Së pari, Shqipëria, me mbarë trojet e saj etnike, që mbas - TopicsExpress



          

Së pari, Shqipëria, me mbarë trojet e saj etnike, që mbas vdekjes së Skënderbeut, ra nën sundimin e Perandorisë Otomane, derisa u shpall e pavarur në vitin 1912. Së dyti, trojet etnike shqiptare, siç u përmend më lart, Evropa dhe Rusia cariste filluan t’i copëtonin fill pas nënshkrimit të Traktatit të Berlinit. Por edhe sapo Shqipëria u shpall e pavarur, përsëri Evropa dhe Rusia u turrën me “hanxhar” në dorë, për të vazhduar copëtimin e trojeve etnike shqiptare, për llogari të sllavogrekëve. Kështu që ajo ngastër Shqipërie që shpëtoi “gjallë” vetëm me ndërhyrjen e presidentit amerikan Uillson në Konferencën e Paqes në Paris, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, s’kishte se si ta administronte Kosovën, si pjesë të territorit të saj. Por e keqja në këtë mes nuk qëndron në faktin se pse na zbavisin me përralla këta dy autorë rusë, me profesion njëri inxhinier mekanik (Rizhkovi) dhe tjetri fillimisht xhenerik makinash e më pas i arsimuar si përkthyes në një institut pedagogjik të gjuhëve të huaja. E keqja është se këta dy zotërinj, të paktën, t’ua lënë fjalën historianëve rusë [se këtyre “u shkon” shumë më tepër për shtat shtrembërimi i së vërtetës historike për çështjen e Kosovës, siç i “shkon” sidozot prof.dr. Vollkovit, drejtor i Institutit të Sllavianistikës, i cili, në qershor të vitit 1999, në intervista dhe shkrime të ndryshme, në një mënyrë fare të pacipë, deklaronte poshtë e përpjetë se “UÇK-ja e ka treguar veten një organizatë terroriste…”, se “në të ka pasur edhe mercenarë, edhe të ashtuquajtur vullnetarë të huaj-moxhahidinë nga vendet arabe” (Shaqir Vukaj, po aty, f. 435)], e jo të kërkojnë të bëhen vetë historianë “me paterica”. Për dijeninë e këtyre dy autorëve, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane në Kongresin e Berlinit, Mehmed Ali Pasha, mes çështjeve që propozoi për shqyrtim në seancën e 26 qershorit 1878, nënvizonte: “…kazatë shqiptare të Vuçiternit, të Kurshumlisë, të Urkupit (Prokuples) dhe të Leskovcit të mos shkëputen nga perandoria, dhe në rast se Kongresi do të vendosë të shkëputet ndonjë pjesë, gryka e Prepolacit…midis Kurshumlisë dhe Prishtinës dhe ajo e Grdelicë-Xeva që ndodhet midis Leskovcit dhe Vranjës t’i mbeten, në çdo rast Turqisë, meqenëse janë të domosdoshme për mbrojtjen e rretheve të Prishtinës dhe të Vranjës që, në këtë mënyrë, do të formonin nga kjo anë kufirin verior të perandorisë” ( Prof. Arben Puto, po aty, vll.I, f.153). Po ashtu, në memorandumin që disa shqiptarë, atdhetarë të shquar (mes tyre edhe Sami Frashëri dhe Seid Toptani), ia dërgonin Kongresit të Berlinit nga Stambolli më 20 qershor 1878, thuhej: “Ne mjaftohemi të tregojmë këtu kufijtë e saj (e Shqipërisë - E.Y.) që fillojnë nga Tivari, Shkodra me të gjitha malet e banuara nga katolikë, nga Peja, Kurshumlia, Prishtina, Leskovaci, Vranja, Shkupi, Përlepi, Manastiri, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Pindi, Kalarita dhe Narta dhe mbarojnë në gjirin e Ambrakisë. Ky vend, i përfshirë midis pikave të lartpërmendura dhe detit dhe që përbën historikisht, gjeografikisht dhe etnografikisht Shqipërinë, ka qenë prej katër shekujsh pjesë përbërëse e Perandorisë Otomane dhe e ka bashkuar historinë e vet ushtarake me historinë e Turqisë” (po aty, f. 151). Por që dy zotërinjtë e lartpërmendur të binden, po të duan, për kufijtë e vërtetë të Shqiprisë Etnike, le të shfletojnë edhe burime shkencore ruse. Ju rekomandoj të shfletojnë Fjalorin Enciklopedik Rus, të botuar në Sankt-Peterburg në vitin 1896. Ja se çfarë shkruhet në zërin “Albania”: “Albania (në gjuhën shqipe Shqipëria, në gjuhën turke Arnaut) është emertimi i pjesës perëndimore dhe jugperëndimore të zotërimeve të drejtpërdrejta të Perandorisë Otomane në Evropë. Duke përfshirë krahinat e Epirit të lashtë dhe të Ilirisë së lashtë, ajo vazhdon përgjatë brigjeve të Detit Jon dhe të Detit Adriatik, që nga Gjiri i Artës, deri në zonën që shtrihet matanë lumit Buna, nga 39 deri në 42 gradë të gjerësisë veriore. Në veri kufirin e saj e formon krahina që i është aneksuar Malit të Zi (Dulqinja) dhe Sanxhaku i Novipazarit që i ka kaluar Austrisë, në jug kufizohet me Gjirin e Artës dhe me mbretërinë e Greqisë, me të cilën Shqipërinë, që nga viti 1881, kur iu shkëputën ca territore, e ndan lumi i Artës. Në lindje…Shqipërisë i takojnë një pjesë e Thesalisë dhe e Maqedonisë. Sipërfaqja e këtij vendi …arrin në 134 mijë kilometra katrorë” (Russkij Encikllopediçeskij Sllovar. Sankt-Peterburg, 1896, f.359). Së pari, Shqipëria, me mbarë trojet e saj etnike, që mbas vdekjes së Skënderbeut, ra nën sundimin e Perandorisë Otomane, derisa u shpall e pavarur në vitin 1912. Së dyti, trojet etnike shqiptare, siç u përmend më lart, Evropa dhe Rusia cariste filluan t’i copëtonin fill pas nënshkrimit të Traktatit të Berlinit. Por edhe sapo Shqipëria u shpall e pavarur, përsëri Evropa dhe Rusia u turrën me “hanxhar” në dorë, për të vazhduar copëtimin e trojeve etnike shqiptare, për llogari të sllavogrekëve. Kështu që ajo ngastër Shqipërie që shpëtoi “gjallë” vetëm me ndërhyrjen e presidentit amerikan Uillson në Konferencën e Paqes në Paris, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, s’kishte se si ta administronte Kosovën, si pjesë të territorit të saj. Por e keqja në këtë mes nuk qëndron në faktin se pse na zbavisin me përralla këta dy autorë rusë, me profesion njëri inxhinier mekanik (Rizhkovi) dhe tjetri fillimisht xhenerik makinash e më pas i arsimuar si përkthyes në një institut pedagogjik të gjuhëve të huaja. E keqja është se këta dy zotërinj, të paktën, t’ua lënë fjalën historianëve rusë [se këtyre “u shkon” shumë më tepër për shtat shtrembërimi i së vërtetës historike për çështjen e Kosovës, siç i “shkon” sidozot prof.dr. Vollkovit, drejtor i Institutit të Sllavianistikës, i cili, në qershor të vitit 1999, në intervista dhe shkrime të ndryshme, në një mënyrë fare të pacipë, deklaronte poshtë e përpjetë se “UÇK-ja e ka treguar veten një organizatë terroriste…”, se “në të ka pasur edhe mercenarë, edhe të ashtuquajtur vullnetarë të huaj-moxhahidinë nga vendet arabe” (Shaqir Vukaj, po aty, f. 435)], e jo të kërkojnë të bëhen vetë historianë “me paterica”. Për dijeninë e këtyre dy autorëve, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane në Kongresin e Berlinit, Mehmed Ali Pasha, mes çështjeve që propozoi për shqyrtim në seancën e 26 qershorit 1878, nënvizonte: “…kazatë shqiptare të Vuçiternit, të Kurshumlisë, të Urkupit (Prokuples) dhe të Leskovcit të mos shkëputen nga perandoria, dhe në rast se Kongresi do të vendosë të shkëputet ndonjë pjesë, gryka e Prepolacit…midis Kurshumlisë dhe Prishtinës dhe ajo e Grdelicë-Xeva që ndodhet midis Leskovcit dhe Vranjës t’i mbeten, në çdo rast Turqisë, meqenëse janë të domosdoshme për mbrojtjen e rretheve të Prishtinës dhe të Vranjës që, në këtë mënyrë, do të formonin nga kjo anë kufirin verior të perandorisë” ( Prof. Arben Puto, po aty, vll.I, f.153). Po ashtu, në memorandumin që disa shqiptarë, atdhetarë të shquar (mes tyre edhe Sami Frashëri dhe Seid Toptani), ia dërgonin Kongresit të Berlinit nga Stambolli më 20 qershor 1878, thuhej: “Ne mjaftohemi të tregojmë këtu kufijtë e saj (e Shqipërisë - E.Y.) që fillojnë nga Tivari, Shkodra me të gjitha malet e banuara nga katolikë, nga Peja, Kurshumlia, Prishtina, Leskovaci, Vranja, Shkupi, Përlepi, Manastiri, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Pindi, Kalarita dhe Narta dhe mbarojnë në gjirin e Ambrakisë. Ky vend, i përfshirë midis pikave të lartpërmendura dhe detit dhe që përbën historikisht, gjeografikisht dhe etnografikisht Shqipërinë, ka qenë prej katër shekujsh pjesë përbërëse e Perandorisë Otomane dhe e ka bashkuar historinë e vet ushtarake me historinë e Turqisë” (po aty, f. 151). Por që dy zotërinjtë e lartpërmendur të binden, po të duan, për kufijtë e vërtetë të Shqiprisë Etnike, le të shfletojnë edhe burime shkencore ruse. Ju rekomandoj të shfletojnë Fjalorin Enciklopedik Rus, të botuar në Sankt-Peterburg në vitin 1896. Ja se çfarë shkruhet në zërin “Albania”: “Albania (në gjuhën shqipe Shqipëria, në gjuhën turke Arnaut) është emertimi i pjesës perëndimore dhe jugperëndimore të zotërimeve të drejtpërdrejta të Perandorisë Otomane në Evropë. Duke përfshirë krahinat e Epirit të lashtë dhe të Ilirisë së lashtë, ajo vazhdon përgjatë brigjeve të Detit Jon dhe të Detit Adriatik, që nga Gjiri i Artës, deri në zonën që shtrihet matanë lumit Buna, nga 39 deri në 42 gradë të gjerësisë veriore. Në veri kufirin e saj e formon krahina që i është aneksuar Malit të Zi (Dulqinja) dhe Sanxhaku i Novipazarit që i ka kaluar Austrisë, në jug kufizohet me Gjirin e Artës dhe me mbretërinë e Greqisë, me të cilën Shqipërinë, që nga viti 1881, kur iu shkëputën ca territore, e ndan lumi i Artës. Në lindje…Shqipërisë i takojnë një pjesë e Thesalisë dhe e Maqedonisë. Sipërfaqja e këtij vendi …arrin në 134 mijë kilometra katrorë” (Russkij Encikllopediçeskij Sllovar. Sankt-Peterburg, 1896, f.359).
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 10:39:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015