, të cilët, falë patriotizmit të tyre model për ruajtjen e vatrës, traditë kjo shekullore e shpirtit shqiptar, qëndruan “duarthatë” dhe nuk e lëshuan vendlindjen e tyre të ndritur …. Dhe unë, Luljeta Sharani, nëna e Valonit dhe e Visarit, bashkëshortja e Skyfterit, kunata e Mentorit, Tahirit dhe Isufit, përmes valëve të kësaj radioje, uroj mirëseardhjen apo rikthimin në vatër… Është një ringjallje e madhe të rikthehesh në vatër! Këtë e ndjeni ju dhe përcjellim të gjithë ne… Ndaj kemi të drejtë që, këtë ditë të madhe të 24 prillit të motit 2001, ta kthejmë në një ditë të kremte! Mirëseardhët, o bij! Qoftë me fat kthimi juaj! Dashtë Zoti, ky gëzim i madh, së shpejti, të arrijë me përmasa gjallënuese edhe në sofrat tona! Jam e emocionuar, sepse, duke takuar shokët e bijve të mi, kisha përshtypjen, se po takoja e përqafoja djemtë e mi! Njëkohësisht pata përshtypjen se edhe ata, të cilët janë duke e pritur një ditë të tillë, si kjo e sotmja, e kanë ndarë këtë ndjenjë. A nuk duhet të shfrytëzoj rastin natyrisht, në rast se më lejohet, të thërras shokët e djemve të mi, t’i përqafoj dhe t’u ndiej aromën e djemve të mi”. “Almir Pruthi, Dritëro Balata shokë të Valonit… Adriatik Pula dhe Fisnik Zhaveli shokë të Visarit, ejani t’ju përqafojë nëna Lule dhe të ngrohë pak shpirtin e nxirë…”. * * * Ata të katër dolën nga radhët dhe u drejtuan tek ajo, nënë Lulja, e cila ishte aq shumë përpjekur që ata të fitonin lirinë… Në atë çast madhor, të gjithë kthyen sytë lotshëm nga gëzimi i madh dhe lumturia! Fytyrat e tyre të dobësuara në tejkulm, trupat e tyre, që mezi mbaheshin në këmbë nga torturat, por me një krenari të pamatur dhe të ligjshme u drejtuan tek ajo, Lule Sharani, te Lulja, që s’kishte pushuar kurrë të ngrinte zërin, të fliste për plagën, të shpërndante protestën e zjarrtë, të kërkonte bashkimin dhe veprimin në unison, që, paçka se ishte një grua e thjeshtë, deri atëhere e panjohur, por me cilësi burrërore dhe e tejbukur si femër, përfaqësuese e femrës kosovare, shqiptare, kishte ngjitur podiumet, kishte kontaktuar gjithë përfaqësuesit botërorë, të cilët kishin ardhur të zgjidhnin hallet e Kosovës, të preokupuar aq sinqerisht, sikur zgjidhnin hallet dhe problemet e tyre. Ajo, që me fjalën e saj të fuqishme, ishte ngritur deri në atë stad, sa të profilizohej në këtë kërkim të së rrëmbyerës, në këtë shkelje katërcipërore të të drejtës njerëzore për shpërdorim të së drejtës dhe për të mohuar vlerat e të qenurit njeri! Ajo sot ngrihej, si një shtatore e bukur, e fortë, e skulpturuar nga mjeshtra të mëdhenj të artit skulpturor! Duket sikur këtë statujë madhështore natyrore e bekonte ajo, më e madhja e të gjitha nënave, NËNË TEREZA (BOJAXHIU), Nëna “NOBEL”. Emri i saj Luljetë, apo shkurt Lule, dy mbiemrat e saj Morina, me emër ndriçues, apo Sharani e portretizonin shpirtin e saj të madhërishëm, botën e saj të plagtë, por përfaqësues të qëndresës legjendare… Dhe të katër, në një ecje spektakolare dhe të njerëzishme, u drejtuan për tek ajo. Çast i madh prekës! Lot gëzimi nënash. Përqafim nëne dhe përqafim biri! Ç‘epizëm, por dhe ç‘imitacion të ëmbël kanë këto çaste triumfuese e domethënëse! Almir Pruthi, shpërthen lotin. Dritëro Balata përqafon nënën e Valonit… Asaj i duket se përqafon Valonin. Adriatik Pula nuk mban dot lotët. Fisnik Zhaveli përqafon nënën e Visarit. Asaj i duket sikur përqafon Visarin…, sikur me të parët e kthyer janë ata të dy… “A mund të mos i përshëndes sot gjithë bashkëqytetarët e mi, të cilët, kurrë nuk reshtin së bërë thirrje për gjetjen dhe lirimin e bijëve tanë?! A mund që, në këtë rast, të mos i dërgoj përshëndetjet e mia zotit Teki Bokshi, i cili, me aq mund e saktrificë, bëri gati të pamundurën dhe mundësoi përfundimisht të na sjellë këtë gëzim të madh në qytetin tonë, në shtëpitë tonë gjakovare? Faleminderit ty, o Teki Bokshi dhe të gjithë të tjerëve që, aq shumë bëtë për këtë çështje dhe që sot po shpërndan rrezen e parë të gjetjes dhe të lirimit. Mirë se keni ardhur ju të gjithë të porsaliruarit në Kosovën gjysmë të rilindur! A nuk mund të mos përshëndes në emër të këshillit prindëror dhe Zyrës për të burgosurit e pengjet e luftës? Uroj lirimin e grupimit të parë të burgosurve të Gjakovës, uroj rilindjen e tyre të dytë, uroj ringjallje të shpresës, uroj flakën e buisur sot të rigjetjes dhe sjelljes së lumturisë së robëruar edhe të humbur!… Ja sot një diell i madh, i zjarrtë, i përflakur me rreze pranverore shkëlqen!… Ja bimësia dhe rudinat po mbushen me lule të shpërthyera bromtas në prillin e çelur! … A nuk mund të mos falënderojmë ish të burgosurit e djeshëm dhe të lirët e sotëm për moralin dhe qëndresën e tyre stoike dhe për t’u marrë e shëmbëllyer në shekuj? Një qëndrim plotësisht stoik në burgje vrasëse të një rregjimi të egër ujkëror. Ju sot po ktheheni në një krenari dhe në një krenari të të krenuerve dhe të paepurve dhe të paepurave! E gëzofshi, bij, Kosovën e lirë! Kontakti, i cili na u mundësua nga institucionet duhet evidentuar, falënderimi për liderët tanë, falënderim i veçantë për Ndërkombëtarët në zgjidhjen e këtij problemi, i cili, për ne, ishte problem mbi probleme. Tashmë mund të buzëqeshim pak, se na rrezaton dukshëm shpresa! A mund që, në këtë çast, të rizotohemi si Këshill prindëror dhe si Zyrë, se aktiviteti ynë do të jetë më i furishëm, më realizues dhe ky nuk do të pushojë, derisa të sqarohet fati i të gjithë djemëve dhe jemi të bindur se ata janë të gjithë gjallë e të fshehur nëpër famëkeqen Serbi. Dhëntë Zoti, këto përjetime të mëdha t’i ripërsëritin në ditët vijuese që, mbi Gjakovë të ndrisë i plotë dielli besimi dhe të shkëlqejë liria!… S’ka si të ndodhë ndryshe. Ju flet një shpirt nëne që bëhet garante për të ardhmen dhe lumturinë…”. * Këtej një krah, një krah i rrëzuar urë... Andej krahu tjetër i rrëzuar… Thua shumë kohë përpara të ishte URË?! (E munduar?) ?
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 20:12:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015