TIRANE – Kolegji Zgjedhor vendosi të shqyrtojë - TopicsExpress



          

TIRANE – Kolegji Zgjedhor vendosi të shqyrtojë kërkesë/padinë e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të deputetëve, në kushtet kur KQZ-ja nuk mund të bëjë certifikimin e zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 5 anëtarësh. Kolegji po shqyrton rast pas rasti 12 kërkesë/paditë e PS-së për ndarjen e mandateve të deputetëve në 12 qarqet e vendit. Kolegji e nisi shqyrtimin me qarkun e Gjirokastrës dhe duke iu referuar tabelës së rezultateve dhe listave shumë emërore të vëna në dispozicion nga KQZ-ja, vendosi ndarjen e mandateve 3 me 1 në favor të Aleancës për Shqipërinë Europiane, kundrejt Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. QARKU GJIROKASTER PS – 3 deputetë – Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli LSI – 1 deputet – Vangjel Tavo PD – 1 deputet – Genc Ruli Më pas e njëjta procedurë u ndoq nga Kolegji Zgjedhor edhe me shpërndarjen e mandateve në qarkun e Durrësit, Fierit, Korçës, Elbasanit, Vlorës, Beratit, Dibrës, Lezhës dhe Kukësit. QARKU DURRËS PS – 6 deputetë – Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi LSI – 1 deputet – Lefter Koka PD – 5 deputetë – Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi PR – 1 deputet – Agron Duka QARKU FIER PS - 9 deputetë – Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi LSI – 2 deputetë – Petrit Vasili, Robert Bitri PD – 4 deputetë – Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi PDIU – 1 deputet – Omer Mamo QARKU KORÇE PS – 6 deputetë – Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti LSI – 1 deputet - Piro Kapurani PD – 5 deputetë – Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa QARKU ELBASAN PS – 6 deputetë (pranë deputetit 7) – Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini LSI – 2 deputetë – Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri PD – 4 deputetë – Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi PR – 1 deputet – Luan Duzha PDIU – 1 deputet – Aqif Rakipi QARKU VLORE PS – 6 deputetë – Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto LSI – 1 deputet – Shkëlqim Selami PBDNJ – 1 deputet – Vangjel Dule PD – 3 deputetë – Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi PDIU- 1 deputet – Dashamir Tahiri QARKU KUKES PS - 1 deputet – Vexhi Muçmataj PD: 3 deputetë – Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli QARKU BERAT PS – 4 deputetë – Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduart Bejko LSI – 2 deputetë – Nasip Naço, Gledion Rahovica PD – 2 deputetë – Genc Pollo, Astrit Veliaj QARKU DIBER PS – 2 deputetë – Shkëlqim Cani, Ulsi Manja LSI – 1 deputet – Përparim Spahiu PD – 3 deputetë – Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Roland Keta QARKU LEZHË PS – 2 deputetë – Mimi Kodheli, Armando Prenga LSI – 1 deputet – Monika Kryemadhi PD – 4 deputetë – Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda, Vasil Bicaj Tashme Kolegji po vijon shqyrtimin e kërkesë padive për qarqet e mbetura. Ndaj vendimmarrjejes së Kolegjit ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, i cili ka denoncuar atë që e ka quajtur “presion ilegal” të PS ndaj Kolegjit Zgjedhor. Sipas Kasos, Kolegji ka marrë dy vendime anti-kushtetuese dhe ka shkelur autoritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nën presionin e PS-së. Ndërkohë, sipas përfaqësuesit të PS-së Koli Bele, pretendimet e PD-së tingëllojnë si presion politik dhe jo si argumente ligjore. “Kolegji Zgjedhor në një procedurë ligjore mëse normale është në gjykim e sipër të ndarjes së mandateve për 12 qarqe. Është në përputhje me ligjin. Me në fund procesi po gjen përfundimin e tij në një vendimmarrje kolegjiale. Pretendimet e PD-së që në fakt tingëllojnë si presion politik se sa argumente ligjore, duken si kërkesat e një subjekti që kërkon minuta shtesë për një garë që ka mbaruar.”- deklaroi Bele.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 17:39:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015