Tashmë jemi ne që po u dërgojmë para emigrantëve Ndërsa - TopicsExpress



          

Tashmë jemi ne që po u dërgojmë para emigrantëve Ndërsa remitancat që emigrantët sjellin nga vendet ku jetojnë e punojnë drejt të afërmve në Shqipëri shënuan nivelin më të ulët të dekadës në gjashtë muajt e parë të 2013, për të dytin vit radhazi po vihet re tashmë një prirje e re: janë familjet shqiptare ato që po ndihmojnë të afërmit e tyre jashtë vendit. Të dhënat bëhen të ditura nga bilanci i llogarive korente për tremujorin e dytë të vitit 2013, publikuar nga BSH. Për 6 muajt e parë të vitit, ky zë kishte një vlerë prej 4 milionë eurosh. Kryesisht janë prindërit ata që u dërgojnë para fëmijëve në shkollë, por ka dhe raste kur familjet në Shqipëri ndihmojnë të afërmit në Greqi e Itali, që mund të kenë mbetur të papunë. Nga ana tjetër janë edhe të huajt që punojnë në Shqipëri, që mund t’u dërgojnë para familjeve në vendin e tyre të origjinës. Në kahun tjetër, paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri po vihet re një tendencë e fortë tkurrëse. Statistikat tregojnë se prurjet e emigrantëve për tremujorin e dytë ishin 105 milionë euro, niveli më i ulët historik, që nga viti 2004.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 13:07:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015