Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është duke synuar që të - TopicsExpress



          

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është duke synuar që të thyejë rekordin e ikonës së Real Madridit, Raul Gonzalez, për numrin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve. Argjentinasi ka shënuar hettrik në sfidën ndaj Ajaxit të mërkurën, duke arritur kuotën e 62 golave në garën më prestigjioze të futbollit evropian. Raul i ka 71 gola dhe Messi po mendon të thyejë një rekord të radhës të rëndësishëm në karrierën e tij. “Ideja e tejkalimit të Raulit në krye të golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve është një sfidë e mirë. Por, nuk është gjë esenciale. Ne, si ekip, kemi synime tjera më të rëndësishme. Për shembull, të arrijmë sa më larg në këtë garë. Të tentojmë ta fitojmë atë përsëri”. “Sigurisht se jam i kënaqur me hettrikun tim, i cili është rezultat i lojës së mirë të ekipit. Nëse do të jem realizatori më i mirë në fund të sezonit, kjo nuk më intereson, vetëm dua që ekipi të luajë mirë”, ka deklaruar Messi për faqen zyrtare të UEFA-s
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 06:18:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015