Tash po pres që nacional-stalinistët e Kosovës, ata që siglën - TopicsExpress



          

Tash po pres që nacional-stalinistët e Kosovës, ata që siglën e UÇK-së e shfrytëzojnë vetëm si vulë (pečat) për t’i arsyetuar krimet dhe vjedhjet, do të dalin në protesta masive para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë kundër historianit gjerman Holm Sundhaussen për shkak të shënimit të mëposhtëm: “..politikanët e Kosovës e kuptojnë artin e qeverisjes si vazhdim të ‘ilegalitetit’ me mjete të tjera. Nacionalizmi, korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, keqmenaxhimi dhe disbalanca sociale kanë përfshirë vendin tërësisht. Në shkallën e korrupsionit Kosova renditet mes të gjitha shteteve të Europës Juglindore në vendin e fundit dhe atë në distancë të madhe me këto vende. (...) Pa trajtimin e krimeve të UÇK-së nga e kaluara e afërt edhe shteti juridik qëndron në këmbë të qelqta. Në këtë pikë kërkohet angazhim jo vetëm nga EULEX-i dhe Tribunali i Hagës, por edhe nga kosovarët. Nëse ata nuk ia dalin të çlirohen nga prangat e kriminalitetit, Kosova do të bëhet ose do të mbetet ‘shtet i dështuar’ (...) Ashtu si lëvizjet e hershme kombëtare çlirimtare në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të edhe te UÇK-ja kufijtë mes luftëtarëve të lirisë dhe plaçkitësve, mes rezistencës dhe krimit të organizuar ishin fluid”. (Nga libri: “Jugosllavia dhe shtetet e saj pasardhëse – 1943-2011 – Një histori e pazakonshme e të zakonshmes”, botuar nga shtëpia botuese “Böhlau”) E.R.
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 19:00:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015