TIRANE - Loja mbaroi… do thoshim dikur, por nuk vlen e njëjta - TopicsExpress



          

TIRANE - Loja mbaroi… do thoshim dikur, por nuk vlen e njëjta gjë dhe për ish “baronët” e PD-së të cilët sapo kanë filluar “lojën” e luftës! Debati i ashër ndaj dy “kaposhëve” siç dhe i konsideronin, ndërmjet Fahri Balliut dhe Elvis Fundos këshilltarit të shtypit të Ministrit të Financave, Ridvan Bode, që Berisha e ka detyruar dy ditë më parë të japë dorëheqje për shkak të pjesëmarrjes në fushatë pro Olldashit. Ndërsa gjithçka ka nisur me sfond fushatën elektorale midis Bashës dhe Olldashit për kreun e PD-së, ku Fahri Balliu ka akuzuar Fundon pse mbështet Olldashin, ky i fundit i papërmbajtur i është kundërpërgjigjur nëpërmjet facebook-ut, me një gjuhë edhe më të ashpër duke e akuzuar si: “gjobëvënës të lidhur me drejtoritë arsimore të rretheve për të shitur librat e tij plehra për nxënësit e shkollave”. Madje Fundo nuk ka lënë pa përmendur edhe Gërdecin dhe ryshfetet e Balliut, ku është kapur nga kamera me 500 mijë euro të ofruara disa biznesmenëve rusë. Debati Më poshtë është pjesë nga postimi i Fundos për Balliun dhe një drejtues lokal të PD-së në Korçë, të lidhur me Bashën. “Bajga i qendrës që sot u bë glasë. U bë trim… Gjeti instrumentin. Një ish- spiun sigurimi, që s’ka lidhje me Korçën, por është një fundamentalist dhe gjobëvënës që nuk kursen askënd. Sot glasa doli i lidhur me Gërdecin, doli i lidhur me ca rrugë, me ca video pazaresh, me ca kunata, etj, etj, etj. T’i kthehemi historisë të glasës në qendër, që erdhi në Tiranë e kërkoi të takonte dike, ai i vuri drunë… Kështu thotë ai vetë, në fakt u vërsul se do të bëhet kryetar partie. Por ti humbe njëherë garën ne parti, bashkinë e humbe si qen megjithëse çove në shtëpi ca miliona që nuk figurojnë në asnjë llogari. Dje dikush më tha “ai bajga i qendrës së Korçës, ka dashur të bëhet prift, por nuk e lanë”. Po çne bajga prift?? Po si ore çne, iku në Greqi, atje desh u bë, po nejse më tha. Ti nuk bën as për pastruese në halet që qelb këndezi e jo për prift”. Më poshtë Fundo përshkuan në një postim dhe videon e Fahri Balliut, regjistruar në zyrën e Priftit. Ai shkruan: “Për miqtë dhe këdo që beson se PD duhet të pastrohet nga “Bajga” e qendrës së Korçës”. “Ashtu sikurse shihet qartë nga pamjet, video është regjistruar në 1 mars të vitit 2010. Është e njëjta periudhë kur është filmuar edhe video mes ish- ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, dhe Dritan Priftit, e cila u bë publike në emisionin “Fiks Fare”. Shumë është folur për videon e re, Prifti- Fahri Balliu, por në asnjë rast, kjo video nuk ka dalë në dritë. Në fakt, video është regjistruar në të njëjtën ditë, dhe Fahri Balliu ka qenë në zyrën e ish ministrit, vetëm pak minuta para se në të të hynte Ilir Meta. Kamera ka qenë e ndezur, dhe gjithë biseda e Fahri Balliut me ish ministrin ka arritur të regjistrohet, ndërkohë që botuesi i kërkon ministrit favore për disa industri, duke përfshirë tenderin në skrap apo edhe në miniera. Video është e regjistruar për 7 minuta dhe nuk ka të njëjtën gjatësi bisede sa video që është regjistruar mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Sipas asaj që dëgjohet qartë në këtë video, botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu ka shkuar për dy çështje kryesore për të takuar ministrin. Në pjesën e parë të bisedës me ish ministrin, Fahri Balliu, duke i ofruar ryshfet ministrit, në shuma qindra mijëra eurosh, i kërkon që një kompani ruse të hyjë në tender skrapi, në një prej rafinerive kryesore në vend. Biseda bëhet miqësore, në pjesën më të madhe të kohës, është duke folur me këmbë me duar, për të sqaruar përfitimet që do të kenë palët nga gjithë ky proces madje edhe nga tenderi duhet të zhvillohej në procedura të tilla që rusët të dilnin fitues. Ish ministri Dritan Prifti duke mbajtur në dorë telefonin, është duke folur me botuesin Fahri Balliu dhe i thotë këtij të fundit se kjo është një punë që bëhet me tender. Dhe sipas ish- ministrit, nëse firma ruse do të marrë pjesë në këtë procedurë, atëherë do të duhet të hyjë në tender si të gjitha kompanitë e tjera për çështjen e rafinerisë . Por nuk ndalet me këtë kërkesë Fahri Balliu përballë ish- ministrit të Energjetikës Dritan Prifti. Në kërkesën e tij të dytë ndërhyn për minierën e bakrit në Rehovë që është në qarkun e Korçës. Ai kërkon që kjo minierë t’i jepet një firme turke që e ka kërkuar dhe për këtë, Fahri Balliut i ka ndërhyrë baxhanaku i tij që është ambasador në Turqi. Biseda prej 7 minutash është “sjellë” vërdallë vetëm tek këto dy tema. Sikurse është e qartë nga ajo që duket nga fotot që po publikohen sot në Shqiptarja dhe videot që disponon gazeta video është regjistruar në të njëjtën zyrë, ku është regjistruar edhe video Meta– Prifti, por edhe Fahri Balliu është vendosur në të njëjtin pozicion, ku në videon e marsit 2010 ishte ulur edhe ish- zv/kryeministri Ilir Meta”
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 09:39:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015