Tahiri: në Mat I, është urgjente që infrastruktura - TopicsExpress



          

Tahiri: në Mat I, është urgjente që infrastruktura përcjellëse, siguria e qytetarëve dhe objektet në të cilat do të bëjnë jetën, duke u nisë nga ato më bazike deri tek çerdhet, shkollat dhe ambulancat, të jenë funksionale. Në kuadër të përgatitjes së programit lagje për lagje, Besnik Tahiri Kryetar i Aleancës për Prishtinën së bashku më kryetarin e nëndegës së "Lagjes së Spitalit", z. Veli Leci dhe ekipin e Aleancës për Prishtinën bashkëbiseduam me banorët në rrugën “Muharrem Fejza”. Gjatë vizitës nga banorët ata u njohën për së afërmi me problemet dhe vështirësitë e shumta me të cilat banorët po ballafaqohen. Shihet qartë se në këtë lagje është duke ndodhur një ndërtim i hovshëm dhe jo gjithherë në standarde të ndërtimit profesional, përkundër faktit që në këtë lagje ka ndërtime shumë moderne. Sipas vlerësimeve tona, rruga “Muharrem Fejza” duhet të shkarkohet nga trafiku i rënduar në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarit. Komuna duhet të dërgoj infrastrukturën përcjellëse deri tek ndërtimet e larta, ngase për banorët e kësaj lagje çdo ditë e më shumë po rëndohet mundësia për një jetë normale. Ne do mundësojmë që në Mat I të funksionojmë qarkullimi normal të banorëve dhe mbi të gjitha që edhe banorët e kësaj lagje të ndihen pjesë e një qyteti modern duke vendosur praktika ku shqyrtimi i çdo plan ndërtimi do të burojë nga kërkesat dhe nevojat e lagjeve duke u harmonizuar me planifikimin dhe nevojat banorëve dhe bizneseve. Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësinë të japin mendimet e tyre dhe të zgjedhin vetë të ardhmen e lagjes ku ata jetojnë. Mbrojtja e qytetarëve dhe garantimi i jetës normale dhe shërbimeve qe i ofrohen atyre, është një aspekt themelor ne këtë drejtim. Për këtë, Aleanca për Prishtinën vlerëson se është e domosdoshme të zbatohen politika të reja për mbrojtjen e qytetarëve. Duke përfshirë rreziqet që ballafaqohen banorët e kësaj lagje që ndërlidhen me sigurinë publike, rrezikun nga rrjeti elektrik dhe rreziqe e probleme tjera të përditshme për këta banorë.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 13:55:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015