Stresi dhe shëndeti Veprimi i stresit mbi organizmin e njeriut - TopicsExpress



          

Stresi dhe shëndeti Veprimi i stresit mbi organizmin e njeriut varet nga rendesia, zgjatja, shpeshtesia, shumellojshmeria, shkalla e nderlikimit te kerkesave që i parashtrohen njeriut. Sa me i zgjatur ne kohë të jetë stresi aq me i rënde ka te ngjarë të bëhet. Kjo nuk do ti thote qe stresori fuqizohet, po aftesia jonë përballuese e organizmit ulet. Veprimi i stresoreve behet me i rëndë kur keta veprojnë në të njëjten kohë ose kur vijnë njëri pas tjetrit. Stresoret e shumte ose te fuqishem cojnë ne konsumim te organizmit, duke krijuar nje situatë që redukton në mënyrë dramatike aftesinë e organizmi për tju përshtatur kërkesave të mjedisit ku jeton. Aftesia intelektuale bie,pragu ndaj ngacmuesve rritet dhe reagimi behet i papershtatshem.Situata te tilla prodhojnë ose shpërthejne sëmundje te ndryshme, disa edhe te renda.Jo të gjithe njerëzit reagojn në të njejtën masë ndaj stresit. Në mënyre të vecante tipi A i personalitetit eshte me i priruri per te reaguar me stres te fuqishem ndaj ngacmuesve te mjedisit. Ne menyre te permbledhur këta tipa te perkufizohen si agresive, ambicioze, konkurrues, te orientuar nga puna. Tipi A është gjithmonë në gjëndje alarmi. Pikerisht këta perbejne pjesën më të madhe të njerëzve të prirur për stres të fuqishem dhe për tu sëmurur ky stres. Lidhja ndermjet situates së stresit dhe sëmundjeve nuk është e veshtirë për tu vendosur. Me ndryshimet biokimike qe lindin në gjak si dhe me ndryshimet e tjera në gjëndrat endokrine dhe dëmtimin e mbrojtjes imunitare, faktorët stresor mund të shkaktojne një numër të madh sëmundjesh në organizëm. Lidhja ndërmjet stresit dhe semundjeve të zemrës, hipertensionit arterial është e mirenjohur. Shumë herë infarktet e miokardit ndodhin pas nje zenie ne pune, pas një vdekjeje apo problemi familiar, pas një debati apo një humbjeje financiare. Neqoftese arteriet e zemres jane paraprakisht te ngushtuara nga arterioskleroza, gjatë stresit mbyllja mund te jetë e plotë dhe mund te lindë dhe infarkti. Stresi gjithashtu con në rënien e sistemit imunitar gjë që do ta lejoje më lehte organizmin ta bëhet pre e sëmundjeve. Ulcerat e stomakut, semundjet nervore dhe deri tek kanceret kane lidhjen e tyre me stresin.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 19:21:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015