Statistika. Tradita. Nostalgjia… Ose: Kur Bashkim Hoxha - TopicsExpress



          

Statistika. Tradita. Nostalgjia… Ose: Kur Bashkim Hoxha shkruante “Në çdo stinë” Një diskutim flesh me miqtë e mi Entela Binjaku dhe Elvi Sidheri në lidhje me disa filma të ish-Kinostudio, më nxitën të hedh këto pak radhë. Në fakt, po mendohesha prej disa kohe ta trajtoja këtë temë, duke ndërmendur si fillim filmin e Viktor Gjikës dhe Bashkim Hoxhës “Në çdo stinë”, ku pavarësisht nga ngarkesat ideologjike të kohës dhe diktatin e komisioneve, Anisa Markajan dhe Arben Imami, në kulmin e lulëzimit të tyre artistik, dy “fëmijë” të bukur e të talentuar, pothuaj për herë të parë në kinemanë, shqiptare, sjellin bindshëm episode të një dashuri romantike. (“Tana” e Kristaq Dhamos kishte trokitur më parë në këtë temë.) Sa i takon vëmendjes për trashëgiminë, së pari duhet të ketë një statistikë. Statistika përfshin gjithçka që krijohet në një lëmë të caktuar, mirë a keq, me vlera apo mediokre. P.sh., të gjithë librat shkojnë në bibliotekë; në tekste përshkruese, të gjitha ç’botohen përmenden dhe sistemohen për statistikë. Kjo ende nuk përbën traditë, është një pasuri formale, e domosdoshme. Më pas, vijmë te termi traditë; që do të thotë me e mbajt si gjë të çmuar çdo gjë me vlerë që është krijuar në fusha të ndryshme: letërsi, art, sport, histori, mësuesi, veshje, etj. Pra, nga “thesi” a në daçi magazina gjigande e statistikës, përzgjidhen, vlerësohen, tëharen ato më të mirat. Gjithsesi, ç’është krijuar më parë, nuk është mirë të mbeten - siç thotë një shprehje kosovare - “të hedhura në erë”. Nga kjo sjellje, çdo popull përcakton identitetin dhe qendrueshmërinë e vet. Sa për nostalgjinë, pak ka të bëjë me dy termat e mësipërm. Por në atë çka formëson kuptimi i parë i kësaj fjale, është krejt e natyrshme që njerëzit të kujtojnë, me nota të ndryshme, pamjet e jetës së dikurshme, në gjithë ngjyrat e mundshme; këtu përzihen: të pashërueshmit apo ekstremistët (që mendojnë se çdo gjë e asaj kohe ishte e mirë/ e keqe, pra e shohin gjithçka bardh’ e zi); dhe realistët, që përpiqen të ndajnë shapin nga sheqeri. (Tash së fundi, sheqeri na ka dalë “armik”. Shaka.) Por mund të diskutojmë ala…
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 17:31:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015