TË TJERËT PËR IBRAHIM RUGOVËN Çka thanë Bill Clintoni dhe - TopicsExpress



          

TË TJERËT PËR IBRAHIM RUGOVËN Çka thanë Bill Clintoni dhe Tony Blair për Ibrahim Rugovën: Bill Clinton për Rugovën (Në fjalinë hyrësë të fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës): “Ta kujtojmë Presidentin Rugova i cili ishtë një lider i shkëlqyeshëm. Kur për herë të parë mora një gur nga Rugova dhe merreshim me problemin e Kosovës, ky gur u bë i njohur në shtëpinë e bardhë si ‘guri i Rugovës’. Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjes së Milosheviqit e inspiroj botën”. Tony Blair për Rugovën (Në fjalinë hyrësë të fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës): “Kur Presidenti Rugova ishtë në Doëning Street, ai më dha një kristal që ishte symbol i Kosovës dhe më tha: “Ju lutem, ju kërkoj vetëm këtë: mos lejoni që populli im të vuajë më. Bashkëndjeni me ta ashtu sic do të bashkëndjenit për vuajtjet e popullit tuaj. Dhe na ndihmoni. Unë i thash se Britania do të ndihmojë, dhe ja dhashë ‘besën’ time, dhe e mbajta premtimin. Sot unë kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh mirënjohje për lidershipin, vendosmërinë dhe menqurinë e tij”.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 23:51:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015