Studentja e Shkencave Politike josh 45-vjeçarin nga Zvicra dhe i - TopicsExpress



          

Studentja e Shkencave Politike josh 45-vjeçarin nga Zvicra dhe i grabit paratë Një shtetas zviceran është grabitur në Tiranë, pasi ka rënë në kurthin e ngritur nga “e dashura” e tij shqiptare. Vajza dyshohet se ka bashkëpunuar me të fejuarin e saj shqiptar dhe tre të afërm të tij nga Laçi, duke planifikuar t’i grabisnin zviceranit paratë e pajisjet elektronike që mbante në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 8 gusht, në ashensorin e pallatit ku banonte 47-vjeçari nga Zvicra, Andrea Pietro Grasselli, në rrugën “Faik Konica”, prapa gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Mesnatën e të hënës, policia e Tiranës ka arritur të arrestojë pesë autorët e përfshirë në ngjarje. Autorë të drejtpërdrejtë të grabitjes, sipas policisë kanë qenë dy vëllezër binjakë nga qyteti i Laçit, Kristofor e Igzidor Palushaj, 19-vjeçarë, e kanë kërcënuar me pistoletë, duke i marrë portofolin shtetasit të huaj. Hetimet kanë gjetur se plani për realizimin e vjedhjes është kurdisur nga studentja e Shkencave Politike nga Berati, Lorena Ismailaj dhe i fejuari i saj, student në të njëjtën degë, Florenc Marashi, 19 vjeç, nga Laçi. I riu kishte pranuar që e fejuara e tij të joshte 47-vjeçarin, pasi kishte kuptuar që ai kishte para. Vajza ka krijuar një raport intim me të huajin, në mënyrë që të studionte gjithçka në apartamentin e tij e më pas me të fejuarin dhe të afërmit e tij të gjenin momentin e volitshëm për ta vjedhur zviceranin. Policia tha se autorët kishin planifikuar të hynin në apartamentin e të dëmtuarit në katin e tetë të pallatit. Studentja Ismailaj kishte siguruar edhe një kopje të çelësit të shtëpisë së zviceranit, por plani i vjedhjes ka ndryshuar papritur. Kur ishin nisur për në banesën e të huajit, autorët janë përballur me zviceranin në hyrje të pallatit. Grabitësit e kanë shtyrë të dëmtuarin drejt ashensorit dhe, duke e kërcënuar me pistoletë, i kanë marrë portofolin, ku dyshohet se kishte rreth 2 mijë euro.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 10:50:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015