T`I RUHEMI MALLKIMIT Unë si qytetar i thjeshtë i Republikës së - TopicsExpress



          

T`I RUHEMI MALLKIMIT Unë si qytetar i thjeshtë i Republikës së Kosovës,ndjehem i turpëruar dhe thellësisht i përbuzur (edhe kolektivisht) nga veprimet e çoroditura,marroçe dhe të nivelit të ultë,kur Qeveria bashkë me vazalët e saj aprovon ligje për hatër të Serbisë e në shkatërrim të Kosovës dhe sa më shumë që kalon koha,bëhen gabimet e qëllimshme edhe më të trasha,Amnistia e cila i stimulon banditët,kriminelët,hajnat spiunët dhe të gjithë ata që duhet ta ndjejnë barrën e fajit brenda grilave,por kështu siqë po tentohet të mbrohen fajtorët e t`i jepet Kosovës thikë mbas shpine për ta vu në shtratin e lëngatës në vazhdimësi të pakufishme,apo edhe për ta groposur për së gjalli,jemi bërë për vajtim e për mallkim,në kulm të frustrimit. Unë nuk e kuptoj se çka është PAVARËSIA,pasiqë te na nuk ka ndodhur.As nuk kuptoj se çka është LIRIA,pasi te na erdh parciale,gjysmake dhe e grimcuar,edhe ashtu jo për të gjithë.Si mund ta quajmë pavarësi,kur nuk kemi të drejtë për asgjë tonën të vendosim vetë,por vendimet me rëndësi merren në Beograd e tumirën e vulosën në Prishtinë,nga Parlameni vazal e pa kompetenca,por me deputet që u mungon kurajo shtetformuse,kurse patriotizmin nuk e njohin fare,prandaj lehtësisht janë nënshtruar e liruar nga morali civil,andaj votojnë në dëm të vetëvetës,por e ruajnë rreptësisht privilegjin për profit illegal e të turpshëm,zatën ky profit illegal i ka mbyllur në guacën e turpit. KOSOVA MALLKIM I GJAKUT Ende janë të ngrohta topilet e gjakut,të trimave çlirimtarë,ende ai gjak është i patharë dhe nuk do të thahet kurrë;edhe pse ikanakët,me meritën e përvetësuar,po shkelin me të dyja mbi këte gjak të shtrenjtë e mallkues,i cili mallkim,një ditë do t`ua derdh helmin në shpirtin e fëlliqur,por aty nuk ka amnisti.Askush nuk ka të drejtë ta falë apo ta shes gjakun e huaj.Gjaku është mallkim i rëndë dhe kurrë nuk shkon humbës-sipas filozofisë popullore.Gjaku I derdhur për liri e ka çmimin e shtrenjtë,por edhe koston e lartë,prandaj ai duhet të nderohet,të ruhet në flamur,në libra dhe të shërbejë për inspirim të brezave që vijnë,që ta çmojnë e mbrojnë lirinë dhe ta ruajnë Atdheun,kombin,shtetin etj. Kosova është mallkim i gjakut dhe pa u bë një kusuritje këtu,ajo nuk mund të ecë përpara,sepse vrastarët janë në pushtet që tashmë me ligjin për Amnisti, i rivranë edhe njëherë ,i lënduan rëndë familjarët e të vrarëve,na lënduan të gjithëve,pa përjashtim,kurse për vete pregaditën terrenin që t`i ikin përgjegjësisë penale, me çka dëshmojnë bindshëm se i kanë duart e përlyera,prandaj me qiri e me pishë kërkojnë shtigje për t`i ikur përgjegjësisë. Rruga e vetme që të nderohen heronjtë,që të nderohen të vrarët edhe në atë gjysmë lirie është largimi komplet i kësaj qeverie e cila po e mbron krimin,sepse është hisedare në të.Për të dalur nga kjo katrahurë,për ta shpëtuar Kosovën dhe popullin e saj,duhet të vetëdijsohet populli,ta nge zërin e protestës kundra këtyre varrmihësve,të votojë njerëzit e devotshëm për qeverisje të vendit,të cilët në rend të pare duhet ta kenë çvidhosjen e ligjit për Amnisti,pastaj me lehtësi kushinetat e gjejnë vendin e vet.Kur vdes ligji,shteti veç është varrosur.Te na të dy po japin shpirtnjëkohësisht,prandaj urgjentisht duhen ligje të reja,shtet i ri me udhëheqje të re e të devotshme,që domosdoshmërisht ta ruaj fytyrën e shqiptarit dhe bashkë me të edhe imazhin e shtetit.Unë shpresoj se kjo patjetër do të ndodhë,sepse kështu siç jemi,na u kanë mbyllur të gjitha shtigjet e jetës.Diktatura po na rri mbi kokë,duke pezulluar fjalën e lire,lirinë e veprimit demokratik,duke na e heçur bukën nga goja për të na zhytur thellë në humnerën e fukarallëkut,në saje të te cilit e ka bërë popullin zap. Pjesës vitale të popullit poi a jep litarin për varrje dhe nëse nuk e honepsin këte,po i rreshton në frontin e humbjes,të shkatërrimit,të vdekjes, duke ua dhënë rrugën e nemur të rrefugjatit,që të përfundojnë jetën si lypsarë dhe të maltretuar nepër metropolet Evropiane,ku i pret katastrofa njerëzore,në vend se ta gëzojnë jetën për së mbari në atdhe,ku pas mbarimit të shkollës,të punësoheshin,të martoheshin e ta gëzonin jetën për së mbari.Mirëpo,shteti i paaftë për qeverisje,i pa ndërgjegjshëm ndaj populates; ua determinoi rrugën e mjerimit,që të vajtohen për së gjalli.Zot,bënë emër dhe ruana prej kriminelëve!
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 11:28:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015