Te nderuar, "Europa Nostra", organizata drejtuese per dhenien e - TopicsExpress



          

Te nderuar, "Europa Nostra", organizata drejtuese per dhenien e Cmimit te Bashkimin Evropian per Trashegimine Kulturore, i cili operon qe nga 2002 si pjese e zbatimit te Programi Kulturor te Komisionit Europian lancon thirjen per cmimin e Trashegimise Kulturore per vitin 2014.Afati i fundit per te aplikuar eshte 9 Shtator 2013. Cdo vit 30 cmime jepen per arrtije te shquara ne fushen e trashegimise ne keto kategori: 1. Konservim/mbrojte 2. Kerkim studimor 3. Shërbim i dedikuar nga individë ose organizata 4. Edukim, trajnim dhe ndërgjegjësim ÇMIMI I BASHKIMIT EUROPIAN PËR TRASHËGIMINË KULTURORE/ EUROPA NOSTRA AWARDS 2014 THIRRJE PËR KANDIDATURA Çmimi i Bashkimit Evropian për Trashëgiminë Kulturore nisi nga Komisioni Evropian në vitin 2002, si pjesë e zbatimit të Programit Kulturor. Mbi bazën e një eksperience shumëvjeçare në vlerësimin publik të përsosmërisë, ekselencës individuale apo kolektive, në fushën e Trashëgimisë Kulturore, Europa Nostra, Zëri i Trashëgimisë Kulturore në Evropë, u zgjodh si organizata drejtuese për dhënien e këtyre çmimeve. Çmimi i Bashkimi Evropian për Trashëgiminë Kulturore / Europa Nostra Awards, jepet çdo vit për të identifikuar dhe promovuar praktikat më të mira në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme, për të nxitur shkëmbime ndër-kufitare të eksperiencave dhe njohurive në të gjithë Evropën, për të rritur si ndërgjegjësimin e publikut ashtu edhe vlerësimin e tij për trashëgimisë kulturore Europiane, dhe për të inkurajuar inisiativa shembullore. Çmimet, për arritje të shquara në fushën e trashëgimisë, jepen për këto kategori: 1. Konservim/mbrojte 2. Kerkim studimor 3. Shërbim i dedikuar nga individë ose organizata 4. Edukim, trajnim dhe ndërgjegjësim Kriteret e përdorura për vlerësimin e aplikimeve përfshijnë përsosmëri në punën e përfunduar së bashku me kryerjen e kërkimeve studimore paraprake, si dhe respektim të vlerave, të autenticitetit dhe të integritetit artistik, kulturor dhe shoqëror. Vëmendje e veçantë i kushtohet qëndrushmërisë, prezantimit dhe interpretimit, punës edukative, financimit dhe menaxhimit të punës ashtu si dhe përgjegjësimit social. Aplikimet mund të jenë të shkallës së vogël ose të madhe, lokale ose ndërkombëtare, dhe duhet të shfaqin një standard pune, që konsiderohet i vlerësueshëm në kontekstin europian. Çmimi i Bashkimit Europian për Trashëgiminë Kulturore / Europa Nostra Awards, përfshin 2 nivele çmimesh: Çmimin e Madh, i cili përfshin një shpërblim monetar prej 10 000 €, dhe mund të fitohet nga maksimumi 6 projekte të aplikuara, dhe Çmimi pa shpërblim monetary, që mund të fitohet nga maksimumi njëzet e pesë projekte të aplikuar: Afati i fundit i Aplikimit: 9 Shtator 2013 Per informacione te metejshme: EUROPA NOSTRA Elena Bianchi Heritage Awards Coordinator Lange Voorhout 35 NL-2514 EC The Hague, The Netherlands Tel: + 31 70 302 40 58 E-mail: [email protected] Shkarkoni formularin e aplikimit tek: europanostra.org KUSHTET Zgjidhni kategorinë më të përshtatshme dhe paraqisni vetëm një hyrje për projekt apo fushë pune. Fushat • Trashëgimi arkitektonike: një ose grup ndërtesash në mjedise urbane apo rurale. • Shtime apo ndryshime ndërtesash, ose projekte të reja ndërtimi brënda zonave historike. • Vende ose struktura industriale dhe inxhinierike. • Pejsazhe kulturore: Mjedise urbane, qytete apo sheshe, peisazhe qyteti apo peisazhe rrugësh. • Parqe dhe kopshte historike, zonat më të mëdha të peisazhit të projektuar, ose me rëndësisë kulturore, mjedisore dhe / ose bujqësore. • Vende arkeologjike, duke përfshirë edhe arkeologjinë nënujore. • Vepra arti ose koleksione: koleksione me rëndësi artistike dhe historike ose vepra të vjetra arti. Kategoritë Kategoria 1: KONSERVIM Arritje të shquara në ruajtjen, përmirësimin, dhe në përdorime të reja të trashëgimisë kulturore, në një nga fushat e mëposhtme. o Projektet duhet të kenë të përfshirë restaurimin ose konservimin e një vendi apo strukture, përshtatjen e tij për përdorime të reja, shtesa ose ndryshime, ose projektime të reja në fushën e konservimit. o Ndërtesa / vende / punime artistike, që duhet të jenë të hapura për publikun. Ndërtesat apo vendet duhet të përdoren rregullisht nga një numër i madh njerëzish, psh shkollat apo ambientet e zyrave, janë të konsideruara të hapura ndaj publikut. Ndërtesat private apo vendet, që janë rregullisht të hapura për vizitorët, janë gjithashtu të konsideruara të hapura për publikun. o Projektet mund të përfshijnë një ekran interpretimi me qëllime kulturore ose arësimore. o Faza të kompletuara të një projekti të madh janë të pranueshme në këtë fushë. Konkurentët duhet të deklarojnë, në pjesën e përshkrimit të formularit, se si roli i kësaj faze lidhet me projektin në terësi, dhe të ndikojnë datën në të cilën pritet përfundimi i gjithë projektit. o Projekti duhet të ketë përfunduar në periudhën brenda tre viteve të fundit: Gusht 2010 - Gusht 2013 Kategoria 2: KËRKIM STUDIMOR Arritje të shquara në fushën e kërkimeve dhe studimeve, të cilat rezultojnë në efekte të prekshme në fushën e konservimit/ruajtjes dhe rritjes së nivelit të trashëgimisë kulturore të Evropës, në një nga fushat e poshtëpërmendura. o Studime, rezultate kërkimesh apo/ose publikime shkencore mund të paraqiten. Nëse studimi është kryer paraprakisht për një ndërhyrje, që tashmë është kompletuar, kërkesa mund të paraqitet vetëm në kategorinë 1. o Studimet, rezultatet paraprake dhe / ose publikimet shkencore duhet të kenë përfunduar brenda viteve: Gusht 2010 - Gusht 2013 Kategoria 3: SHËRBIM I DEDIKUAR NGA INDIVIDË OSE ORGANIZATA Kjo kategori është e hapur për individë ose organizata, kontributet e të cilëve, gjatë një periudhe të gjatë kohore, demonstrojnë përsosmëri në mbrojtjen, konservimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore (në lidhje me ndonjë nga fushat e lartpërmendura) në Europë dhe tejkalojnë arritjet standarte në kontekstin e dhënë. Kontributi duhet të jetë i një standardi të tillë, që të konsiderohet jo vetëmi shquar në kontekstin europian, por edhe të ketë një ndikim europian. o Aplikimet duhet të kryen vetëm nga një palë e tretë. o Aplikimet duhet të përfshijnë 3 letra rekomandimi. Kategoria 4: EDUKIM, TRAJNIM DHE NDËRGJEGJËSIM Inisiativa të shquara në lidhje me arsimimin, trajnimin dhe ndërgjegjësimin në fushën e trashëgimisë kulturore të prekshme (në një nga fushat e lartpërmendura), për të promovuar dhe / ose për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të ndërtuar. Projektet duhet të jenë: • Aktive dhe në një faze të avancuar, që të kenë arritur rezultate të prekshme. • Shembullorë, të qëndrueshme dhe të zbatueshëm në vende të tjera të Europës. • Inovative dhe krijuese. • Interaktive dhe me pjesëmarrje të lartë. • Të programuara përtej kornizës së zakonshme akademike. Projektet gjithashtu duhet të kenë bazë shkencore, të arrijnë një audiencë të madhe dhe të nxisin përfshirjen shoqërore, dialogun ndërkulturor dhe ndër-gjenerata, si dhe qytetarinë active. Projektet duhet të jenë të lidhura me arsimimin, trajnimin, ose kombinimin e tyre. Ato mund të jenë edhe vetëm projekte ndërgjegjësimi (p.sh. projekte mediatike inovative dhe interactive, fushata, etj). Projektet e trajnimit gjithashtu duhet të bazohen në një metodë të shëndoshë pedagogjike, dhe duhet të sigurojnë njohuri të historikut të ndërtimit, të aftësive teknike, të bashkëpunimit interdisiplinar, të zotërimit të proçeseve të restaurimit dhe të pajtimit të teknologjisë historike me atë moderne. Ato duhet të nxisin siguri vetjake dhe vetëbesim/konfidencë. Projektet arsimore/edukuese duhet të kenë gjithashtu një metodë të shëndoshë arsimore për të njohur publikun me trashëgiminë e prekshme, duke nxitur pranimin, mbështetjen dhe sensibilizimin e atyre që nuk janë ekspertë për mjedisin e ndërtuar. Projektet duhet të arrijnë ndryshimin e mentalitetit të lidhur me trashëgiminë kulturore të prekshme. Të gjitha projektet duhet të kenë mbështetje lokale dhe të ndërtojnë një ndjenjë identiteti dhe hapësire lidhur me pronën. Kush mund të bëj kërkesë • Aplikimet mund të paraqiten nga të gjitha vendet europiane. Megjithatë, vetëm vendet që marrin pjesë në Programin Kulturor të Komisionit Europian janë të ligjshëm për çmimin monetary. • Aplikimet mund të dorëzohen nga çdokush që është i/e lidhur ngushtë me projektin, por në çdo rast duhet të kenë autorizimin e pronarit të ndërtesës apo vendit, autorit të studimit, ose të personit të emëruar për kontribute. • Projektet mund të ridorëzohen vetëm një herë në po të njëjtën kategori dhe në ridorëzim duhet të jenë me një dokumentacion më të zgjeruar. Formulari • Të interesuarit duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë formularin dhe të aneksojnë informacionin e kërkuar. Ju lutem ndiqni me kujdes kërkesat e kategorisë së duhur kur bëni përgatitjen e dosjes tuaj. Jo-pajtueshmëria me kërkesat do të rezultojë në diskualifikimin dhe nuk do t’i dorëzohen jurisë. • Të gjitha dosjet duhet të dorëzohen vetëm në anglisht ose frëngjisht. • Letra përgjigje e pranimit të dosjeve do të jepet nga Sekretariati i Europa Nostra. • Dosjet e aplikimeve nuk do të rikthehen, por do të depozitohen në arkivat e Europa Nostra. . Procedura e zghjedhjes o Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e formuar nga ekspertë të pavarur europianë. Anëtarët e jurisë janë të caktuar nga Europa Nostra. Mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Jurisë, Juria do të adoptojë rregullat e veta të proçedurës. Vendimet e Jurisë janë përfundimtare. o Aplikimet në kategoritë 1, 3 dhe 4 do të vlerësohen në vend nga një ekspert lokal, para takimit të jurisë. Vlerësuesit, në këtë rast, do të paraqesin rekomandimet e tyre për jurinë. o Konkurentët do të informohen për vendimin e jurisë më 15 mars 2014. Vendimi i jurisë nuk mund të vihet ne pyetje apo diskutime me korespondenca. o Përfaqësuesit e të gjithë projekteve fituese do të ftohen për të marrë pjesë në ceremoninë e Trashëgimisë Evropiane në maj 2014, ku do të paraqiten çmimet e tyre. Çmimet o Të gjitha çmimet do të marrin një çertifikatë. o Të gjitha çmimet e Kategisë 1 do të marrin nje pllakë prej bronxi. o Të gjitha çmimet e Kategisë 2 - 3 - 4 do të marrin një statujë prej bronxi. o Fituesit a Çmimit të Madh (Grand Prix), do të marrin gjithashtu një çmim monetar prej 10 000 €. Publicitet o Fitesit duhet të respektojnë embargon mediatike mbi çmimin e fituar deri në kohën kur këshillohen nga Sekretariati i Europa Nostra. Kjo bëhet në mënyrë që të maksimizohet shpallja totale e listës së fituesve. o Arritjet e fituesve do të publikohen gjerësisht në të gjithë Europën. o Fituesit duhet të përpiqen vetë për të arritur mbulimin e publikimit të çmimit nga mediat lokale (mbasi embargoja të hiqet), dhe duhet t’i japin Sekretariatit të Europa Nostra një listë me kontaktet e tyre të mediave lokale. o Fituesit duhet të pajisin Europa Nostra me foto apo materiale shtesë për qëllime të Marëdhënieve me Publikun, mbas njoftimit të vendimit të Jurisë, nëse është e nevojshme. Të gjitha materialet fotografike mund të përdoren nga Europa Nostra për arsye publicistike apo edhe përdorime të tjera; kreditet fotografike do të shënohen sipas kërkesës. o Pas Ceremonisë së Trashëgimisë Europiane, fituesit priten që të organizojnë për komunitetin lokal, në konsultim me Sekretariatin e Europa Nostra, një ceremoni lokale me qëllim që të paraqesin çmimin e tyre për të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në projekt, dhe për të promovuar arritjet e tyre në nivel kombëtar. o Pronarët ose përgjegjësit e projekteve fituese të Kategorisë 1 janë të obliguar të vendosin pllakën prej bronzi të çmimit në një vend të dukshëm in-situ. europanostra.org/awards/40/?pagename=projects&id=40/
Posted on: Tue, 04 Jun 2013 12:30:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015