Superkupa e Bayernit Bayern Munich është fitues i Kupës - TopicsExpress



          

Superkupa e Bayernit Bayern Munich është fitues i Kupës Evropës pasi arriti të mposhtë skuadrën e Chelsea në finalen e zhvilluar të premten mbrëma në "Eden Arena" në Pragë të Çekisë. Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë shumë të bukur përplot me aksione. Dhe, ishte minuta e 8-të kur Fernando Torres shënoi golin e parë të takimit duke e demoralizuar tifozerinë e Bayernit. Ndeshja vazhdoi me epërsi në rezultat të Chelseat deri në minutën e 47-të kur përmes një gjuatje të fuqishme nga distanca, Franc Ribery shënoi golin e barazimit, i cili përkundër shumë aksioneve nga të dyja skuadrat mbeti i pandryshuar deri në fund të 90-të minutëshit. Më pas, skuadrat zhvilluan edhe dy shtesat nga 15 minuta. Në minutën e 93-të, Eden Hazard arrin të shënojë duke kaluar në avantazh Chelsean, 2-1. Pesë minuta më vonë, Ramires përjashtohet nga loja pas kartonit të dytë të verdhë ndërsa Chelsea detyrohet të luaj me një lojar më pak deri në fund të takimit. Bayern tenton të barazojë prëmes dy gjuajtjeve të Mangjukiç por Chec është i pathyeshëm. Në fund të shtesës së dytë, Bayern padiskutim ishte më i miri dhe u luajt pothuajse vetëm në portën e Chelseat megjithatë pa rezultat deri në 60 sekondat shtesë të shtesës së dytë kur Martinez arriti të shënojë për ta çuar ndeshjen në penallti për të vendosur për fituesin. Pas gjuajtjes së penalltive, Lukaku ishte futbollisti i vetëm i cili dështoi të shënonte penalltinë duke ia dhuruar fitoren Bayern Munichut. Me këtë fitore, Bayern Munich kalon në histori si skuadra e parë gjermane që fiton Superkupën e Evropës. (boss) Video: vk/video_ext.php?oid=219672586&id=165857361&hash=4c6ff77ec58b9bb5&hd=3
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 22:35:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015