TAP, Kryeministri: Për herë të parë peshku i madh nuk e ha të - TopicsExpress



          

TAP, Kryeministri: Për herë të parë peshku i madh nuk e ha të voglin Nga mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të Territorit Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, e cila u zhvillua nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, mori sot në shqyrtim dhe miratoi, ndër të tjera, Planin Kombëtar Sektorial për gazsjellësin TransAdriatik (projekti TAP). Kryeministri Berisha, i cili u ndal gjerësisht në këtë çështje, në fjalën e mbajtur në nisje të mbledhjes, u shpreh se ky plan përbën edhe dokumentin final të autoriteteve shqiptare për konsorciumin që ndërton këtë gazsjellës në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në pjesën detare te saj. Berisha tha se projekti është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Ky projekt vendos Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm, pasi ky është dhe projekti më i madh që ndërtohet ndofta ndonjëherë në Evropë.” u shpreh kryeministri. Për herë të parë në histori, – tha z.Berisha, – peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliard dollarë investim fillestar dhe ky është vetëm fillestar sepse fusha të tjera të mëdha gazi, nga Tukmenistani dhe zona të tjera do ti bashkohen në të ardhmen. Kjo është rruga më natyrale që lidh Azinë, Evropën, kufijtë ekstremë të saj dhe Azinë Qendrore me kontinentin Evropian. Kryeministri vlerësoi se “Projekti i jep zgjidhje përfundimtare projekteve energjetike të Shqipërisë, sepse burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht si industritë e vendit ashtu dhe përdorimin shtëpiak, familjar për ngrohje dhe gatim dhe me një kosto shumë të ulet sesa shpenzohet sot me energji elektrike.” Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt rajonal i gazit natyror, i cili do të transportojë gaz natyror nga rezerva e fushës Shah Deniz II në Azerbajxhan, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë, detit Adriatik dhe do të dalë në breg në Italinë e Jugut dhe më tej në tregjet europiane. Gjurma e TAP-it do të jetë afërsisht 870 kilometra e gjatë (përafërsisht: Greqi 548 km; Shqipëri 209km; seksioni detar në detin Adriatik 105 km; Itali 4 km). Pika më e lartë e gazsjellësit TAP do të jetë 1800 metra në malet e Shqipërisë, ndërsa pika e tij më e thellë në seksionin detar do të jetë 810 metra nën nivelin e detit. Gazsjellësi është projektuar për të zgjeruar kapacitetin e transportit nga 10 në 20 mmk gaz natyror në vit, në varësi të prodhimit. Projekti TAP është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë sepse ai do të mundësojë lidhjen e Shqipërisë me rrjetin e gazit natyror të të ashtuquajturit Korridor Jugor të Gazit, duke rritur sigurinë kombëtare dhe të përgjithshme të Europës për energji dhe duke kontribuar në diversifikimin e furnizimeve të rajonit me gaz. Projekti TAP është projekti i parë, i cili do të mundësojë kalimin tranzit të gazit natyror përmes territorit shqiptar dhe do të krijojë mundësinë e furnizimit me gaz natyror të tregut shqiptar. Projekti TAP do të jetë një nga investimet e huaja të drejtpërdrejta më të mëdha në Shqipëri dhe si i tillë do të gjenerojë përfitime të konsiderueshme dhe perspektiva për industrinë shqiptare dhe komunitetet lokale. /a.b/noa The post TAP, Kryeministri: Për herë të parë peshku i madh nuk e ha të voglin appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore/2013/07/04/tap-kryeministri-per-here-te-pare-peshku-i-madh-nuk-e-ha-te-voglin/
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 13:53:41 +0000

Trending Topics



e svegliarsi e fare i conti xke ho fai

Recently Viewed Topics




© 2015