Taktika e sjelljes dhe e zhvillimit të bisedës informative me - TopicsExpress



          

Taktika e sjelljes dhe e zhvillimit të bisedës informative me fëmijë dhe të mitur Procedura dhe biseda me fëmijë dhe të mitur është analizuar dhe definuar mjaft në literaturë dhe është aplikuar në praktikë . Në kontekstin e shqyrtimeve të cekura, do të jetë e dobishme të shfrytëzohen edhe disa rregulla psikologjike – taktike, siç janë: a) Biseda me fëmijë dhe me të mitur duhet të përgatitet mirë, të fiksohet në mënyrë të saktë vendi dhe koha, dhe në parim, të zhvillohet vetëm një herë. Biseda duhet të zhvillohet hollësisht dhe në mënyrë të plotë. b) Në përgatitjen e bisedës, është e nevojshme të kontaktohet me prindërit, sepse ndihma e tyre është e domosdoshme që të vendoset një raport dhe bashkëpunim i mirë me fëmijë. Ndonjëherë është e dobishme të kontaktohet edhe me autoritetet shkollore, drejtorin, psikologun dhe kujdestarin e klasës. Prania e prindërve dhe e personave të tjerë, ndërkaq, nuk është asesi e dëshirueshme gjatë zhvillimit të drejtpërdrejtë të bisedës informative. Ndikimi sugjestiv i prindërve dhe qëndrimi i tyre i anshëm mund të ndikojë në sigurinë më të madhe të fëmijëve, kështu që ai mund të imagjinojë dhe të shtrembërojë faktet. c) Biseda duhet të zhvillohet sa më parë, sidomos nëse është fjala për fëmijën më të ri dhe për të miturin. Parimi kriminalistik i operativitetit dhe të shpejtësisë në rast të fëmijëve dhe të të miturve është mjaft i rëndësishëm, sepse kujtesa e tyre dobësohet shpejt ose bllokohen nëse janë të ngjyrosura me afekte, dhe për shkak të veprimit sugjestiv të të rriturve, të farefisit dhe të moshatarëve. d) Para vetë bisedës, duhet të zhvillohet biseda hyrëse me qëndrim të sinqertë me qëllim të krijimit të besimit që e lehtëson kontaktin. e) Të mos lejohet që fëmija ose i mituri të ndjejë se ai është personaliteti kryesor në ngjarje dhe në veprim, sepse pastaj është vështirë të frenohen dhe të kontrollohen thëniet dhe sjelljet e tij. f) Deklaratat kategorike dhe pohimet që nuk i përgjigjen gjendjes faktike nuk duhet të kundërshtohen menjëherë me sulmin ndaj personalitetit të tij, sepse kjo mund të shtojë kryeneçësinë dhe kokëfortësinë e tij. Thëniet e tilla duhet të kundërshtohen gradualisht me anë të rezonimit të argumentuar dhe logjik. g) Të përdoren fjalët dhe gjuha me të cilën flet fëmija dhe e cila për te është e qartë dhe e kuptueshme. h) Gjatë bisedës, fëmija dhe i mituri duhet të nxiten, të lavdërohet gatishmëria dhe përpjekja e tij që të ndihmojë, të lavdërohen dhe të theksohen veçoritë, inteligjencia, sinqeriteti dhe trimëria e tij, etj.
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 12:35:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015