Sulmuesi i Spanjës, David Villa, thotë se është i impresionuar - TopicsExpress



          

Sulmuesi i Spanjës, David Villa, thotë se është i impresionuar me formën që ka treguar Brazili në Kupën e Konfederatave dhe dëshiron që ta shmangë një përballje eventuale me ta në gjysmëfinale të kësaj gare. Spanjës i duhet vetëm një pikë ndaj Nigerisë për që ta sigurojnë pozitën e parë në grupin e tyre dhe kjo do t’u siguronte atyre shmangien e Brazilit në gjysmëfinale, teksa do të përballeshin me Italinë. “Brazili po luan shumë mirë në këtë turne. Ata janë rival i vështirë kështu që shpresoj të fitojmë ndaj Nigerisë, në mënyrë që t’iu shmangemi ndeshjes me ta në gjysmëfinale”. “Ata kanë lojtarë ofanziv shumë të shpejtë dhe loja e tyre është e rrezikshme. Ata gjithashtu janë të fortë në mbrojtje, vetëm shikoni statistikat”, deklaroi Villa.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 12:10:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015