Sqarim për opinionin nga Adnan Rrustem Ditët e fundit KQZ-ja - TopicsExpress



          

Sqarim për opinionin nga Adnan Rrustem Ditët e fundit KQZ-ja ka vazhduar shkeljen e ligjit mbi zgjedhjet, me mos publikimin e listës së votuesve për sfidim dhe kundërshtim, ka shkelur vendimin për refuzimin e kërkesës së OSBE-s për sjelljen e aplikacioneve nga Serbia, vendimin për përcaktimin e afatit të pranimit të aplikacioneve edhe pas shtyrjes së dyfishtë, si dhe vendimin për fillimin dhe përfundimin e periudhës së sfidimit të listës së votuesve që është dashur të fillojë me 17 shtator dhe të përfundojë me 24 shtator, e cila nuk është realizuar fare. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, në debat e sipër, si pasojë e insistimit tim të drejtë dhe të bazuar që të marrë sqarime dhe insistimit të znj. Daka që të më pamundësojë parashtrimin e pyetjeve, debati dhe polemikat tejkaluan nivelin profesional dhe etik. Në një moment, duke lëshuar mbledhjen në shenjë kundërshtimi, e kam rënduar kryesuesen, z.Daka, me fjalët “Vetëm je femër se...”. Ky ka qenë një reagim i momentit i imi, për të cilin më vjen keq dhe i kërkoj falje si z.Daka poashtu edhe opinionit. Tashmë, organizimi i zgjedhjeve ka tejkaluar bazën ligjore, duke mos u përmbushur aktivitete obliguese ligjore, si dhe duke u zhvilluar operacione në kundërshtim më ligjin mbi zgjedhjet, rregullat dhe vendimet e KQZ-së. Për më tepër,duke u përfshirë në dialogun politikë me Serbinë, si dhe duke ju nënshtruar pasojave dhe obligimeve që kanë dalë nga dialogu, nuk po i përfillë ligjin, rregullat dhe vendimet. Bazuar në të gjitha këto, rëndësinë që këto çështje kanë për integritetin e zgjedhjeve, si dhe të drejtat dhe obligimet e mia si anëtar i KQZ-s, jam përpjekur që në mbledhjen e djeshme të KQZ-së ti ngris për diskutim të gjitha këto parregullsi. Kryesuesja e KQZ-s dhe disa anëtarë, të vetëdijshëm që KQZ-ja tashmë ka shkelur të gjitha këto afate, rregulla dhe vendime, refuzuan që të përfshihen si pikë e rendit të ditës. Për më tepër kryesuesja më mohoi të drejtën që si anëtarë i KQZ-së të parashtrojë pyetje për Sekretariatin që të informohem për këto çështje. Reagimi im ka ardhë si pasojë e të gjitha këtyre parregullsive, shkeljeve të vendimeve të këtij institucioni, dhe shkeljeve ligjore e kushtetuese që po bëhen nga ky institucion sistematikisht. Adnan Rrustemi 25 shtatori 2013
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 11:35:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015