Superfruta befasuese Shega Shega është kultivuar që nga - TopicsExpress



          

Superfruta befasuese Shega Shega është kultivuar që nga lashtësia, por një kërkim i ri ka zbuluar fakte surprizuese rreth të mirave të kësaj frute. Ajo mund të ndalojë përhapjen e kancerit, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ka efektin e viagrës te meshkujt. Për më tepër, fruta ka pak kalori dhe nuk është e ngarkuar me lëndë ushqyese. Shega ka nivel të lartë të vitaminës C, kaliumit dhe është i pasur me antioksidantë. Nëse e konsumoni shegën më tepër si frut sesa si lëng, atëherë dietës suaj i keni shtuar edhe fibra. Sipas mitologjisë, kësaj frute rubin të kuq, është e vështirë t’i rezistosh. Disa studiues të Biblës besojnë se është shega, jo molla fruta e ndaluar e kopshtit të Edenit. Në mitologjinë greke Persefoni, e bija e Zeusit që u martua me Hadin, u dënua të kalonte gjashtë muaj në Mbretërinë e Botës së Hijeve, vetëm sepse u zu duke ngrënë shegë.
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 19:27:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015