Superliga e Kosovës mbetet tregu më i përshtatshëm për - TopicsExpress



          

Superliga e Kosovës mbetet tregu më i përshtatshëm për futbollin shqiptar në këtë merkato vere. Përveç Partizanit dhe Skëndërbeut, që kanë afruar disa nga elementët më cilësore nga ky kampionat, edhe Besa synon të ruajë traditën e viteve fundit, duke arritur marrëveshjen me dy lojtarë kosovarë, Fisnik Ramadanin e Lirisë dhe Bajram Jashanican e Hysit. Të dy këta futbollistë luajnë në mbrojtje dhe mendohet se do t’I japin siguri prapavijës së skuadrës kavajase, që gjithsesi mbetet prapa përsa I përket ndërtimin të një grupi konkurrues për sezonin e ardhshëm. Vështirësitë e kaluara gjatë sezonit të shkuar dhe që kulmuan me marrëdhëniet konfliktuale presidencë-bashki, vazhdojnë të mbeten shqetësim për tifozët kavajas. Mes presidentit Bizhdili dhe krybashkiaku Elvis Roshi ende nuk ka një bashkëpunim frytdhënës, çka reflektohet edhe me vonesat në ndërtimin e skuadrës. Bashkia nga ana e saj ka siguruar se do t’u përgjigjet të gjitha detyrimeve , në bazë të përqindjeve të aksioneve që zotëron, ndërsa barra më e rëndë I bie presidentit Bizhdili që ka 67% të aksioneve të Besës. Sipas programit Besa duhet t’I nisë përgatitjet më 10 Korrik, por edhe pse janë bërë publikë emrat e disa futbollistëve, fillimisht mbetet për t’u mësuar emri I trajnerit që do ta drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 19:09:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015