Tautologji nga labirinthet 1 Përderisa uni është shpirtë i - TopicsExpress



          

Tautologji nga labirinthet 1 Përderisa uni është shpirtë i vetëdijshëm, ai përbëhet prej vëzhgimeve të qarta;kujtesës, të menduarit dhe ndjenjave.Uni gjendet në qendër të vetëdijës. Energjia me të cilën funksionon uniteti personal është një energji shpitrërore e përkufizuar dhe e instaluar në formën më të përsosur si qark substancial dhe si frymim e gjallëri ,materie dhe lëvizje në një sistem magjik ekzistencial . Një koncept hipotetik i quajtur libido është energji e cila shfaqet në gjithçka. Ajo nuk është substancë por ka në parim ekuivalencën me psikodinamikën dhe e ilustruar nga ligjet e fizikës është një lëvizje energjie nga një formë në një tjetër.Duke e vrojtuar nga këndi ndërlidhës i unit kjo na drejton kah këndveshtrimi i jungian se njeriu jeton nga synimet dhe motivet. Në këtë kontekst edhe instiktet dhe funksionet tjera eruptive nga fiziologjia impulsante të ndërdijes dhe të vetëdijes vijnë si forca lëvizëse dhe që janë i vetmi funksion i organizmit të gjallë që i kalon kufijtë e individualitetit.Padyshim, determinimi i tillë si pasojë e shpërthimit instiktiv dhe i sekreteve të mbyllura në unin dhe dyluftimi që bëjnë ato me pjesën retarduese të libidos epshrore,reflektojnë sjelljen në përditshmërinë.Interferencat e tilla nuk sjellin në subkoshiencën ose edhe tekefundit në koshiencën vetëm dobi, por kënaqësia më e madhe sigurohet duke u përballur me rreziqe tepër të mëdha.Në honet e të pavetëdishmes personale që është një konglomerat përjetimesh të cilat janë ndrydhur, janë zmbrapsur , janë harruar dhe janë injoruar një kohë të gjatë nga prijetarja duke jetuar në geton shpirtërore kanë impulsuar shtërzime tjera dhe kështu në unin harrestar kanë krijuar lobin e komplekseve.Komplekset janë grupëzim i ndjenjave , të menduarit, përceptimit dhe kujtesës të lëna pasdore nga uni i vetëdijshëm dhe kështu që në strukturën e të sjellurit në përditshmëri krijojnë akretipe që mund të kulmojnë në emocione të imazheve irracionale dhe të ashpërsojnë unitetin shpirtëror të libidos ekzaltuese dhe unit në tërë gamën e drejtëpeshimit vetëdijësor.Në semantikën e të rikuptuarit esencial te kompleksivitetit ndjesor pjesa e vetëdijshme dhe ajo e pavetëdijshme janë në një relacion të qartësuar sipas mendimit tim.Vetëdija ose pjesa e bashkësisë që funksionon dhe reflekton me elementet shqisore prej nje ekstremi emocional deri te tjetri , ajo dije univerzale njerëzore që frymon e jeton me atë që është në gjendje të përceptoj gjithëçka megjithatë është e kufizuar.Këtë nuk e individualizova por e mora univerzalen njerëzore.Pjesa tjetër që është e gjithë ajo që mendja njerëzore nuk e ka gjetur ende, sado që njohuritë përparojnë dhe ne nuk jemi në dijeni që mund ta kemi si përvojë univerzale dhe që nuk e dijmë pse ëshë mister dhe misteri përkufizohet me të pakufishmen në vete.Pra, e kufishmja dhe e pakufishmja janë dy koncepte por në fakt unë do të determinoja se e kufishmja është vetëm një rast special i të pakufishmesh dhe asgjë më shumë.Në mënyrë ilustrartive do të them sikurse që në matematikë barazimet janë rast special i mosbarazimeve.Prandaj, vetë universi , pakufishmëria dhe misteri në psikon e njeriut dhe në drejtëpeshimin shpirtëror kumbon ankthëm.....Qëndrimi nga jashtë dhe nga brenda i të funksionuarit psikik e orientojnë qenien njerëzore në subjektiven dhe në objektiven.Ky funksionalitet ka përmbajtsorën dyshe, të menduarit, ndjenjat dhe ndieshmëria e intuita.Pëmes të të menduarit ne kuptojmë botën dhe veten, përmes ndjenjave perjetojmë kënaqësinë, dhembjen,hidhërimin,frikën ,pikëllimin, gëzimin dhe dashurinë.Ndieshëria eshte funksion i të vrojtuarit të realitetit.Intuita është të përceptuarit nëpërmjet proceve të pavetëdijshme.Pra, të menduarit dhe ndjenjat janë funksione racionale kurse ndieshmëria dhe intuita janë e funksioneve irracionale..............
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 21:17:06 +0000

Trending Topics



/b>
This THANKSGIVING will be the first time not having my baby-girls
•All DVDs £2 each! •Except peter Kay and Kevin bridges £4
>>> NO HYPE, NO FLUFF!... Quick 20 Minute Video Will Ram-Rod Your

Recently Viewed Topics




© 2015