Studim mbi vijimësinë gjuhësore Shumero – Shqiptare Nga - TopicsExpress



          

Studim mbi vijimësinë gjuhësore Shumero – Shqiptare Nga Anastas Shuke Studiues – Shumerolog Në dokumentet antike, si te Pauzania edhe te Asiusi i Samosit, Pellazgu hyjnor na paraqitet si i Lindur nga Dheu, apo Gea (Ki-a) e Lashtë dhe, gjithashtu, si i lindur nga Toka e Zezë. Por studiuesit e ndryshëm nuk janë marrë me shpjegimin e plotë e të lidhur të këtyre thënieve për pellazgët, duke e nënvlerësuar kështu saktësinë e atyre përshkrimeve, të cilat e lidhin këtë zanafillë jo thjesht me Dheun e Lashtë, por edhe me Dheun/Tokën e Zezë. Unë mendoj se përcaktori “e zezë” nuk na paraqet thjesht një tokë pjellore, por cilësinë më të dukshme që ka një tokë naftëmbajtëse, me aq shumë naftë sa bulëzon në sipërfaqen e tokës, siç na e shpjegon qartë Zitçini në “Planeti i 12-të”, fq. 34. Ky arsyetim na lidhet fare mirë me thëniet e Aleksandrit të Madh kur do nisej drejt atyre viseve të Lindjes së Afërt antike, drejt Kal.de.as = Kall.Dhe.A = e kallur (n’) dhe’ asht – “ku kanë rrënjët të parët tanë”. Gjithashtu, e mbiquajtura Mesopotami, ku u zhvillua kultura e lartë e Shumer-it apo “Shum.ara = tokë e begatë = Tokë apo Ki e nginjur”, na ka lënë trashëgim shenjën e AN-it apo SHAR-it, Zotit kryesor Shumer në heraldikën ilire dhe atë të Skënderbeut, siç e përmendëm në shkrimin e kaluar. Më në fund, realiteti i njohur i dyndjeve Indoeuropiane rreth 2300 – 2000 pr.k., na e mbështet fare mirë përfundimin se Pellazgët janë vetë Shumerët e shpërngulur nga Toka e Lashtë, e gjithashtu, se zanafilla dhe identiteti Shqiptar kalon nëpër këtë varg segmentesh historike: Shumer – Pellazg – Ilir – Arbër – Shqiptar Nëse ky përfundim duket i nxituar, ju ftoj të jepni ARGUMENTE kundër. Sidoqoftë, përpjekjet studimore për vërtetimin e plotë të tij, sikurse u fol më parë, besoj se janë Zgjedhja më e Zgjuar, më me vlerë për NE shqiptarët, për të na e shqipëruar përfundimisht lashtësinë që besoj se do jetë mbështetja më e mirë për një rilindje a rifisnikërim të kombit tonë të shumëvuajtur. Një përpjekje të tillë gjuhësore kam mendimin se duhet ta ndaj me ju, sepse e mendoj si mjaft të rëndësishme për nga përfundimet themelore që dalin. Në dy shkrimet e mëparshme u paraqitën arsyetime bazuar në të dhëna historiko-epike dhe gjuhësore etimologjike për kuptimin e termit Pellazg. Gjithashtu u fol për vijimësinë e konceptit ZOT nga forma më e thjeshtë, zanafillore e tij te Shumerët e Pellazgët si Di-ngir, Di-mir, Di-patur apo “i zoti”, dhe më pas te grekët e lashtë si Zeusi – Zënësi/Ngjizësi i gjithçkaje. Këto etimologji nxirren me shqipen e sotme, me ndryshime fonologjike fare minimale si kalimet g – k – q, d – t, rënie zanoresh si “a” tek asht, etj. Koncepti shumer i Zotit vijon edhe në latinisht me Deus=De-us, pra Di-asht ose Di-o. Edhe në anglisht mund të kemi: God [Gad]=Ga-D (g~k) Ka-D(i) = Ka–Dije, etj. Thamë se gjuha është themeli i identitetit, prandaj një krahasim gjuhësor në lidhje me vijimësinë e saj në këta segmente të identitetit do ishte përpjekja më me vlerë për të provuar vërtetësinë e vargut të mësipërm të identitetit. Një zgjedhje e zgjuar do ishte krahasimi i drejtpërdrejtë i Shumerishtes me Shqipen sepse kjo do shmangte nevojën për t’u marrë me segmentet e tjera. Por si mund të bëhet ky krahasim kur shqipja është dokumentuar vetëm në shek. 15-të? Është e mundur, sepse këtë rrugë e kanë hapur studiues të ndryshëm që janë marrë me gjuhët e vjetra, të cilat janë, në fakt, tepër të shkëputura në kohë e kështu studiuesit në mungesë të të dhënave për ndryshime fonologjike na japin rrugë të përgjithshme studimi e krahasimi siç do ta shohim më poshtë. Një përmbledhje të këtij krahasimi të referuar dhe botuar në revistën shkencore të Institutit Alb-Shkenca po jua paraqes këtu më poshtë. Hyrje: Në studimet e ndryshme mbi prejardhjen e gjuhës Shqipe, për shkak edhe të dokumentimit relativisht vonë, shqipja konsiderohet apriori si pasardhëse në raport me greqishten e vjetër apo latinishten. Megjithatë, nëse do të donim një përparim të vërtetë në gjuhësinë historike të Shqipes apo në Albanologji, rruga më e sigurt dhe më e efektshme do të ishin studimet krahasuese me kulturat dhe gjuhët e lashta duke e lënë mënjanë njëherë e përgjithmonë paragjykimin, besoj krejt të gabuar, se Shqipja s’mund të jetë aq e vjetër sa të krahasohet me to. Mundësia e vijimësisë historike Shumer-Pellazg-Ilir-Arbër-Shqiptar, do na sugjeronte studimin krahasues të Shumerishtes e Shqipes. Studimi i gjuhës së paklasifikuar Shumere, është “në nivel të paplotë, me çështje themelore ende të pazgjidhura” (Hayes, 2000). Arsyet e vështirësive, sipas Hayes, përfshijnë: 1- Nuk janë zbuluar deri më sot lidhje gjenetike me ndonjë gjuhë tjetër të njohur. 2- Shkrimi kunjiform s’e paraqet në marrëdhënie një për një, leksikun dhe gramatikën e Shumerishtes, duke vështirësuar rindërtimin morfologjik. 3- Transliterimi bazohet në leximin Akadisht të shenjave logografike/rrokjore; fjalori është rindërtuar kryesisht mbi bazën e listave leksikore Akadisht/Shumerisht. 4- Mungojnë folësit amtarë; gjithashtu s’ka një listë standarde të leximit të shenjave Shumerisht. Ekzistojnë tekste që përshkruajnë fundin e Shumerit klasik në rreth 2300 p.k. si ngjarje tepër të rëndë. Një tekst titulluar “Vajtim mbi rrënimin e Shumerit” thotë: “Mbi Dhe (Shumer) ra një fatkeqësi / e panjohur për njeriun / që s’ish parë kurrë më parë /Një stuhi, një Erë e Ligë vërtitej në qiejt… / Lumenjtë rridhnin me ujë të hidhur / Njerëzit të tmerruar mezi merrnin frymë / Era e Ligë i zuri s’u la më asnjë ditë / gojë të mbytura në gjak / fytyra e zbehtë prej Erës së Ligë / Thëntë Ani, mbreti i zotave,/“Është mjaft”; / Dhëntë Enlili, mbreti i vendeve, / një fat të mbarë!” Për vërtetësinë e ngjarjes dëshmon edhe historiani i njohur babilonas Berossus. Ajo që pasoi duhet të ketë qenë një dyndje përfundimtare larg qytetit të Urimit, LARG Shumerit. Këtu gjejnë lidhje dy momente: a- Dyndjet Indoeuropiane (ProtoIE) mendohet se ndodhën në rreth 2400-2200 p.k., rreth të njëjtës periudhë me datimin e rrënimit të Shumerit klasik – Urim II. (Sitchin,1976) b- Straboni përdor për pellazgët termin “PeLARGos”, tërë autorët antikë “quanin PeLARG-ë banorët Europianë në brigjet e Mesdheut apo në Europën Jugore”. (R. D’Angely, 1998). Sipas Pauzanias (VIII, 1, 2) PeLARGosi (heroi eponim Pellazg) është i pari njeri lindur në Tokë, etnia e të cilit i përket një qytetërimi prehistorik Neolitik….(Sh.M.Ömer, 2008); gjithashtu Pausania dhe Asiusi i Samos-it shkruajnë: “Pelasgu, ai që ngjante me hyjnitë, ka lindur nga toka e zezë, mbi majat e maleve të larta dhe është fillim i racës së njerëzve.” Dyndjet pas rrënimit të Urim II mund të jenë emërtuar IndoEuropiane nisur nga afërsia e krahasueshme në kohë me gjuhën më të vjetër të njohur të grupit IE – Saskriten. Këto dyndje mund të ketë qenë përbërë vetëm nga popullsia Shumere (Urim-60.000) që kaloi Azinë e Vogël drejt Ballkanit e Europës, të ardhur Pe-LARG=prej-larg. Etimologjia e drejtpërdrejtë që propozoj, s’është rastësi, por mbështetet në analizat etimologjiko-semantike të Shumerishtes. Edhe personazhet e epikës “Muji e Halili” e mbështesin këtë. Kultura Shumerenisprej Neolitit, dhe ka qenë vendosur në “tokën e zezë” në përputhje me ç’na thotë Pauzania. Gjuha shqipe është klasifikuar si degë më vete e grupit IE, pa nëndegë të saj, nga Franz Bopp-i rreth 160 vjet më parë(1852), kohë kur Shumerishtja nuk njihej e nuk u konsiderua ndonjë lidhje me të. Shqipja pranohet përgjithësisht se bën pjesë ndër gjuhët e vjetra IE. Por, problemi bazë në një studim krahasues do ishin ndryshimet fonologjike, të cilat për rastin e Shqipes janë deri më sot të dokumentuara prej shek. 15, pra mjaft vonë. Por ato nuk mund të jenë dhe për fat nuk janë e vetmja rrugë studimi. Gjuhësia si shkencë, nuk përbëhet e nuk studion vetëm ndryshimet fonologjike, të cilat janë përdorur e vazhdojnë të përdoren si elementi bllokues i çdo përparimi në studimet gjuhësore për historinë e shqipes e në përgjithësi të Albanologjisë. Gjithashtu, duhet thënë se në rastin e një studimi krahasues me një gjuhë të tillë kaq të vjetër sa Shumerishtja (4000-2000 pr. k), çdo gjuhë IE do ishte pothuaj në të njëjtat kushte dokumentimi me shqipen. Kujtojmë këtu që gjuha Sanskrite (latinishtja indo-iraniane), edhe pse ka qenë gjuha më e vjetër në grupin IE, është dokumentuar vetëm pas 1500 pr. K (Veda).Pokështu, dallimet thelbësore mes Shumerishtes dhe gjuhëve të mëvonshme të zonës së LAA, “janë përcaktuar tashmë përfundimisht”, pra janë përjashtuar lidhjet me gjuhët që kanë afri gjeografike. (Hayes, 2000). Për problemin e ndryshimeve fonologjike ka edhe studime që tregojnë se në raste të veçanta, në varësi nga kushtet historike e gjeografike-ambientale, ndryshimet fonologjike mund të jenë tepër të vogla ose të papërfillshme. Për studiuesin Xhelal Ylli në një projekt të përbashkët në Universitetin “Erlange”, në Gjermani, rezulton “konservim i gjuhës sllave për mbi 500 vjet”, në ndonjë fshat të zonës verilindore të Shqipërisë, pra në kushte jo aq të favorshme. Përmendim gjithashtu rastin e Islandës me një konservim prej mbi 1000 vjet, siç më pohon J. A. Halloran, si edhe qëndrueshmërinë e vetë Shumerishtes prej afër 2000 vjet. Pra, ekziston mundësia që edhe shqipja të ketë konservuar të paprekur fondin bazë të saj për një kohë tepër të gjatë, ndoshta që nga koha e Shumerëve, siç do përpiqemi të tregojmë. METODA A – Studimi strukturor i Shumerishtes, ngjashmëritë me Shqipen: krahasimi tipologjik, ergativiteti i Shumerishtes – Trajta e shkurtër e Shqipes. Aglutinativiteti shprehur në zbërthimet etimologjiko-semantike të Shumerishtes nëpërmjet Shqipes. B – Krahasimi etimologjik tregjuhësh Shumerisht-Anglisht – shqip i fjalëve, shprehjeve dhe fjalive të ngjashme fonetikisht mbështetur nga të dhëna historiko-epike, dhe referenca gjuhësore Shumerologjike. Krahasimi me anë të “Listës Sëadesh” është i pamundur e i pasigurt, pasi nuk ekzistojnë fjalorë të mirëfilltë e të saktë të gjuhës Shumere. Parimi bazë i mbajtur parasysh në analizën etimologjike është se terminologjia Shumere, si dhe e tërë lashtësisë, është përshkruese. Strukturat semantike disa fjalëshe apo fjalitë janë tregues me vlerë të mirëfilltë e të plotë krahasuese. Megjithatë, mbledhja e krahasimi i drejtpërdrejtë vetëm nga ana gjuhësore-etimologjike e fjalëve të ngjashme të Shumerishtes me shqipen do të ishte një metodë e pasaktë dhe e pambështetur. Prandaj, është parapëlqyer një nga metodat e njohura që është përdorimi i një gjuhe ndërmjetëse/ndihmëse si p.sh. Anglishtja, duke realizuar një krahasim tipologjik e, gjithashtu, për fjalë të ngjashme fonetikisht, një krahasim etimologjiko-semantik tregjuhësh Në përgjithësi jam i mendimit se për të vendosur nëse një fjalë është e huaj, nuk mjafton që ajo në dukje të ketë hyrë në fondin e shqipes nga gjuhë të tjera. Fillimisht duhet zbuluar etimologjia e mundshme e saj në gjuhën e pretenduar, pastaj të krahasohet kjo me etimologjinë e mundshme në Shqip, e mbi bazën e krahasimit të etimologjive konkurruese, të vendoset nëse është apo jo në fondin e parë të Shqipes Krahasimi tipologjik Shumerishtja konsiderohet “gjuhë e izoluar”, e vdekur prej 2000 pr.k. Ka pasur dy dialekte: EME.KU (EME.KA) ose EME. GIR (EME.GI/EME.KIR), si dialekti kryesor, dhe EME. SAL (EME.SHAL). S’është përcaktuar etimologjia për të parin por quhet “gjuha e Shumerit”; i dyti “gjuha e grave”, pasi shenja kunjiforme për SAL/SHAL është përkthyer uterus/vulva dhe ka formën (Halloran/Hayes). Semantikisht shqip: E.Me.Shal. Po kështu mund të kuptohet edhe termi i dialektit bazë. Ergativiteti, Aglutinativiteti, Tipologjia e Rendit të fjalëve, përbëjnë elementët izolues të Shumerishtes nga gjuhët e grupit IndoEuropian dhe Semitik. Nëpërmjet tyre “Shumerishtja punon ndryshe nga gjuhët e dy grupeve” (J.L.Hayes, 2000). Deri sot e vetmja gjuhë ergative në Europë konsiderohet ajo Baske që “ka Ergativitetin më të gjithanshëm në planet” (R.L.Trask, 1997) Gjuhët janë të tipit “emërore-kallzore” ose “ergative”. Në “ergativet” kryefjala (agjenti) për folje kalimtare është në rasën “ergative,” dhe ndiqet nga kallëzuesi (S-V-O). Në Shumerisht rasa ergative shënohet me mbaresën –e të kryefjalës/agjentit. Vlera e ergativitetit, është një përcaktim dyfish, kuptim më i mirë, më intuitiv i rolit veprues të agjentit. Të analizojmë shembullin e mëposhtëm në Shqip e Anglisht (Hayes,2000): “The boy rolled the ball doën the hill” – Djali rrokullisi topin tatëpjetë kodrës. Djali=Agjenti; topi=pacienti. Përkthimi i mësipërm është i fjalëpërfjalshëm. Por Shqipja ka mjete të tjera veç lakimit: Djali e rrokullisi topin tatëpjetë kodrës. Trajta e shkurtër “e” jep përcaktim dyfish, kuptim më të mirë, më intuitiv të rolit veprues të agjentit, siç e sqaron Hayes ergativitetin e Shumerishtes. Pra, Shqipja mund të jetë ergative, dhe gjithashtu mund ta ketë krejt të njëjtë atë me Shumerishten, duke përdorur të njëjtën “e” për ta realizuar. Por, këtu s’kemi “rasën” ergative –e, por trajtën e shkurtër. Ndryshimi nga modeli Hayes, mund të vijë nga problemet e shkrimit kunjiform dhe transliterimit me rregullat Akadisht (pika 2;3), që çojnë lehtë në rindërtim morfologjik të gabuar. (Ky arsyetim pranohet nga sumerologu i njohur J.A.Halloran nga USA). Profesori Hayes, duke analizuar më pas “vargun foljor” Shumer, flet për ekzistencën e disa parashtesave dhe prapashtesave (apo mbaresave) të tij, të cilat kanë funksionet që vijojnë: MP- parashtesë e mënyrës që ndoshta krijon lidhoren, kushtoren e ndonjë tjetër; CP- Parashtesë e ashtuquajtur e zgjedhimit (rreth 6), një veti misterioze që mund të shprehë afërsinë e folësit me veprimin (mu), marrëdhënie të agjentit me veprimin, apo ndoshta përfshirjen emocionale/mendore të folësit në veprimin që kryhet; DP- Parashtesë që risjell/regjistron/lidh marrëdhëniet e rasave në fjali, në një marrëdhënie të përcaktuar saktë një për një, dhe thotë se DP mund të jenë të përngjitura 2,3 deri edhe 4 të tilla, por DP e rasës dhanore është gjithnjë e para; PA – Prapashtesë që tregon “mundësi”; Dhe thotë se në Shumerisht mund të ndryshojë edhe rrënja e foljes sipas aspektit, i kryer/i pakryer. Pothuaj të gjitha këto parashtesa, prapashtesa apo dhe ndryshimi i rrënjës në të kryerën, janë prezente edhe në Shqip. Rolet e përmendura të MP (nu=nug) dhe CP (mu) në Shqip i kryejnë pjesëza apo nyje të ndryshme apo edhe trajta e shkurtër. Rolin e DP, sikurse duket, e kryejnë trajtat e shkurtra dhe ato të përngjitura. Në rolin e PA mund të jenë prapashtesat e mënyrës dëshirore dhe habitore. Gjithashtu Shqipja ka plot raste kur rrënja e foljes ndryshon sipas aspektit i pakryer/i kryer psh: bie – ra; vij – erdha, shikoj – pashë, rri – ndenja, etj. Në Akadisht e kryer / e pakryer = hamtu/maru, që në shqip afron me jam tu/maru (e anasjelltë). Rendi i fjalëve në fjalinë Shumere mendohet të jetë (në formën e patheksuar): S-O-V, kryefjalë, kundrinor, kallëzues (Ani neri a(sht)). Edhe në Shqip, pavarësisht rregullit të ngulitur sot, edhe prej ndikimit të gjuhësisë, që është S-V-O, mund të përdorim renditjen SOV pa ndryshuar asgjë në kuptim (veç theksit): An-i është njeri = An-i njeri është. Fjalitë ergative, siç e pamë më lart, e kanë rendin SVO të detyrueshëm, si edhe në shqip. Pra, edhe tipologjia e rendit të fjalëve nuk përbën për Shqipen, ndryshim ndarës nga Shumerishtja. - Në Shumerisht, Gjinorja/pronore realizohet kryesisht me prapashtesën –ak, (Hayes, 2000), e cila në kunjiform paraqitet nga pjesë të dy shenjave, –a.k– “(m)a. ki4/ke4”, me transkriptimin –a/–ak. Po kështu edhe në Shqip kemi përdorimin e prapashtesës –ak si psh: durrsak, ushtarak, fshatarak, vezake, etj., të cilat semantikisht shprehin rasën gjinore: i Durrësit, i ushtrisë, i fshatit, (me formën) e vezës, etj. Pra, përputhja është e dukshme. Gjithashtu, Sumerologë të ndryshëm mendojnë se edhe e2 = shtëpi, tempull, shtëpiake, familje, fis, paraqet një formë pronore (gjinore), duke pranuar se (ndoshta) Shumerishtja s’e ka fjalën “shtëpi.” Kjo formë e gjinores është krejt e njëjtë në Shqip, ne përdorim format: “e” këtij/atij, me një emër personi, për rastet e shtëpisë, familjes, fisit dhe madje edhe shtëpiakes apo gruas / bashkëshortes së dikujt. TOPONIME E. RI. DU – Ndoshta qyteti më i vjetër Shumer. Sipas Sitchin, vendi i zgjedhur për të ngritur ngulimin e parë; mund të kemi: E.Ri.Du(a)=Shtëpia ku dua të ri; ose A. Ri. Ta=ERDha SIPPAR – Qytet kryesor për veprimtaritë e drejtësisë / gjykatave. Edhe pozicioni në hartë kundrejt qyteteve të para Shumere ishte më verior. Pra, mund të gjejë mbështetje etimologjia: SIPPAR≈Si.(i)Par ose Sipër. (Sipas Zitçin: Sippar=Land ëhere “Eagles” nest = Toka ku kanë folenë “Shqiponjat”; Atëhere: Sippar ≈ Shqipja.ri ≈ Shqipëri) Urim – Uri5 – Qytet kryesor apo kryeqytet në disa dinasti Shumere, mbi 800 vjet (UrimII/III) Urim=Urim (Urim a.ki4) ≈ i uruar, i begatë). Lidhja me shqipen është e drejtpërdrejtë. Shuruppak – Tell Fara; Qendër me depot më të mëdha të drithit në zonën e Mesopotamisë (arkeol.); ka qenë edhe si qendër mjekësore, Shurup.ak = i Shurupit, Shëru + pi; sot Tell Fara ≈ drithë/farë, ose Del Fara. Shumer-Akad Ki.en.gir – Shumer / Ki.Uri – Akad (përkatësisht jugu e veriu i Mesopotamisë). Sipas Sitchin, Shumeri kish një tokë ku bujqësia “bëhej vetë”, tokë pjellore. Pra është e mundshme etimologjia: Ki.e.ngir = Tokë e nginjur ≈ tokë e begatë; (kujtojmë se:Urim(ma.ki4) ≈ i uruar, i begatë). E kundërta mund të ishte për Akadin verior: Ki.Uri = Tokë e uritur, mbështetur në “Vajtim për rrënimin e Shumerit”, nga e cila del se jugu – Shumeri – ishte hambari bujqësor. PËRFUNDIME E REKOMANDIME 1- Shqipja duket të jetë gjuha me lidhjet më të thella, apo gjenetike, me Shumerishten. Me një studim më të gjerë ndër-disiplinor do të mund të hidhej dritë përfundimtare për Zanafillën e Shqipes dhe segmentet Shumer-Pelasg-Ilir-Arbër-Shqiptar të historisë sonë. 2- Afritë nga ana tipologjike janë pothuaj tërësore: Ergativiteti i njëjtë e i përgjithshëm, që realisht është veç një emërtim i ri për trajtën e shkurtër “e” të shqipes; Gjithashtu, gjinorja/pronore me “ak”, duket si gjurmë e pakundërshtueshme e Shumerishtes në Shqipen. 3- Shumerishtja duket se na jep çelësin etimologjik për shqipen, e na siguron burimin më të lashtë, zanafillor, për dokumentimin e saj 4- Studimi më i plotë e ndërdisiplinor kërkon krijimin e një bërthame studimore Shqiptare në Shumerologji, që mund të realizohet vetëm me mbështetjen e organizmave përkatëse shtetërore. Meqenëse shumerologjia, sot mbi 100-vjeçare, është një fushë e re për shqiptarët, fillimisht studimin e materialeve do të duhej ta bënim tërthorazi nëpërmjet gjuhëve të dyta duke shfrytëzuar studimet ekzistuese. Por njohuritë e fituara në këtë rrugë do të ishin gjithnjë gjysmake e shpesh kontradiktore, sikurse janë edhe vetë përfundimet e Shumerologëve të ndryshëm deri më sot. Prandaj, ndoshta e vetmja rrugë e sigurt drejt suksesit do ishte ajo më e vështira, studimi i materialeve drejtpërdrejt në kunjiform.
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 08:13:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015