Speciale: Top 10 golat e paharruara të Barcelonës Barcelona - TopicsExpress



          

Speciale: Top 10 golat e paharruara të Barcelonës Barcelona është skuadër që njihet si vend që kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj që nga Laszlo Kubala e deri te Lionel Messi. Blaugranët kanë pasur në skuadër disa emra të mëdhenj, teksa tifozët që janë ulur në Camp Nou dhe ato jashtë tij, kanë pasur mundësinë të përjetojnë disa gola që do të mbeten cdo herë në historinë e kësaj skuadrë, duke u bazuar në vlerat e tyre. Ne kemi bërë një listë prej 10 golave më të paharruar të Barcelonës që nga viti 2000, duke u bazuar në kombinimin e aftësive dhe vlerës, secili më i paharruar se tjetri. 10- Ronaldinho vs Chelsea (2005) Kjo është saktësisht pse bota e futbollit e do ende Ronaldinhon dhe i mungon shumë. Pak më largë se zona e 16 metërshit, Ronaldinho bëri dicka që askush nuk e priti. Ai thjeshtë goditi topin, por edhe në ditën e sotme të gjithë janë të befasuar sesi ai e bëri atë. Me rezultatin aktual ishte Chelsea që shkonte më tutje, por me golin e Ronaldinhos që e shënoi nga vendi, rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve ishte 4-4, teksa Barcelona kishte përparsi për shkak të golave të shënuar si mysafir. 9- Marc Overmars vs Liverpool (2001) Goli i Overmars ishte njëri nga shembujt më të mirë për sa i përket Tiki-Takas të përpunuar nga Guardiola. Para se të arrinte ky gol, lojtarët e Barcelonës bënë një numër të madh të pasimeve në mesfushë, para se Xavi të bënte një super asistim për Overmars, i cili shënoi një gol të thjeshtë përballë portierit. Barca e fitoi takimin 3-1 midis Anfield. 8- Xavi Hernandez vs Real Madrid (2010) Ndoshta nuk është gola me vlera shumë të mëdha, pasi pikërisht në këtë takim, Barcelona shënoi fitore të paharruar ndaj Real Madridit me rezultat 5-0, në ndeshjen të ashtuquajtur La Manita. Sidoqoftë, mënyra sesi Xavi e shënoi atë gol, e bën atë me të vërtetë një maestro të futbollit. Ai me një rrotullim të thjeshtë, arriti që me një prekje të lehtë të topi të shënoj në portën e Casillasit. 7- Ronaldinho vs Real Madrid (2005) Goli erdhi pikërisht në fitoren e famshme prej 3-0 të Barcelonës midis Santiago Bernabeu, teksa golat erdhën pikërisht nga Ronaldinho. Sidoqoftë, goli i dytë është për tu lavduar dhe natyrisht për tu futur në histori, duke parë mënyrën sesi ai dribloi disa lojtarë të Real Madridit, para se të futej në zonë, ku me një goditje profesionale e la të shtangur Iker Casillasin. 6- Samuel Eto’o vs Manchester United (2009) Ishte pikërisht finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2009. Minutat e para të takimit i takonin Manchester Unitedit, pas disa rasteve ët mira të Cristiano Ronaldos. Sidoqoftë në minutën e 10 Samuel Eto’u futët në zonën e Manchester United duke e kaluar me mjaftë vështirësi një lojtar, dhe me anë të një goditjeje nga këndi pothuajse i vdekur arriti që disi ta fut topin në rrjetë, dhe më pas të fitojë titullin e kësaj gare. 5- Lionel Messi vs Getafe (2007) Keni dëgjuar ndonjëherë për golin e Maradonas? Ai i kaloi të gjithë lojtarët që nga mesfusha? Po këtë gjë normalisht që e di cdo adhurues i futbollit, por këtë gjë nuk e ka bërë vetëm legjenda e këtij sporti. Këtë gjë në futbollin modern e bëri edhe Lionel Messi. Ai e morri topin pikërisht nga mesi i fushës duke i kaluar fillimisht dy lojtarë, më pas edhe dy tjerë, në fund edhe portierin dhe shënoi një gol, i cili nuk e kishte të vështirë të futej në historinë e kësaj skuadre. 4- Rivaldo vs Valencia (2001) Sezoni 2000/01 ishte një sezon për tu harruar nga Barcelona, por jo nga Rivaldo. Në ndeshjen e fundit të sezonit, Barcelona u takua me Valencian për një luftë për vendin e katërt. Rivaldo shënoi dy gola para se Valencia ta barazojë rezultatin. Sidoqoftë, në minutën e fundit të takimit,pas një pasimi të bukur nga Frank de Boer, Rivaldo shënoi një ndër roveshatat më të bukura jashtë zonës së 16 metërshit duke i dhënë skuadrës njërin nga kualifikimiet më emocionuese në Ligën e Kampionëve. 3- Lionel Messi vs Real Madrid (2011) Goli për të cilin do flasim natyrisht se i kujtohet cdo njërit që e lexon këtë artikull. Ndoshta goli i Messit ndaj Getafes ishte goli më i bukur në karierën e tij, por edhe ky për të cilin po flasim është i paharrueshëm. Ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku në minutën e 86 Lionel Messi morri topin pothuajse nga mesi i fushës, për të kaluar të gjithë lojtarët e Real Madridit, dhe më pas të shënoj golin e dytë për skuadrën e tij. 2- Julian Belletti vs Arsenal (2006) Barcelona nuk ka fituar ndonjë trofe Europian për 14 vjet. Sidoqoftë, viti 2006 ishte fundi i pritjes së kësaj skuadreje. Gunners ishin të parët që kaluan në epërsi para se Eto’o të barazonte rezultatin. Në fund, Belletti u bë hero pa ndonjë pritjeje të lartë, pasi shënoi golin që i dhurroi skuadrës Ligën e Kampionëve, dhe i hapi rrugë për trofe tjera Europiane në vitet në vazhdim. 1- Andres Iniesta vs Chelsea (2009) Kanë kaluar katër vite,dhe ky gol nuk do harrohet kurrë. Ishin minutat e fundit të takimit, atëherë kur Iniesta i cmendi të gjithë katalanasit. Rezultati ishte 1-0, teksa me një barazim eventual ishte Barcelona që do arrinte në finale. Dhe ndodhi pikërisht ajo, Iniesta, me një goditje me të djathtën e tij nga vendi, bëri atë që nuk e priti askush, pavarësisht se kjo ndeshje do të jetë cdo herë në pikëpyetje për shkak të dëmeve të mëdha që morri Chelsea nga gjyqtari. Cka ju kujtojnë këto gola? Cilin nga këto e keni përjetuar? Shprehuni në hapësirën për komente…
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 14:11:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015