Struktura e re e qeverisë, do shtohen pesë ministri, Rama i - TopicsExpress



          

Struktura e re e qeverisë, do shtohen pesë ministri, Rama i kënaq të gjithë Zbulohet struktura e re e kabinetit qeveritar. Socialistët dhe aleatët e saj të LSI-së duket se kanë vendosur që të ndryshojnë strukturën e qeverisë, bazuar edhe në prioritetet e programit të tyre, të bërë publik edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve. Burimet nga partitë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane bënë të ditur dje, se 4 janë ministritë që do të ndahen, për të krijuar “bijëza” të tyret. Kështu Ministria e Punëve Publike dhe Transportit pritet të ndahet në Ministrinë e Transporteve, e cila thuhet se do t’i lihet LSI-së. Mendohet se do të drejtohet nga Ylli Manjani. Prej ministrisë së vjetër do të dalë edhe një tjetër ministri, ajo e Zhvillimit Rural. Meqenëse PS i ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe fshatit dhe zhvillimit të tij, ka menduar që kjo të ketë një dikaster përgjegjës. Ministria e Brendshme do të ndahet sërish si para vitit 2005, në kohën kur qeveria drejtohej nga socialistët. Veç Ministrisë e Rendit, e cila deri më tani thuhet se do t’i besohet Saimir Tahirit, do të jetë ajo e Pushtetit Vendor, dikaster që në kohën e socialistëve është drejtuar nga Bashkim Fino, Ben Blushi, ndërsa tashmë ende nuk përflitet një emër i saktë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të ndahet gjithashtu në dy pjesë, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë dhe në Ministrinë e Energjetikës. Për të parën flitet se do të jetë Mimi Kodheli që do ta drejtojë, nëse ajo pranon të heqë dorë nga mandati i deputetes. Nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve do të dalin plot 3 dikastere të reja. Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të jetë një nga dikasteret, më pas një tjetër ministri do të jetë për Rininë dhe Emigracionin, për të cilën flitet Erjon Veliaj. Dhe një ministri e veçantë do të jetë vetëm për Sportet, pra Ministria e Sporteve, për t’i kushtuar një rëndësi maksimale sportit. Kryeministri i ri, Edi Rama ka menduar që Ministrinë aktuale të Inovacionit dhe Telekomunikacionit ta zgjerojë dhe të mos e lërë vetëm me një ministër pa staf, por ta kthejë në një ministri (të ristrukturohet nga ministër, në ministri. Ende nuk dihet nëse për këtë pozicion do të lakohet emri i Milena Haritos, e njohur për dijet e saj në fushën e teknologjisë. Në fakt, kjo ndarje e re e kabinetit qeveritar, por edhe e përgjegjësive, nuk dihet nëse është bërë për shkak të premtimeve që duhen mbajtur kundrejt shqiptarëve apo për të kënaqur aleatët, por edhe të gjitha figurat brenda Partisë Socialiste, që u angazhuan në një proces të gjatë të hartimit të programit të partisë.
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 06:44:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015