Sot fituan vetem Shqiptaret. Ata i thane me vendosmeri “JO” - TopicsExpress



          

Sot fituan vetem Shqiptaret. Ata i thane me vendosmeri “JO” armeve kimike te regjimit diktatorial Sirian ne Shqiperi. Ata treguan se jane te vetmit pergjegjes per jeten e tyre dhe se politikanet nuk munden kurrsesi te marin vendime kaq madhore ne emer te tyre. Ky ishte nje hap I madh perpara per qytetarine Shqiptare. Por ky ishte dhe nje sinjal I forte ndaj politikes se vendit. Ajo ka akoma shume per tu permiresuar e pune per te bere ne ruajtjen e standarteve te larta. Shqiptari, i tregoi politikaneve se nuk e kane me vendin shesheve, mes mitingjeve e brohoritjeve politike. Politikanet qe sot e kane vendin vetem ne parlament e zyrave te shtetit, atje ku ne i kemi mandatuar per te na perfaqesur e mbrojtur interesat tona. Shqiptaret protestuan mrekullisht bukur. Ata reaguan, u organizuan, folen, qendruan dhe u terhoqen nga vendi i protestes ne menyren me civile te mundshme. Cdo gje ishte e bukur ne kete proteste. Ajo ishte e depolitizuar, e paqte, e vendosur dhe krejt e edukuar. Ajo ishte krejt ndryshe nga grumbullimet politike te shemtuara, te ashpra, te dhunshme e deri te pergjakura qe kemi pare deri me tani. Ajo na jep shprese per nje te ardhme te ndritur Europiane. E kam dashur pafund cdo Shqiptar qe mori pjese aktivisht dhe pasivisht ne kete organizim; duke filluar nga me te apasionuarit e te vendosurit, tek indiferentet , tek te tremburit, te lodhurit, tek ata qe me shpejt mendonin te iknin sesa te qendronin, e deri tek ata qe edhe pse jo fizikisht ketu, e cuan zerin tone kudo neper bote...I kam dashur sepse secili nga to, mbarte thelle ne zemer revolten e justifikuar por dhe besimin e cilter se bashke mund t’ja dilnim. Dhe populli im i bukur ja doli sot te bente nje kthese ne historine e gjate e te mundimshe qe na ka ndjekur...na nxorri ballelarte nga nje erresire e sterzgjatur...Zoti e bekofte Shqiperine e te gjithe Shqiptaret
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 20:58:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015