Stërvitet me Jordaninë, Uruguaji shkon në Brazil - TopicsExpress



          

Stërvitet me Jordaninë, Uruguaji shkon në Brazil 2014 Uruguaji siguron praktikisht një biletë për në Brazil 2014, ndonëse duhen pritur edhe 90 minutat e kthimit me Jordaninë, që zyrtarisht 2 herë kampionët e botës t’u bashkangjiten skuadrave të tjera të mëdha në eventin më të rëndësishëm të futbollit. Sfida e parë play-off ndaj skuadrës aziatike rezultoi thjesht në ndeshje stërvitore për Uruguajin, që me fitoren 5-0 në fushën e Jordanisë tregoi edhe një herë se kombëtaret aziatike janë shumë larg në cilësi për të synuar pjesëmarrjen në botëror.Takimi u zhbllokua në minutën e 22 nga Pereria, ndërsa 3 minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë Stuani dyfishoi reuzltatin duke shuar cdo shpresë të Jordanisë për të marrë rezultat pozitiv në fushën e saj. Uruguaj me lojtarë të mëdhenj në përbërje si Kavani dhe Suarez dominoi letësisht edhe në fraksionin e dytë, duke shënuar tre gola të tjerë. Në të 69 realizoi Lodeiro, i asistuar nga Kavani, ndërsa 9 minuta më pas Rodrigez i coi shifrat në 4-0. Në kohën shtesë shtoi emrin në listën e golashënuesve edhe Edinson Kavani, duke vulosur fitoren e thellë 5-0 të përfaqësueses latino-amerikane, që në sfidën e kthimit thjesht mund të përmirësojë statistikat e në parballjen e dyfishtë me një ekip modest së Jordania.
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 19:00:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015